Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Zgjedhjet e pjesshme/ Tavo fiton Himarën, vota masive nga Lumi i Vlorës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kandidati i PS-së Vangjel Tavo, ka marrë Bashkinë Himarë me një diferencë të thellë votash prej 1477 kundrejt kundërshtarit të tij Petro Gjikuria të koalicionit “Bashkë fitojmë”. Njësia Administrative Horë-Vranisht “nderon” kandidatin e majtë. Rama e quajti fitoren spektakolare, ndërsa Berisha e akuzoi për “vjedhje” votash.

Në orën 07:00 të ditës së djeshme Komisioni Qendror Zgjedhor përfundoi numërimin e votave ku me një diferencë prej 1477 votash ka shpallur fitues Vangjel Tavon. Ish-prefekti i Vlorës garoi nën siglën e Partisë Socialiste, kundrejt rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Berisha-Meta, Petro Gjikuria. Në të treja njësitë administrative, Vangjel Tavo kishte një rritje të madhe votash kundrejt Gjikurisë. Në Njësinë Administrative Horë Vranisht, që është edhe njësia më e vogël administrative në Bashkinë e Himarës ka thyer një rekord votash krahasuar me zgjedhjet që u mbajtën në 14 Maj të 2023. Vangjel Tavo mori 1165 vota, ndërsa kundërshtari i tij Petro Gjikuria mori 141 vota. Rezultati me një diferencë thuajse të tillë ishte edhe 14 majin e 2023-shit, kur PS mori 83.6%, ndërsa PD 16.4%. Rezultat të thellë pati në fshatin Tërbaç. Pas numërimit rezultoi se Tavo mori 330 vota, kurse rivali i tij Gjikuria 7 vota, teksa 3 prej tyre supozohet se ishin votat e komisionerëve të opozitës. E përkthyer në shifra elektorale, në këtë qendër Tavo ka fituar me 98% e votave, rast gati i paprecedentë në zgjedhje. Në Njësinë Administrative të Lukovës socialistët kanë marrë 455 më shumë krahasuar me vitin elektoral të 2023. Tavo është votuar nga 1725 qytetarë. Në Njësinë Administrative Lukovë pjesëmarrja në zgjedhje nuk pati ndonjë lëvizje të madhe, 2470 votuan në 2023 dhe 2667 votuan në 2024. Ndërsa sa i takon Njësisë Administrative Himarë e cila ka në juridiksionin e saj qytetin me fshatart përrreth. Edhe pse në këtë njësie kandidati i opozitës fitoi, performimi i Partisë Socialiste ka qenë surprizues. PS ka marrë plot 556 vota më shumë sesa në zgjedhjet e kaluara, 1576 vota në 2023 dhe 2132 vota më 4 gusht. Pra socialistët kanë rikuperuar në rezultat më shumë se 7%, pasi kishin marrë vetëm 39% në vitin 2023, ndërsa morën 46.4% një ditë më parë. Nga ana tjetër koalicioni Bashkë Fitojmë i Berisha-Meta në Himarë kanë mbetur thuajse në vend sa i përket numri të votave, 2446 më 14 maj 2023 përkundrejt 2462 më 4 gusht 2024. Në total në të gjithë bashkinë e Himarës Partia Socialiste ka rikuperuar thuajse 9 pikë ndaj koalicionit të Partisë Demokratike. 14 majin e vitit 2023 kandidati i PS humbi me 49.9% të votave (3821 vota), ndërsa në zgjedhjet e të dielës fitoi me 58.6% (5022 vota), kundrejt 41.4% të kundërshtarit (3545 vota). Vangjel Tavo ka qëndruar gjatë gjithë kohës së numërimit të votave në KZAZ, ndërsa kundërshtari i tij politik është larguar në orët e fundit të numërimit pasi ka parë ecurinë e votave të tij. Tavo ka qenë i shoqëruar nga i deleguari Blendi Klosi si dhe nga kryetari i Bashkisë Vlorë. Pas fitores Tavo ka falenderuar mbështetësit e tij me votë dhe i qëndroi sërish ftesës së bërë për të qëndruar nënkryetar i Bashkisë Himarë Petro Gjikuria.

Reagimet

Kryebashkiakun e ri të zgjedhur të Himarës, Vangjel Tavo e ka uruar edhe kryeministri Rama me një video të veçantë në rrjetet sociale. Rama dhe Tavo shfaqen fillimisht si skulptura greke me nënshkrim në gjuhën helene. “Mirëmëngjes me urimin për kryebashkiakun e ri të Himarës për fitoren spektakolare, kënaqësinë e mbështetjes domethënëse për Partinë Socialiste në zgjedhjet e djeshme, si edhe vendosmërinë për ta kthyer Himarën 2030 në një prej destinacioneve më të kërkuara të Mesdheut. Në radhë të parë të gjithë ata që punojnë në industrinë turistike në Greqi, të kthehen për paga më të mira e për ajrin e pazëvendësueshëm të vendlindjes, ju uroj të gjithëve një javë sa më të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.

Berisha

Në një reagim për zgjedhjet në Himarë kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shkruan se kjo ishte grabitja e radhës e kryeministrit Rama. Sipas Berishës, Rama mobilizoi në shkelje të ligjeve dhe Kushtetutës të gjithë potencialin e shtetit kriminal elektoral dhe institucionet e tij dhe, ju mohoi të drejtën kushtetuese të votës 6153 qytetarëve të Himarës me motivin e skadimit të afatit të kartave të identitetit ndërkohë që në maj të vitit 2023 me vendim të veçantë i kishte lejuar të votonin. Berisha thotë se në listat e votimit u shtuan 360 votues nga Dropulli, Saranda dhe Tirana dhe qindra të tjerëve iu ndryshua qendra e votimit.

Lexo edhe :  Largohet nga detyra kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku jep dorëheqjen

Mediat greke

Ashtu sikurse edhe gjatë fushatës mediat greke kanë publikuar edhe përfundimin e numërimit dhe rezultatin e firores së kandidatit socialist Vangjel Tavo. “Protothema” e cilëson zhvillimin politik elektoral si “fitore të kandidatit të Ramës”, teksa shfaqet e ashpër në trajtimin e ngjarjes, edhe për shkak të humbjes së kandidatit të mbështetur nga Omonia dhe PBDNJ, që përfaqësojnë minoritetin grek, biznesmenit Petro Gjikuria. Po kjo media i referohet kandidatëve me emra në greqisht: “Vangelis Tavos mblodhi 59% të votave – 41% për Petros Gikouria që mbështetej nga minoriteti grek – Tavos falënderoi Ramën dhe Partinë Socialiste për fitoren”, shkruan gazeta në fjalë. Teksa më tej nënvizon: “I zgjedhuri i Edi Ramës është fituesi i zgjedhjeve në Himarë për emërimin e pasuesit të Fredi Belerit, kryebashkiaku i zgjedhur dhe tashmë eurodeputeti që mbetet në burg”. Tavo fitoi me 59% të votave (4858 vota), ndërsa Gjikuria ka marrë 41% (3400 vota). Edhe SKAI ka raportuar rreth zgjedhjeve të Himarës, duke iu referuar përfaqësuesve të Omonias, që hodhë n akuza ndaj qeverisë. Kurse “Zougla” përshkruan përfundimin e rezultateve në Himarë, shifrat e kandidatëve, të shoqëruara me një foto të kryebashkiakut të ri Tavo. Më tej nënvizohet se fituesi Vangjel Tavo ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe PS-në publikisht për mbështetjen e dhënë.

Kariera e Vangjel Tavos

Vangjel Tavo e ka nisur karierën e tij politike në vitin 1996 i tërhequr aso kohe nga ish kreu i Partisë Socialsite Fatos Nano. Karriera e tij tashmë numëron tre dekada dhe po kështu ajo e angazhimeve legjislative. Pasi ka mbajtur mandatin e deputetit nga Partia Socialsite dhe Lëvizja Socialsite për Integrim si dhe pozicionin e ministrit në kohë e qeverisë Meta, Tavo vetëm një herë humbi, në vitin 2021 kur nuk u zgjodh dot deputet nga partia e Metës. Pas tre vitesh, Rama i bëri ftesë për tu bërë Prefekt i Vlorës duke i shtruar rrugën për tu bërë sot Kryetar i Bashkisë Himarë. Fakti që njihet si një minoritar dhe me mbështetje nga ky elektorat në zonat e Jugut të vendit, kryesisht Gjirokastër, Dropull por edhe zona e Vlorë-Sarandë, e ndihmoi të ishte kandidati më i përshtatshëm për mazhorancën, nëse donte ta fitonte Himarën. Shto këtu edhe marrëdhëniet e mira me Greqinë ndër vite që Tavo ka pasur. Dhe duket se nuk e zhgënjeu kryeministrin Edi Rama, teksa fitoi me një diferencë më shumë se 17 për qind nga rivali i tij në 36 qendra votimi, biznesmeni Petro Gjikuria, që mbështetej nga OMONIA, PBDNJ dhe PD me aleatët e saj. Karriera e tij daton mes socialistëve që prej vitit 1996 në Gjirokastër. Rrugëtimin në këtë forcë politike e vijoi deri në vitin 2010 si deputet, ku iu desh edhe të vendosej në krah të ish-kryeministrit Fatos Nano në kohën e krizës socialiste, si mbështetës i një rryme apo fraksioni fillimisht kundër kryeministrit aktual, atëkohë kryetar i partisë dhe kryebashkiak i Tiranës. Më tej vendosi të largohej dhe t’i bashkohej një tjetër partie të majtë, në atë kohë Lëvizjes Socialiste për Integrim, me kryetar Ilir Metën. Jo vetëm mori mandat deputeti, por gjatë viteve 2012-2013 Tavo shërbeu edhe si Ministër i Shëndetësisë, duke zëvendësuar Petrit Vasilin. Konkretisht, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 dhe 2017, Tavo u zgjodh deputet në qarkun e Gjirokastrës. Ai kandidoi edhe më 25 prill 2021, por nuk mundi të fitonte mandatin, duke u rikthyer pas tre vitesh “heshtjeje” dhe u desh situata e Himarës që të rriste pikët e tij politike brenda të majtëve. Tavo ka lindur në një fshat afër Gjirokastrës, më 17 dhjetor 1969 dhe zona e tij elektorale më mbështetëse në votime njihet ajo e Dropullit. Në aspektin profesional, Tavo ka pasur një karrierë shumë të mirë shkollore dhe ka mbaruar me rezultate të larta në degën e Mjekësisë, kurse më pas u specializua për Gjinekologji.

Të fundit

“Je i paqëndrueshëm, je i lëvizur, ulesh në prehër”/ Shabani-Bardhi “sherr” në Open

Endri Shabani tha në emisionin “Open” tha se synon krijimin e një fronti të përbashkët me forcat e reja...

Suedia publikon pakon e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh, që do...

Në prag të dasmës, Dafina Zeqiri dhe bashkëshorti i saj ‘arratisen’ për pak ditë relaks

Këngëtarja kosovare Dafina Zeqiri po e shijon kulmin e lumturisë krahë partnerit Kreshnik Gjergji. Siç është raportuar në mediat online, dyshja në muajin tetor do...

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara vizitë tre-ditore në Shqipëri

Ndihmës-Sekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Ndihmës-Administratorja dhe Drejtoresha Rajonale e UNDP-së për Evropën dhe Bashkësinë e Shteteve të Pavarura do të zhvillojë...

Veliaj: Transformojmë dhe kthejmë në histori suksesi stadiumin “Selman Stërmasi”

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj bëri me dije lajmin e transformimit në hapësira dinjitoze, të...

Lajme të tjera

Web TV