“Dosja e 21 Janarit”/ Pas përfundimit të dëshmisë, flet Mark Nika: Ja për çfarë u thirra

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mark Nika, xhaxhai i Aleks Nikës, ka dhënë një deklaratë për mediat pas përfundimit të dëshmisë në SPAK.
Ai tha se këtë të hënë u trajtua ana teorike, ndërsa ritheksoi se për këtë çështje duhet të hetohet zinxhiri komandues.
“Isha thirrur për kasetën, kasetën e ka Artan Hoxha dhe është i gatshëm për ta dorëzuar. Ishte një krim shtetëror”, tha Mark Nika.

Gjithashtu ai e ka vlerësuar “21 janarin”, si një krim shtetëror nga komanda e gardës ndërsa shtoi se ka dëshmuar fakte të reja.
“Hetimi do të shkojë edhe tek pjesa se kush i ka fshirë provat. Hetimi buron nga Strasburgu, po të mos ishte Strasburgu çështja nuk do të kërkohej kurrë. Nëse nuk dënohet zinxhiri komandues dosja nuk mund të jetë e zbardhur, përgjegjësia duhet kërkuar tek kryeministri i kohës. Kanë bërë fshehje provash, kanë deformuar plumbin. E thashë edhe në SPAK, kush ka qëlluar në njerëz duhet të përgjigjet për vrasje në bashkëpunim”, ka thënë mes të tjerash ai./kb

Të fundit

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

“PS po organizohet për zgjedhje në Tiranë”/ Ja kur dalin emrat e ministrave të rinj

Gazetarja  Fjorela Beleshi ishte e ftuar në  një emision televiziv ku foli në lidhje me vizitat e fundit të kryeministrit Rama në bashkitë e...

Punimet në autostradë/ ARRSH bën gati tenderin për aksin Vorë-Ura e Dajlanit

Autostrada Tiranë – Durrës do t’i nënshtrohet rikonstruksionit. Autoritetit Rrugor Shqiptar ka bërë gati tenderin me fond limit 77.1 mln lekë për ndërhyrje emergjence...

Çfarë do të ndodhte nëse dikush sulmon me armë bërthamore SHBA?

Sa do të zgjaste një luftë bërthamore? Vetëm 45 minuta, por do të ishte një apokalips me miliona vdekje Çfarë vjen më poshtë është një...

Lajme të tjera

Web TV