SPAK ‘rihap’ 21 janarin, Elisabeta Imeraj: Basha të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-prokurorja e Tiranës Elizabeta Imeraj, ka folur lidhjur me rihapjen e dosjes së ’21 janarit’, teksa pasi dje dëshmoi xhaxhai dhe gruaja e Aleks Nikës. Sot u thirr edhe Nfrea Predi, ish-komandat i Gardës.

Kreu i demokratëve Euroatlantik Lulzim Basha, ka deklaruar se ai është i gatshëm për tu marr në pyetje lidhur me ngjarjen e 21 janarit, për të cilin ish-prokurorja e tha se shpreson që ai të bëhet bashkëpuntor i drejtësisë.

“Çështjet që e kanë të penduar janë çështjet më të vështira, sepse fjalët e thëna nga këta persona duhet të përputhen me prova të tjera. Ne shpresojmë që dikush të bëhet bashkëpunëtorë i drejtësisë qoftë edhe zoti Basha duke qenë se qenka treguar i gatshëm për tu marr në pyetje”, tha ajo për “Report TV”.

Imeraj tha se SPAK mund të thërras edhe kreun e PD Sali Berisha edhe pse ky i fundit është në arrest me burg, pasi nuk ndalohet diçka e tillë.

“Tashmë ka një grup që do vendos se kush do të merret në pyetje. Ka një kuadër ligjor që tregon për mënyrën se si duhet që të bëhen protestat dhe se si duhet që të reagohet karshi një turme që proteston. Është një kuadër i tërë që do të studiohet, çfarë plani masash është marr dhe kush kanë qenë personat që kanë marr atë plan masash dhe nëse ka pasur një urdhër nga kush është dhënë ky urdhër. Ajo që është në dorën e prokurorisë është si është hartuar dhe si është zbatuar dhe nëse ka pasur element që lidhet me ndonjë urdhër ose jo. Prokuroria edhe për persona që janë në arrest me burg kur ka nevojë të marr në pyetje mund ti marr në pyetje, edhe duke i marr në zyrat e prokurorisë. Nuk ka ndonjë ndalesë për të marr në pyetje”, shtoi ish-prokurorja.

Lexo edhe :  Marta Kos takim me liderët e Ballkanit Perëndimor, i pranishëm edhe kryeministri Rama

Për ish-prokuroren e Tiranës nëse veprimet hetimore do të jenë intensive nga ana e prokurorëve, do të duhen jo më shumë se 6 muaj.

“Me veprime hetimore intensive nuk mund të marr më shumë se 6 muaj dhe ka interes të shtuar për këtë çështje, pasi publiku është më se i interesuar për të ditur se çfarë ka ndodhur”, tha ajo./kb

Të fundit

E shpalli non grata, Berishës nuk i del inati me Blinken: Armiku më i madh i amerikanëve

Sali Berishës nuk i del inati me ish sekretarin e Shtetit në SHBA, Antony Blinken, i cili e shpalli...

Sheshi Skënderbej plot me karrige, për takimin e Ramës me punonjësit e Bashkisë Tiranë

Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë sot në orën 16.30 një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës. Përgatitjet në sheshin Skënderbej kanë nisur...

Dikur shokë gjimnazi/ Çfarë mendon Jorida Tabaku për arrestimin e Erion Veliaj?

Deputetja Jorida Tabaku ishte e ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live”, ku ka folur për një sërë çështjesh nga aktualiteti politik në vend. Teksa...

Grabitja në Elbasan, Nuredin Dumani dëshmon në seancë: Qëllova me armë viktimën në gjoks

Nuredin Dumani ka dhënë detaje në seancën e sotme të dosjes 'Plumbi i Artë' mbi një grabitje të kryer në Elbasan, e organizuar nga Gentian...

Kundërshtoi kontrollet e BKH në janar në Sky Tower, GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka rrëzuar një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës, e cila kundërshtonte kontrollet e kryera nga BKH në...

Lajme të tjera

Web TV