Sarah dhe DJ PM , fejesa sekrete dhe plani për një bebe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sarah dhe DJ PM janë ndër çiftet më të ndjekura në “shoëbizz”-in tonë. Dyshja, e cila u lidh në “Big Brother” është përfolur shpesh se janë duke pritur fëmijën e tyre të parë, por të dy e kanë mohuar.

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Sarah Berisha, shprehu dëshirën që ajo dhe DJ PM të bëhen prindër. Edhe ky i fundit nuk e ka përjashtuar ndërmarrjen e një hapi kaq të rëndësishëm në jetën e tyre, por ka deklaruar se ende nuk ka asnjë të re. Në një intervistë për “Onima”, DJ PM është shprehur se e sheh veten baba dhe nuk do të jetë një lajm që do ta mbajnë të fshehtë.

Sarah dhe DJ PM , fejesa sekrete dhe plani për një bebe

“Ajo që më çudit në këtë debat është që unë s’kam parë që njeriu të fejohet tinëz. E di pse nuk e bëj? Sepse në njëfarë forme, njerëzit që na përkrahin dhe kanë dashur prej fillimit edhe mua, edhe Sarën sa kemi qenë në ‘Big Brother’, në njëfarë forme, e them në thonjëza, ua kemi borxh që t’ua tregojmë që kemi marrë një hap më të rëndësishëm në jetë, kemi marrë një hap më të madh kështu që nuk besoj që do të fejohemi dhe mos ta dijë askush, është e palogjikshme kjo.”

Sarah dhe DJ PM , fejesa sekrete dhe plani për një bebe

“Me të thënë të drejtën, këtë vit e kemi pasur në plan për të tentuar. Por këtë vit është plani që të nisim”, – u shpreh PM, duke treguar se së shpejti në jetën e tyre do të vijë një bebe. S.B

Të fundit

Paqja nuk zgjat!/ Pakistani sulmon Indinë me dronë vetëm pak orë pas armëpushimit

Rajoni i Udhampurit në Jammu është sulmuar sërish nga dronë, vetëm pak orë pasi India dhe Pakistani kishin rënë...

Letra për SPAK dhe KQZ, çfarë e tremb Lulzim Bashën një ditë para zgjedhjeve?

Koalicioni Euroatlantik i është drejtuar me një kërkesë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që t’i vërë në dispozicion materialet filmike të procesit të numërimit...

Papa Leoni XIV viziton “Zojën e Shkodrës”, kisha ku ruhet ikona që iku në Mesjetë

Papa Leoni XIV ishte sot pasdite në qytetin jashtë Romës për të vizituar privatisht vendin e adhurimit të pranisë augustiniane, ku ruhet figura e...

Kuotohet si fituesja e Eurovizionit, këngëtarja shkodrane jep leksione kërcimi (video)

Pak ditë na ndajnë nga nisja e Eurovision 2025, ndërsa Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” është duke bërë “namin”. Jo vetëm një këngë, "Zjerm"...

Nxehet “loja” më shumë se kurrë! Dy prokurorë të SPAK zbarkojnë në Fier!

Prokurori i posaçëm Sotir Kllapi i shoqëruar nga agjentë të BKH dhe nga oficerë të policisë së Fierit, kanë zhvilluar një vëzhgim në disa...

Lajme të tjera

Web TV