Jo vetëm për pushime, italianët zgjedhin Shqipërinë edhe për studime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria nuk preferohet nga italianët vetëm për pushime, por edhe për studime universitare. 32- vjeçarja Adele Campobasso ka zgjedhur të zhvillojë një pjesë të studimeve doktorale në vendin tonë.

“Jemi në universitetin Bujqësor të Tiranës dhe këtu është edhe një student italiane Adele Campobasso e cila po bën një pjesë të doktoraturës nëpërmjet univeristetit të saj në Itali, në Bari dhe universiteti Bujqësor të Tiranës.”

-Adele përse zgjodhe Shqipërinë dhe universitetin Bujqësor për të bërë një pjesë të studimeve të tua doktorale?

Adele Campobasso: Doja shumë të vija në Shqipëri dhe në universitetit Bujqësor të Tiranës, sepse kisha dëgjuar shumë që të filtej për të. Doja që të kisha përvojën time 6-mujore këtu, të vërtetoja me sytë e mi dhe të prekja me dorë, ato që kisha dëgjuar për Shqipërinë.

Ajo shprehet shumë e kënaqur nga përvoja e saj në universitetin Bujqësor.

Adele Campobasso: Jam shumë e kënaqur nga zgjedhja ime, sepse pas më shumë se tre muaj studim vërtetova se është zgjidha e duhur. Konfirmohet niveli i formimit, por edhe bashkëpunimin shumë i mirë me prof. Fatmir Gurin, nga i cili po përfitojë shumë. Por edhe nga i gjithë stafi këtu, pasi kanë qenë mikëpritës dhe shumë të sjellshëm. Dhe për mua është një përvojë shumë e mirë në nivel jo vetëm profesional, por edhe personal.

-Ju jetoni në konviktet e këtij universiteti, si është ambienti?

Adele Campobasso: Po. Në fillim vendosa të jetoj këtu për shkak edhe të afërsisë me vendin ku do punoja dhe jetoja. Tani e vlerësoj se ishte zgjidhja e duhur, sepse alternative tjetër do ishte një apartament, por unë këtu gjeta ngrohtësinë e familjes që kam në Itali.

Adele thotë se në Shqipëri ka gjetur shumë ngjashmëri me vendin e saj.

Adele Campobasso: Gjeta shumë pika takimi, sidomos në nivelin e mikëpritjes. Sepse sidomos për në në Puglia mikëpritja është e shenjtë ashtu si edhe për shqiptarët. Njerzit janë treguar shumë solidar me mua. I kuptojnë vështirësitë e mija duke nisur që nga gjuha, por edhe aktivitetet ditore që duhet të bëj duke nisur që nga blerja e ushqimve. Për gjërat që s’kuptoja më shkruanin letra të vogla ose më ndihmonin me përkthime në google.

Lexo edhe :  “Në Vlorë, administrata inekzistente”/ Meçe: Ligjin e bëjnë të fortët

-Tani që keni jetuar 3-4 muaj këtu, a keni arritur të mësoni ndonjë fjalë në shqip?

Adele Campobasso: Po, kam mësuar disa fjalë. Unë ju them fjalë mbijetese. Mirëmëngjes përshmbull, ose edhe fjalët e disa ushqimeve si kastravec, domate, ujë.

-Keni pas kohë të shikoni ndonjë qytet tjetër apo keni qëndruar vetëm në Tiranë?

Adele Campobasso: Tirana është qyteti që kam parë më shumë, dhe e kam vizituar shpesh, sepse në fundjavë jam e lirë dhe mund ta shikoja plotësisht. Dhe qyeteti tjetër është Durrësi, që e njoh disi më mirë dhe ngjason me Barin edhe në arkitekturë. Për fat të keq kaq janë njohuritë që kam për Shqipërinë se nuk kam mundur të vizitojë më shumë. E them me keqardhje këtë, që nuk kam arritur ta shoh jugun apo veriun, pasi ju keni një natyrë shumë të bukur dhe jetoni në kontakt me të. Admiroj këtu tek ju edhe jetën e avashtë, sepse në Itali kjo nuk perceptohet, edhe pse jemi në jug.

-Kur do t’i përfundoni studimet këtu, dhe sa kohë do qëndroni në Shqipëri.?

Adele Campobasso: Do rri deri në fund të tetorit. Sepse bursa ime e studimeve mbulon 6 muaj studime. Doktoratura ime ka të bëj me inovacioni në fushën argoushqimit dhe Shqipëria dëshmon se me projektet e financuara ka bërë shumë zhvillime në këtë fushë. Duke parë zhvillimt besoj se jo vetëm turistët italianë, por edhe studentët italianë në Shqipëri do shtohen.

Bursa mujore e studentes italiane është rreth 1 mijë euro muaj dhe ajo tregon se po jeton shumë mirë në Shqipëri./   S.M

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV