Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt altarit?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mesa duket do kemi një tjetër dasmë mbretërore.

Themi këtë pasi lidhja e Princ Lekës me fotografen e tij, Blerta Celibashin është tashmë e konsoliduar, pasi kanë nisur edhe bashkëjetesën.

Mirëpo, duket se dasma e tyre po vjen shumë shpejt. Në një foto të Blerta Celibashit, miku i saj i komenton se i ka rënë nuri i dasmës dhe ka qenë fotografja që me një “like” këtij komenti duket sikur e ka konfirmuar.

Kujtojmë se nga 25 prilli, Princi dhe Elia janë zyrtarisht të divorcuar. Gjykata vendosi që vajza e tyre, Geraldina t’i lihet për rritje dhe edukim nënës së saj Elias. Sipas marrëveshjes Leka Zogu do të paguajë 1 mijë euro vlerë monetare mujore si detyrim ushqimor kundrejt vajzës Geraldinës. Kjo shumë përfshin shpenzimet për nevojat e përditshme të fëmijës dhe do të paguhet në llogarinë bankare të Nënës.

Konfliktet e çiftit (Elia dhe Princ Leka) u bënë publike pas qarkullimit të një videoje, ku Leka, babai i Elias dhe vetë ajo, konfliktoheshin fizikisht mes tyre. Ndërkohë pas këtyre pamjeve, ata përfunduan në Gjykatë, me urdhër mbrojtjeje ndaj njëri-tjetrit.
Ndërsa Elia i është rikthyer jetës së saj profesionale dhe ngjitjes në skenë me disa vepra, nga ana tjetër Leka po shijon lidhjen e tij të të dashurisë. S.B

Të fundit

Sëmureni shpesh?/ Arsyet pse ju bie imuniteti

Sistemi ynë imunitar është mënyra se si trupi ynë mbrohet nga sëmundjet, mikrobet dhe bakteret. Përveç disa gjendjeve mjekësore...

Rama finalizon në Abu Dabi marrëveshjen për lidhjen energjetike Shqipëri-Itali

Në një vizitë zyrtare në Abu Dabi, kryeministri Edi Rama ka nënshkruar marrëveshjen trilaterale për projektin madhor të lidhjes nënujore energjetike mes Shqipërisë, Italisë...

Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën

Nga Mero Baze Ndërkohë që ka filluar procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare si votuese për zgjedhjet e 11 majit, kanë nisur të shfaqen rezervat...

Princ Leka shpreh hapur mbështetjen për banorin e “Big Brother VIP 4”

Princ Leka Zogu II, ka shprehur hapur mbështetje për një prej konkurrentëve të këtij edicioni, Gjestin, i cili sapo është bërë pjesë e “BBV”,...

Tirana, qyteti i pestë më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një banese

Çmimet e larta ta apartamenteve dhe të ardhurat e ulëta të shqiptarëve vijojnë ta rendisin Tiranën në 10 qytetet më të shtrenjta të Europës...

Lajme të tjera

Web TV