Përveç rrugës Thumanë-Kashar, 3 segmente të tjera do të bëhen me pagesë për qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përveç segmentit Thumanë-Kashar, për të cilin qytetarët duhet të paguajnë një tarifë prej 2.1 euro, të tjera rrugë do të bëhen me pagesë.

Zëvendësministrja e Infrastrukturës Enkeleda Muça bëri me dije në Komisionin e Ekonomisë se pritet të nënshkruhen kontratat për 3 segmentet e tjera pasi të jenë shpallur fituesit.

“Segmenti Milot-Thumanë është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të kontratës. Për Milot-Balldrenin jemi në një fazë procedure për përzgjedhjen e projektimit ndërtimit, operimit, mirëmbajtjes dhe transferimin e segmentit. Për Balldren-Muriqanin jemi në fazën e studimit të fizibilitetit. Në lidhje me segmentin Kashar-Pezë-Lekaj është shpallur fituesi jemi në fazë negocimi dhe shumë shpejt do të nisin punimit dhe për Lekaj-Fier është shpallur fituesi dhe jemi në fazën e negocimit të saj. Të gjitha do të ketë një rrugë alternative sepse jemi në Partneritet Publik Privat. Do të jenë me të njëjtën formulë si Thumanë-Kashar, dhe do të jenë me koncesion. Do të jenë me pagesë por do të ketë rrugën alternative gjithmonë në përdorim”, tha Muça.

Për tre akset që janë shpallur fituesit e koncesioneve vlera e investimit është 839,4 milionë euro, dhe për të tre projektet afati i koncesionit është 35 vite.

Sakaq, aksi Milot-Thumanë me gjatësi 13.5 kilometra do të kushtojë 44,6 milionë euro pa TVSH dhe do të ndërtohet nga bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Gener 2”, “Illyrian Consulting Engineers” dhe “I.D.K- Konstruksion”.

Nga ana tjetër aksi Kashar-Pezë-Lekaj me gjatësi 26.6 kilometra me kosto 474,8 milionë euro pa TVSH, do të ndërtohet nga Gjoka Konstruksion” sh.a, “Junik” sh.p.k, “Cobial” sh.p.k. “Pepa Group” sh.p.k, “UDHA” sh.p.k. “Geoportal” sh.p.k. dhe “A&E Engineering” sh.p.k.

Lexo edhe :  Kartëmonedhave po u vjen fundi/ Prerjet e ‘Euro-s’ që do të dalin nga qarkullimi

Po ashtu edhe aksi Lekaj-Fier me gjatësi 46 km do të kushtojë 320 milionë euro. Kjo rrugë do të ndërtohet nga bashkimi i disa bizneseve me kryesor “Fusha” sh.p.k dhe “Agbes Construksion”, “Albavia” sh.p.k. “Kupa” sh.p.k , “Ante-Group”, “Klodioda” sh.p.k, “A.L.T.E.A. & Geostudio 2000” dhe “Sphaera” sh.p.k./e.t

Të fundit

Zëvendëssekretari amerikan vizitë në Shqipëri, zbardhen detaje nga axhenda

Zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet Richard R. Verma do të udhëtojë në Shqipëri, Kosovë, dhe Serbi...

Veliaj me ekselentët e gjimnazit “Qemal Stafa”: Kush mëson dhe punon ecën vetëm përpara

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me nxënësit ekselentë të shkollës së mesme “Qemal Stafa”, duke diskutuar me ta...

Britania e Madhe/ Familja mbretërore do të marrë nga shteti shumën “e paimagjinueshme”

Familja mbretërore ka qenë në qendër të diskutimeve për financat e saj në vitin 2024 dhe e njëjta gjë do të ndodhë në vitin 2025. Si...

Dëborë e reshje, si parashikohet moti për muajn janar në vendin tonë

Shqipëria nuk do të preket nga acari arktik, por ndikimi i tij do të ndihet edhe në vendin tonë. Ekspertja Anira Gjoni nga Instituti...

Samanta Karavella në pritje të ëmbël? Ja fotoja që ngriti dyshimet

Samanta Karavella përflitet se është në pritje të ëmbël. Në disa foto që artistja ka shpërndarë në Instagram barku i saj duket i rrumbullakosur. Madje komentues në...

Lajme të tjera

Web TV