Rikthehet projekligji për importin e mbetjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rikthehet projekligji për importin e mbetjeve

Dy qeveritë Nano dhe Berisha miratuan draftin për “Importin e mbetjeve”, por nuk patën mundësi ta aplikonin për shkak të protestave. Në vitin 2013 një nga vendmet e para të marra nga kryeministri Edi Rama ishte anulimi i ligjit që lejonte importin e mbetjeve nga vendet e tjera, por tashmë është rikthyer ideja e “importit të mbetjeve” në një draft të hedhur për konsultim publik nga Ministria e Mjedisit.

E nisi si ide qeveria Nano, e vijoi po si ide qeveria Berisha, “e mbylli” qeveria Rama dhe po e rikthen sërish qeveria Rama. Kjo është historia e ligjit që synon importin e “mbetjeve të parrezikshme” në vendin tonë, por që nga ambientalistët cilësohet si “importi i plehrave”. Qeveria shqiptare ka në plan që të rikthejë lejimin e importit të mbetjeve në Shqipëri, afro dhjetë vite  pasi u detyrua të heqë dorë nga ideja si pasojë e protestave të shumta popullore. Lajmi bëhet i ditur nga një projektligj i Ministrisë së Mjedisit i hedhur për konsultim publik në faqen zyrtare të qeverisë për konsultimet publike. Projektligji, i cili synon të zëvendësojë ligjin aktual për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, thotë në nenin 73 se në përgjithësi importi i mbetjeve në Shqipëri ndalohet me përjashtim të rasteve kur Këshilli i Ministrave e lejon. “Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave,” thuhet në projektligj. “Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë si dhe rregullat për zbatimin e këtij neni,” shtohet aty. Ndërsa neni 74 lejon më tej kalimin në Shqipëri tranzit të “mbetjeve jo të rrezikshme”, për të cilat mjafton një leje e ministrit të Mjedisit. “Jam absolutisht kundër,” deklaroi për BIRN Lavdosh Ferruni, aktivisti i Aleancës Kundër Importit të Plehrave, grupi shoqëror joformal që luftoi me sukses fillimisht qeverinë “Berisha” dhe pastaj qeverinë “Rama” për të ndaluar importin e plehrave. “Shqipëria duhet të vijojë të ketë një ndalim të plotë të importit të plehrave. Shkalla e rrezikut që bashkë me mbetjet e parrezikshme në Shqipëri të hyjnë edhe mbetjet e rrezikshme është sot njësoj e lartë siç ishte edhe më parë,” shtoi Ferruni. “Nëse qeveria do bëjë ndonjë gjë të vlefshme, ajo është që të merret me krizën aktuale mjedisore që u shkaktua nga politika e saj e incinerimit,” theksoi Ferruni, ndërsa shtoi se lejimi i importit të plehrave “vetëm sa do ta përkeqësonte këtë situatë”. Shqipëria ka debatuar nisma të tre qeverive përgjatë njëzet viteve të fundit që synonin të lejonin importin e mbetjeve, që të gjitha, të dështuara për shkak të protestave popullore. Nisma e parë i takoi ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili miratoi një kontratë koncesioni për një impjant incinerimi për biznesmenin kontrovers italian Francesco Beçhetti. Në vitin 2011, qeveria e kryeministrit Sali Berisha miratoi një ligj për lejimin e importit dhe dha licenca për importime mbetjesh, sipas formatit të propozimit aktual. Kryeministri Edi Rama, në kohën kur ishte në opozitë, bëri fushatë gjerësisht duke premtuar heqjen e mundësisë për importin e ligjshëm të plehrave në Shqipëri, vendim që e mori në ditët e para të mandatit të parë në vitin 2013. Në vitin 2016, Rama ndryshoi mendim dhe vendosi të lejojë sërish importin e plehrave. Projektligji u miratua në parlament, por u kthye nga ish-presidenti Bujar Nishani dhe ngeci pasi ish-aleati i Ramës, Ilir Meta dhe LSI, nuk lejuan rrëzimin e dekretit të Nishanit. Socialistët hoqën dorë nga nisma në vitin 2017 kur pranuan dekretin e presidentit. Ferruni, i cili është një nga aktivistët e fushatës së vitit 2004, asaj të vitit 2011 dhe asaj të vitit 2016, i tha BIRN: “Do të fillojmë menjëherë të organizohemi kundër.”

Lexo edhe :  Ku jetonin fëmijët e Enverit? Shkallët e fshehta dhe ekranet ku shihnin gjyqet

Po cila është historia e importit të mbetjeve?

Në fundin e qeverisjes “Nano 2”, në vitin 2003 u miratua një draft ligjor I cili I lejonte kompanitë shqitare kryesisht ato të riciklimit që të importonin mbetje nga vendet e tjera. Por bashkë me këto mbetje ishte rreziku i importit të plehrave kryesisht nga Italia të cilat më pas do të kalonin për incenerim në Shqipëri. Edhe pse gjithçka ishte miratuar ligjërisht për shkak të protestave, por edhe reagimeve në atë kohë nga opozita nuk u bë e mundur importi I mbetjeve. Më pas në fundin e mandatit të dytë qeverisës të Sali Berishës u rihodh ideja e importit të mbetjeve, por nën siglën “mbetje të parrezikshme”. Protestat, por edhe mbledhja e mbi 60 mijë firmave të qytetarëve për ta hedhur në referendum bënë që Berisha të tërhiqej përkohësisht dhe më pas ndryshuan pushtetet. Me ardhjen në pushtet të Ramës një nga tre vendimet e para që mori ishte pikërisht moslejimi I iportit të mbetjeve, përfshi edhe ato të cilat konsideroheshin “mbetje të gjelbërta” ose mbetje të parrezikshme. Tashmë pas dhjetë vitesh qeveria vendos të riktheje këtë ligj të debatuar dhe nisur nga tre qeveri.  Edhe pse priten reagime, pasi ekziston mundësia që të importohen edhe mbetje të rrezikshme, tashmë drafti është për konsultim publik dhe mund të futet në agjendën parlamentare në muajt e ardhshëm.

Të fundit

21 Janari/ Si tentoi Berisha të blinte heshtjen e familjes së Hekuran Dedës

Vëllai i protestuesit të vrarë më 21 Janar, Hekuran Deda, u pyet sot (28 janar) në SPAK, teksa pritet nesër...

Emigrantët në Shëngjin, 4 prej tyre do kthehen mbrëmjen e sotme në Itali, ja arsyeja

TIRANE- Katër nga 49 emigrantët që mbërritën sot në Shëngjin do të dërgohen në Itali mbrëmjen e sotme. Sipas burimeve bëhet fjalë për tre emigrantë të mitur dhe...

‘Hiq çorapet e kuqe dhe martohu’, Rama tregon çfarë i tha Majko kur u bë kryetar i PS-së

Kryeministri Rama ishte i pranishëm sot në një inspektim në laboratorin e mediave dixhitale në Universitetin e Tiranës, që do të shërbejë për praktikat...

Familjarët e Leo Sadikut kallëzim në Polici ndaj mjekëve të QSUT dhe Spitalit të Korçës

Familjarët e Leo Sadikut, 12-vjeçari që ndërroi jetë në datën 8 janar në QSUT, kanë kallëzuar penalisht mjekët e QSUT, të cilët patën në...

Edhe 40.7 mln € hekurudhës Tiranë Durrës, Opozita: Bie era korrupsion

Në komisionin e Punëve të Jashtme, u miratua një shtim huaje mes BERZH-it e qeverisë për rehabilitimin e hekurudhës Tiranë Durrës. Opozita kontestoi shifrën...

Lajme të tjera

Web TV