“Do keni pasoja serioze,” SHBA paralajmëron Iranin në rast sulmi ndaj Izraelit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë paralajmëruar Iranin se mund të pësojë një goditje shkatërruese nëse fillon një sulm në shkallë të gjerë kundër Izraelit.

Këtë fakt e kanë bërë të ditur burime amerikane për Wall Street Journal. Paralajmërimi iu përcoll Teheranit si drejtpërdrejt ashtu edhe përmes ndërmjetësve, tha zyrtari amerikan pa dhënë detaje të mëtejshme, citon Wall Street Journal.

“Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një mesazh të qartë Iranit: rreziku i përshkallëzimit serioz nëse ai do të nisë një sulm hakmarrës kundër Izraelit është jashtëzakonisht i lartë. Nëse ndiqet kjo rrugë, ka një rrezik serioz të pasojave për ekonominë iraniane dhe stabilitetin e qeverisë së saj të sapozgjedhur”.

Ndërkohë Irani ka bërë të ditur se ka në përdorim armë të reja të panjohura nga pala kundërshtare. Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve të Iranit, “Tasnim” raporton se Marina e Korpusit të Gardës Revolucionare ka raketa të reja “Kruize” të pajisura me koka luftarake të pazbulueshme por të cilat përmbajnë sasi të mëdha eksplozivi.

Sakaq Izraeli po përpiqet të arrijë një marrëveshje për lirimin sa më shpejt të të gjithë pengjeve të cilët mbahen nga Hamasi. Ministri izraelit i mbrojtjes Yoav Gallant, kërkoi lirimin e sa më shpejt të pengjeve.

Reagimi i Gallant vjen pas deklaratës së SHBA-së, Egjiptit dhe Katarit për Izraelin dhe Hamasin të cilët kanë kërkuar rifillimin e negociatave për një armëpushim dhe marrëveshje për lirimin e pengjeve. Izraeli ka bërë të ditur se do të dërgojë negociatorë në bisedimet e propozuara, të cilat do të mbahen në 15 gusht në Doha ose Kajro.

Hamasi nga ana e tij nuk i është përgjigjur një kërkese të tillë. Por arritja e një marrëveshje mes palëve ka pak gjasa të ndodhë, kjo pasi ushtria izralite me një vendim të fundit ka konfirmuar nisjen e një operacioni të ri tokësor në Rripin jugor të Gazës, në Khan Younis, pasi shteti hebraik zotëron informacione që tregon praninë e terroristëve dhe infrastrukturave terroriste në Gaza./E.T

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV