“Jemi kapur për flokësh”, Bes Kallaku i nxjerr ‘të palarat’ Erion Isait 

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Erion Isai ishte i ftuar në podcastin “N’SPAK” nga gazetari Ermal Qori. Jeta private dhe profesionale e tij ka qenë shpesh burim lajmesh e thashethemesh që aktori më në fund vendosi t’i sqaronte përpara kamerës. Një prej miqësive që gjithashtu ka qenë pre e lajmeve është raporti me Bes Kallakun.

Isai mohoi gjithçka duke e quajtur Besin “vëlla” dhe se në 19 vite, nuk janë zënë kurrë. Madje për këtë, ia atribuoi meritën shokut të tij.

Erion Isai: Besin unë e kam vëlla.

-Nuk jeni zënë me Besin, se ç’dolën ca fjalë kështu…

Erion Isai: Kurrë! Unë me Bes Kallakun, 19 vjet nuk kemi pasur hatërmbeteje një herë. Kjo është për meritë të Besit se unë jam gërnjar sa të duash.

Gazetari i kërkoi ta telefononte Besin gjatë transmetimit. Pasi ky i fundit u përgjigj, Erioni i bëri me dije se ishin në transmetim dhe më pas e pyeti nëse ka patur zënka mes tyre. Besi sigurisht që s’e kurseu një përgjigje me humor.

Erion Isai: 19 vjet, a jemi zënë ndonjëherë o zemra?

Bes Kallaku: Po, jemi kapur njëherë prej flokësh te ato, te Instagram-i.

Erion Isai: Sapo thashë në intervistë që as hatërmbetje s’kemi pasur ndonjëherë, por kjo është meritë e Bes Kallakut se të ishte për mua ishim zënë nja 100 herë me këtë natyrë që kam.

Bes Kallaku: Jo more jo! Është meritë e dy shpirtrave të pastër me njëri-tjetrin. S.B

Të fundit

Ky është interneti më i shpejtë në botë, shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Japonia ka vendosur një rekord të ri botëror në shpejtësinë e internetit – 1.02 petabitë për sekondë, që është...

Tragjedia e Diogo Jota-s/ Shoferi i kamionit: Më parakaluan brenda normave

Pikëllimi për ndarjen nga jeta të Diogo Zhotës mbetet e thellë dhe në Spanjë po zhvillohen hetime për shkakun e aksidentit, që i mori...

I nxehti ekstrem, shoferët e taksive gjejnë zgjidhjen epike për ajër të freskët

Në një qytet në Afganistan, taksitë qarkullojnë me fuçi dhe tuba ajri të montuara në tavanet e tyre. Këto janë sisteme ftohjeje të improvizuara...

30 vjet nga masakra e Srebrenicës, mijëra boshnjakë kujtojnë viktimat

Në një varrezë të Srebrenicës, mijëra boshnjakë por edhe delegacione të huaja, shënuan 30 vjetorin e masakrës më të rëndë në Europë që prej...

Tërmeti ‘’shkund’’ ishullin Zakynthos në Greqi, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 5 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme. Lëkundjet e tërmetit janë regjistruar pranë brigjeve të ishullit Zakinthos. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV