Trump hedh akuzat për hakerim të fushatës, fajëson Iranin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fushata presidenciale e Donald Trumpit, kandidatit republikan për president, ka thënë të shtunën se disa komunikime të brendshme i janë hakuar dhe ka fajësuar Qeverinë iraniane për këtë incident. Fushata e Trumpit ka përmendur armiqësitë e kaluara në mes të Trumpit dhe Iranit, kur e ka fajësuar Teheranin, mirëpo nuk ka ofruar ndonjë dëshmi konkrete se iranianët janë mbrapa. Ekipi i fushatës së Trumpit e ka lëshuar një deklaratë, pak pasi e përditshmja Politico ka raportuar se ka nisur të pranojë emaila në korrik prej një burimi anonim, që i ka ofruar dokumente autentike prej operacioneve të fushatës së Trumpit, përfshirë një raport për kandidatin e republikanëve për nënpresident, J.D.Vance dhe “dobësitë e tij të mundshme”.

“Këto dokumente janë siguruar ilegalisht prej burimeve të huaja armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, që kanë qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2024 dhe krijimin e kaosit brenda procesit tonë demokratik”, ka thënë zëdhënësi i fushatës së Trumpit, Steven Cheung, përmes një deklarate.

Trump ka thënë më vonë në platformën e vet sociale, Social Truth se, gjiganti teknologjik, Microsoft e ka informuar fushatën e tij se Irani ia ka hakuar njërën prej faqeve. Ai e ka fajësuar Iranin duke thënë se ai “mund të sigurojë vetëm informacion publik”, dhe nuk ka dhënë më shumë hollësi për hakimin. Misioni i përhershëm i Iranit në Kombet e Bashkuara, në Nju Jork, ka thënë përmes një emaili se “Qeveria iraniane, as nuk ka, dhe as nuk synon të ketë ndonjë motiv për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale amerikane”. Trump, ish-president amerikan, ka pasur marrëdhënie të tensionuara me Iranin, sa ka qenë në pushtet. Nën udhëheqësinë e Trumpit, Shtetet e Bashkuara e kanë vrarë komandantin ushtarak iranian, Qassem Soleimani, më 2020, dhe janë tërhequr prej marrëveshjes bërthamore, që kanë nënshkruar fuqitë botërore me Iranin.

Lexo edhe :  “Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

“Iranianët e vërejnë që presidenti Trump nuk do të ndalë tmerrin ndaj tyre, sikurse ka bërë në katër vjetët e parë në Shtëpinë e Bardhë”, ka thënë Cheung. Trump i ka mbijetuar një atentati në korrik. Ndonëse nuk ka pasur sugjerime që i dyshuari ka qenë i lidhur me Iranin, rrjeti televiziv amerikan, CNN, ka raportuar muajin e kaluar që inteligjenca amerikane ka informacione për një komplot iranian kundër Trumpit. Teherani, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza. S.B

 

Të fundit

“Shqipëria është shtëpia ime e dytë”/ Ambasadori italian përfundon misionin 5-vjeçar

Ambasadori italian Fabrizio Bucci ka përfunduar misionin e tij 5-vjeçar në Shqipëri. Në një intervistë që përkon me mbylljen e...

Balluku për marrëveshjen Shqipëri-Itali-Emiratet: Rrugë e gjatë dhe sfiduese

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes trepalëshe mes Shqipërisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Italisë...

Mot i keq, apo bukuri e zorshme?!

Nga Frrok Çupi Nga njëra bisedë në tjetrën e nga njëra medie në tjetrën, dëgjoj ‘Mot i keq…, mot i keq’. Këto ditë ishte vërtet dimër...

“Kurrkujt mos i raftë kjo punë”, vrasja e Ramazan Matajt, ngujohet familja Hasaj

Dy vëllezër janë arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt, ngjarje që ndodhi në Dragoç të Shkodrës në fillim të Janarit. Një ngjarje e rëndë...

Policia Bashkiake dhuron gjak/ Veliaj: Solidariteti dhe humanizmi na bëjnë më të fortë

Në Ditën Kombëtare të Dhurimit të Gjakut, Policia Bashkiake e Tiranës ka dhuruar gjak për ata që kanë më shumë nevojë. Kryetari i Bashkisë së...

Lajme të tjera

Web TV