Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

SI MUND TË FINANCOHEJ EKONOMIA SHQIPTARE NË PERIUDHËN 1920 – 1940

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SI MUND TË FINANCOHEJ EKONOMIA SHQIPTARE NË PERIUDHËN 1920 – 1940

Nga Kreshnik KUÇAJ

Historia e sistemit bankar në Shqipëri (pjesa e tretë)

Lindja e Bankave të para moderne në Shqipëri 

BONOT DHE OBLIGACIONET – NJË PRAKTIKË E SHQIPËRISË NË VITET 1920

Në të shkuarën, huamarrja e brendshme dhe emetimi i bonove dhe i obligacioneve qeveritare ka qenë një praktikë e përdorur gjerësisht nga qeveritë shqiptare. Gjurmë për aplikimin e huave të brendshme ekzistojnë që në vitin 1905, por edhe në vitet 1914, 1915, 1916 dhe 1917, ku qytetarët mund të blinin bono dhe obligacione që emetoheshin nga autoritetet e kohës. Praktikën e emetimit të huave të brendshme qeveria shqiptare do ta aplikonte pas viteve 1920, para se të siguroheshin huat nga Italia.

HUAJA E PARË E SHTETIT SHQIPTAR

Huaja e parë e brendshme u emetua në prill të vitit 1920. Për të përballuar nevojat që shfaqeshin me rastin e konstituimit pas Luftës së Parë Botërore, shteti vendosi t’i kërkojë popullit një hua deri në 2 milionë franga ari, me interes vjetor 5%, e pjesëtuar në kuponë prej 50 frangash ari secili dhe e kthyer në tri këste: më 1 nëntor të vitit 1921, më 1 nëntor të vitit 1922 dhe më 1 nëntor të vitit 1923.

Apelit të huas iu përgjigjën jo vetëm shqiptarët që ishin brenda vendit, por edhe emigrantët që ndodheshin jashtë vendit, sidomos ata të Amerikës, përmes federatës panshqiptare “Vatra”.

HUAJA E DYTË E SHTETIT SHQIPTAR

Huaja e dytë e brendshme do të emetohej në vitin 1922. Për të përballuar shpenzimet, në mesin e vitit 1922 u vendos që të kërkohej nga populli një hua tjetër prej 710 mijë frangash ari, me interes vjetor prej 6% dhe e ndarë sipas prefekturave dhe nënprefekturave:

Prefektura e Shkodrës                        60 mijë franga ari

Prefektura e Durrësit              100 mijë franga ari

Nënprefektura e Tiranës         100 mijë franga ari

Prefektura e Elbasanit                        30 mijë franga ari

Prefektura e Korçës                100 mijë franga ari

Prefektura e Beratit                100 mijë franga ari

Prefektura e Gjirokastrës        120 mijë franga ari

Prefektura e Vlorës                 100 mijë franga ari

 

Kthimi i kësaj huaje u caktua: kësti i parë deri në mbarimin e muajit të katërt nga derdhja e saj; kësti i dytë deri në mbarimin e muajit të pestë; kësti i tretë deri në mbarimin e muajit të gjashtë, kësti i katërt dhe i fundit deri në mbarimin e muajit të shtatë.

SI JEPESHIN KREDITË NGA BANKA KOMBËTARE?

Banka Kombëtare e Shqipnis’ në thelb nuk ishte krijuar si një bankë me synim parësor kreditimin. Referuar nenit 15 të statutit të bankës, ajo kishte për objekt ushtrimin e privilegjit ekskluziv të nxjerrjes së kartëmonedhës. Ky ishte edhe aktiviteti më fitimprurës.

Ndërkohë, sa i përket ushtrimit të aktivitetit bankar, ajo kishte si prioritet lehtësimin e tregtisë, përmes akordimit të huave afatshkurtra (overdraft) për lehtësimin e tregtisë. Në statutin e bankës parashikohej, gjithashtu, se ajo mund të akordonte kredi për entet publike me afat të shkurtër, të bënte negociata huash, të nxirrte çeqe e të hapte depozita.

Po ashtu, statuti parashikonte se banka mund të merrte përsipër çdo veprim bankar e financiar dhe të promovonte çdo ndërmarrje me karakter financiar, tregtar, industrial, bujqësor, minerar, hekurudhor etj., që kishte për qëllim rritjen e kapaciteteve prodhuese.

Ndaj edhe në fushën e kreditimit të ekonomisë, aktiviteti i kësaj banke ishte i ngadaltë. Sikurse evidenton edhe ekonomisti Gino Borgatta te “Moneta e Credito in Albania, 1940”, Banka Kombëtare ishte e ngadaltë në kreditim, për faktin se ajo ishte krijuar si institut për emetimin e parasë dhe jo për kreditimin direkt.      Banka, në fakt, kishte “detyra” më madhore, si: politikën monetare, futjen në qarkullim të frangut shqiptar, zëvendësimin e “babilonisë së monedhave” që qarkullonin në Shqipëri në ato vite, procesin e “drenazhimit të arit” etj.

Përfshirja aktive e bankës në kreditim erdhi edhe si rrjedhojë e tërheqjes së disa bankave të tjera pas krijimit të saj, duke i lënë tregtarët pa mbështetje financiare. Në këtë mënyrë, bankës iu desh që të përfshihej direkt në jetën tregtare dhe ekonomike të vendit, duke ndërmarrë operacione krediti të zakonshëm.

Fokusi parësor i kreditimit të bankës ishin entet publike. Banka i shërbeu kreditimit të veprave publike që u ndërtuan nga huaja për punë publike të Shoqërisë për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë (SVEA).         Por edhe në këtë rast, kreditimi i kësaj banke ishte kryesisht afatshkurtër, me qëllim garantimin e likuiditetit. Ndërkohë, tregu dhe zhvillimi ekonomik kërkonin më së shumti kredi afatgjata dhe zhvillimore, veçanërisht për sektorin e bujqësisë, që përbënte edhe sektorin kryesor të ekonomisë së vendit në atë periudhë.

Banka Kombëtare, në vitin e parë të saj, akordonte kredi me 12% interes. Ndërkohë, në vitin 1927, interesat u reduktuan në 10%, për të vijuar më pas me 9%, që ishte niveli që mbeti në vitet pasuese.           Kreditë jo më të mëdha se 5 mijë franga përbënin 75% të kredive gjithsej në fillimin e viteve 1930, për t’u rritur më tej në vitet pasuese. Kjo është dëshmi, se në fushën e kreditimit, aktiviteti kryesor i saj ishte paradhënia për mundësimin e likuiditetit.

Ndërkohë, për paradhëniet në monedha ari dhe argjendi interesi ishte 5%. Për paradhëniet e garantuara nga mallrat pranë Magazinave të Përgjithshme, interesi që aplikohej ishte 6%. Për paradhëniet e garantuara nga valuta, tituj etj., aplikohej një komision 1% dhe interes 7%.

Aktiviteti i depozitave të kursimit nuk rezulton të ketë qenë një aktivitet shumë intensiv i bankës, për faktin se, mesatarisht, ato varionin si numër depozitash nga 500 deri në 1 200, në varësi të viteve. Numri i llogarive rrjedhëse rezultonte si numër 700 deri në 1 mijë. Llogaritë bankare të klientëve të zakonshëm ishin kryesisht depozita në franga shqiptare, ndërsa entet publike kishin depozita kryesisht në valuta të tjera.

Studiuesi shqiptar Aleko Haxhi, në studimin e tij të publikuar në revistën “Studime historike” të vitit 1965, evidenton se depozitat e kursimit në Bankën Kombëtare nuk përbënin as 4% të shumës së përgjithshme të kreditimit, çka do të thotë se emisioni i kartëmonedhave ka qenë pothuajse burimi i vetëm i kreditimit. Haxhi ka studiuar ndryshimin që ka pësuar roli kreditues i bankës para dhe pas luftës.

“Gjatë periudhës së pushtimit italian u zgjerua roli kreditues i bankës, duke ulur përqindjet e interesit bankar dhe u zgjerua drejtpërdrejt madhësia e kreditit. Në 1938 shuma e përgjithshme e kredive arrinte 6,1 milionë franga, ndërsa në vitin 1939 shkoi në 44 milionë franga dhe u rrit deri në 108 milionë franga në vitin 1943.    Kryesisht produktet bankare të kreditimit ishin paradhënie të ndryshme, skontime financiare dhe kredi në llogari rrjedhëse, si dhe kredi të tjera që zinin shumë pak peshë në portofolin e përgjithshëm të kredisë, duke mos arritur as nivelin 1%.” – shkruan Haxhi në studimin e tij. Referuar përllogaritjeve në këtë studim, vëllimi i kreditit në vitin 1943, krahasuar me vitin 1938 është shtuar me 17,8 herë.          Ndërsa gjatë pushtimit gjerman, banka akordoi kredi për qeverinë dhe ushtrinë, duke përdorur emisionet e parave dhe jo depozitat apo mekanizmat e tjerë financues të saj.

SI JEPESHIN KREDITË NGA BANKA BUJQËSORE

Kapitali i Bankës Bujqësore të Shtetit parashikohej 10 milionë franga ari, nga të cilat shteti shqiptar investoi, si paradhënie, në vlerën e 2,8 milionë frangave, ndërsa pjesa tjetër parashikohej të garantohej nga pjesëmarrja me ligj e enteve publike dhe nga subvencione të tjera, që do t’i akordoheshin asaj me kalimin e viteve, derisa kapitali të arrinte 10 milionë franga.       Kur të arrihej kapitali 10 milionë franga nga ana e shtetit, ligji parashikonte që, 5 vite më vonë, banka të niste procesin e kthimit të kësaj paradhënieje, një proces ky që do të zgjaste 50 vjet. Hapja e Bankës Bujqësore të Shtetit konsiderohej si një nga hapat më të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë.

Ndryshe nga Banka Kombëtare, që kishte në fokus emetimin e parasë shqiptare, Banka Bujqësore do të kishte për qëllim kreditimin e ekonomive bujqësore. Bujqësia përbënte sektorin kryesor të ekonomisë shqiptare, ndaj edhe çelja e bankës kishte si mision parësor zhvillimin e vendit.

Banka kishte për qëllim që të ndihmonte dhe t’i jepte shkas zhvillimit të fuqive ekonomike të vendit dhe posaçërisht bujqësisë. Për këtë qëllim, ajo pranonte edhe depozita në llogari rrjedhëse në veprime huaje, për t’i vendosur ato në dobi të ekonomisë së përgjithshme të shtetit.

Banka ushtronte kreditin bujqësor në favor të privatëve dhe enteve të krijuara me ligj. Po ashtu, banka kryente veprime, si: skontim kambialesh, çeqesh, jepte paradhënie kundrejt garancive të ndryshme, emetonte çeqet qarkulluese të veta, shërbime arke, financonte me kredi çdolloj punimi bujqësor e blegtoral, financonte blerjen dhe ndërtimin e godinave që i shërbenin bujqësisë e blegtorisë etj.

Banka Bujqësore akordonte hua afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata.

Huat afatshkurtra jepeshin për: punime fermash bujqësore, për përdorimin, transportimin dhe përpunimin e prodhimeve, për pagimin e qirave, si dhe për shpenzime sigurimi. Huat afatshkurtra jepeshin, gjithashtu, paradhënie mbi prodhimet bujqësore të depozituara ose të grumbulluara në depo publike ose private, ose të ruajtura në magazinat dhe fabrikat e prodhimit.

Banka akordonte hua në dobi të kooperativave dhe sindikatave bujqësore, që ishin të autorizuara prej Ministrisë së Ekonomisë Kombëtare, që të kryenin veprime krediti sipas ligjit për krijimin e Bankës Bujqësore.

Huat afatshkurtra akordoheshin edhe për blerjen e sendeve të dobishme, për ushtrimin e bujqësisë së anëtarëve të kooperativave dhe sindikatave, për paradhënie ndaj anëtarëve në rast përdorimi, për përpunimin dhe shitjen kolektive të prodhimeve të tyre etj.

Huat afatmesme akordoheshin për blerje kafshësh, makinash e veglash bujqësore; për mbjellje pemësh, transformim kullotash, sistemime të kufizuara tokash e meremetime ndërtesash. Banka akordonte huat e jashtëzakonshme për punime, të cilat u jepeshin bujqve që kishin investuar në këtë sektor, por që kishin mungesë likuiditeti.

Për të përfituar huat, bujqit dhe entet publike duhej të kishin një titull pronësie ose së paku një kontratë qiraje. Këto hua shlyheshin me këste vjetore, që nuk mund të ishin më shumë se 5 muaj  dhe që skadonin në kohën e korrjes më të mirë të pronës. Huat bujqësore me afat të gjatë jepeshin për ndërtime rrugësh në prona, për lidhje pronash,  për sistemim të tokës, ndërtim luginash e vendesh për t’u dhënë ujë bagëtive, për rrethimin e pronës, për ndërtime e meremetime ndërtesash bujqësore, për stalla, për sigurimin e ujit të pijshëm, për përdorimin e elektricitetit në bujqësi e blegtori, për ripyllëzime, mbjellje pemësh apo edhe për blerje tokash.

Lexo edhe :  Rama: Kundërshtarët tanë udhëhiqen nga urrejtja ndaj nesh

Këto lloj huash u jepeshin privatëve, enteve dhe shoqërive që zotëronin ose kishin me qira toka që dispononin hipotekë ose kishin një të drejtë ligjore për të kryer punime në to.

Projekti i Bankës Bujqësore parashikonte që huat me afat të gjatë, për 5 vitet e para nga çelja e bankës, të mos ishin më të mëdha se sa 1 mijë franga ari. Këto hua shlyheshin me këste vjetore dhe nuk mund të ishin më të gjata se 30 vjet, duke përfshirë kapitalin, interesin dhe shpenzimet.

Këto lloj huash garantoheshin kryesisht me akte hipotekare. Në rast se debitori nuk derdhte plotësisht në afatet e caktuara shumën e huas, ose secilin këst të radhës, atëherë gjykatësi hetues i juridiksionit përkatës, me kërkesën e bankës huadhënëse, mundej që, pasi të kishte bërë hetimet e rastit, të urdhëronte sekuestrimin dhe shitjen e sendeve që gjendeshin nën privilegj.

Huat me afate të gjata jepeshin me anë të shkrimit të një kontrate të posaçme kundrejt dhënies së një garancie hipotekare të privilegjuar.

BANKA E NAPOLIT SI BANKË KREDITUESE

Banka e Napolit në Shqipëri kishte krijuar një seksion të posaçëm, të emërtuar Krediti Agrar. Kjo bankë akordonte hua, që nisnin nga 1 vit dhe zgjasnin deri në 25 vjet e, ndonjë rast, edhe 30 vjet.

Vetë Banka e Napolit kishte hartuar një formular të posaçëm, i cili duhej plotësuar nga të gjithë ata që kishin interes për të marrë kredi. Në këtë formular veç emrit të personit që aplikonte për kredi, duhej shënuar edhe akti në mbështetje të të cilit kërkohej kredia; pra, akt blerjeje, kontratë qiraje për pronën, vendi ku ndodhej prona, qëllimi për të cilin kërkohej huaja etj.            Në rastet kur bujku nuk dinte të shkruante, atëherë degët e bankës ose zyrat bujqësore të komunave ofroheshin të bënin plotësimin përkatës. Për lehtësi veprimi për qiramarrësin, banka mund të pranonte në vend të kontratës së rregullt kur ajo mungonte, edhe një deklaratë të thjeshtë të pronarit të tokës. Në rastet kur aplikanti nuk dinte as shkrim e as lexim për të nënshkruar aplikimin e tij, mjaftonte vendosja e gishtit me bojë në kërkesë, në prani të dy dëshmitarëve. Hua me afat të shkurtër kjo bankë akordonte për shpenzime lëvrimi dhe mbjelljeje, për shpenzime vjeljeje, prodhimi, për plehrat, farërat, lëndë insekticidesh, për qira tokash, shpenzime sigurimi etj.

Përveç këtyre, seksioni i Kreditit Agrar jepte hua në formë paradhënieje edhe për prodhimet bujqësore. Këto hua i ktheheshin bankës, kur bujku ose pronari t’i kishte shitur prodhimet.

Huat afatmesme jepeshin për mbjellje vreshtash, pemishtesh dhe për ripërtëritjen e tyre, rregullimin dhe sistemimin e tokave etj. Huat me afat të gjatë jepeshin për ndërtimin e rrugëve ndër çifligje, ndërtim pusesh, ndërtim shtëpish bujqësore për banim të bujqve, magazinash, për punishte vaji, vere, djathi etj. Për huat afatshkurtër e të mesme, garancia ishte personale, d.m.th. me garancinë e një njeriu të besuar, por rol luante edhe vetë profili i bujkut.    Për huat me afat të gjatë duhej garanci me hipotekë, mbi tokat për të cilat merrej huaja ose mbi pasuritë e tjera të patundshme, që teknikët e bankës e çmonin të arsyeshme.

Seksioni i Kreditit Agrar, për të lehtësuar bujqit që nuk dinin të shkruanin dhe duke u mbështetur në dispozitat ligjore për kambiale që nuk e kalonin shifrën 200 franga ari, pranonte nga këta bujq që të vinin gishtin, por, në këtë rast, duhej prania e dy dëshmitarëve. Huat që akordonte Banka e Napolit në Shqipëri varionin me interes 6-7%, që konsiderohej shumë i ulët për kohën.

Për të nxitur kreditimin agrar, Banka e Napolit në Shqipëri, së bashku me zyrat e bujqësisë, kishin përgatitur një qarkore të posaçme, ku shpjegohej nevoja për kredi për zhvillimin e bujqësisë, mënyra se si merrej kredia etj.

Paralelisht me qarkoren, në vitet e para të operimit të kësaj banke, në zonat rurale të vendit u zhvilluan aktivitete të ndryshme informuese, ku të pranishëm ishin autoritetet lokale bujqësore dhe përfaqësuesit e Bankës së Napolit në Shqipëri, për të shpjeguar direkt te bujqit e blegtorët dobinë e huave.

FUQIZIMI I FAJDEVE

Në vitet 1930 u rrit ndjeshëm fenomeni i fajdeve, ku kamata tejkaloi edhe nivelin 100%. Kjo është analizuar nga dy studiuesit e ekonomisë, Iliaz Fishta dhe Veniamin Toçi, në botimin “Gjendja ekonomike e Shqipërisë në vitet 1912-1944, prapambetja e saj, shkaqet dhe pasojat”. Sipas studiuesve, kriza ekonomike përkeqësoi ndjeshëm gjendjen e punonjësve shqiptarë, duke i detyruar ata që të hynin në borxhe te pronarët e tokave dhe fajdexhinjtë.

“Huat jepeshin me kushte tepër të rënda dhe nën pengun e së vetmes pasuri të paktë që mund të kishte fshatari. Në qytete të huaja jepej me një kamatë 25-35%, e garantuar me banesën e huamarrësit. Në fshat, huaja jepet me kamatë shumë të lartë.” – evidentojnë studiuesit.

Kriza e borxheve ishte një problematikë që diskutohej gjerësisht edhe në shtypin e kohës. Studiuesit përmendin një autor, sipas të cilit, “shumica e bujqve e merrnin huan e fajdexhiut kur ishin në pikë të hallit për të blerë drithë gjer në kohën e lëmit, për të blerë farën që u mungonte, për të zëvendësuar kafshën e punës që i kishte ngordhur etj.”. Huat për nevoja të ngutshme dhe me afat të shkurtër jepeshin me një kamatë shumë të lartë, që arrinte 100-13%. Për huat që jepeshin për pak ditë, kamata arrinte deri në 500%.

Sipas studimeve të bëra për këtë periudhë, rezulton se në fillim të vitit 1937, borxhet e deklaruara ishin afërsisht 35 milionë franga ari. Vetëm në Korçë kishte 7 milionë franga ari borxhe dhe 70-80% e bujqve kishin lënë peng për borxhe pasurinë e tyre. Në Tiranë, sipas një ankete të gazetës “Arbënia”, në vitin 1936, nga 7 876 shtëpi, dyqane e depo, 5 500 prej tyre ishin lënë peng te fajdexhinjtë për huat që kishin dhënë këta të fundit.

Fishta dhe Toçi evidentojnë faktin, se “boshllëkun” në kreditim të lënë nga banka e kishin plotësuar fajdexhinjtë. Në fund të vitit 1935, banka kishte dhënë kredi në vlerë 3,8 milionë franga ari, ndërsa ato të dhëna nga fajdexhinjtë rezultonin thuajse 10 herë më shumë në vlerë.

NJË IDE PËR ARKAT E KURSIMIT NË SHQIPËRINË E VITIT 1939

Arkat e Kursimit u krijuan në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore, por ideja është diskutuar më herët. Propozimi për ngritjen e Arkave të Kursimit shtrohet publikisht nga revista ekonomiko-kulturore “Java” në marsin e vitit 1939.

Është publicisti Alo Dhusha, ai që propozoi aplikimin e modelit të Arkave të Kursimit njësoj si Greqia, e cila kishte pak kohë që e kishte aplikuar dhe po rezultonte një model i suksesshëm. “Në Shqipëri ekziston ideja e kursimit, mjaft e përhapur, por në mënyrë që, në vend që të jetë ky veprim ekonomik-kursimi, një gjë e dobishme, një virtyt, ndër ne është një gjë shumë e dëmshme dhe paraqitet si një ves që duhet çdukur.

Në fakt, pothuaj të gjithë shqiptarët, nga të ardhurat e tyre të përditshme, do të heqin diçka mënjanë. Këtë gjë e bëjnë edhe ata që fitojnë shumë, edhe ata që fitojnë “sa për bukë”. Të parët, kursimet i përmbledhin në kasafortat e tyre dhe posa të formohet një shumë, e përdorin për të rrjepur njerëzit e tjerë me anën e fajdesë. Të tjerët, ata që fitojnë “sa për bukën”, i përmbledhin dhe i varrosin nëpër vrima të padukshme dhe ose një ditë transformohen edhe ata në fajdexhinj, ose i lënë ato të holla të varrosura dhe i gjejnë, ndonjëherë nuk i gjejnë fare, pas vdekjes së tyre, trashëgimtarët.

Në çdo rast, pra, kapitali që formohet ndër ne me anën e kursimit, në vend që të jetë në dobi të ekonomisë sonë, është në dëm. Ose do të jetë i vdekur, ose do të jetë kapital hajdut, shfrytëzonjës, torturonjës e që paralizon lëvizjen ekonomike duke penguar çdo zhvillim. Edhe në vendet e tjera, siç thoshim në numrin e kaluar, e kanë përballur këtë problem, i cili u krijua për shkak të injorancës së masave dhe të pangopësisë së elitës së saj.

Masat që u muarrën në vendet e tjera, janë të shumta dhe të ndryshme. Por kudo problemi u zgjidh me anën e Arkave të Kursimit që u krijuan.

Njëherë u deklarua kapitali që formohet nga kursimi, i depozituar në arka kursimi, disi i privilegjuar. Interesi, fryti që u jipte depozitarëve, u caktua ma i naltë se interesi i pranuar për kapitalin përgjithësisht. Kapitali ndër arkat e kursimit fitoi me ligjë njëlloj imuniteti; nuk sekuestrohet as për detyrime private e as shtetnore. Këto kapitale i garanton shteti. Kësi arkash kursimi u krijuan shtetnore, para shtetnore dhe pranë çdo banke.” – shkruan Dhusha, ndërsa shpjegon propozimin e tij te “Java”.

Në Greqi, Arkat e Kursimit ishin krijuar pak kohë më parë, si pjesë të zyrave të Postë-Telegrafëve. Greqia kishte thjeshtuar formalitetet e depozitimit dhe tërheqjes së tyre, dhe kishte garantuar, përmes zyrave postare, përhapje edhe në fshatrat më të thella të saj. Modeli grek që Dhusha sugjeronte që të aplikohej në Shqipëri, pranonte depozita edhe me 1 dhrahmi, ndërsa ata që i zotëronin ato, vetëm me anë të një libreze mund të tërhiqnin para nga çdo degë e Arkave të Kursimit, pavarësisht vendit se ku i kishin depozituar ato.

“Tashti, në fund për t’i dhënë përhapje idesë së kursimit, kanë marrë një masë që na pëlqen ta shënojmë. U kanë shpërndarë nxënësve të shkollave nga një kuti të vulosur me Arkën e Kursimit të postës. Çdo nxënës hedh atje ç’i fal babai ose ndonjë njeri tjetër dhe në krye të javës e çon në zyrën postare, e cila e çel kutinë dhe pasi të bëjë formalitetet e depozitimit, ia kthen nxënësit përsëri kutinë e vulosur.

Të fundit

Stuhia ‘Atena’ përmbyt Athinën! A do të preket edhe Shqipëria?

Stuhia “Atena” ka goditur një pejsë të Greqisë duke shkaktuar përmbytje në Athinë dhe në Rodos. Mediat helene raportojnë...

Dyshohet se vuan nga një sëmundje e rëndë, ja si paraqitet gjendja e Safet Gjici

Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili i ndodhet prej disa ditësh i shtruar në spital pasi vuan nga një sëmundje e rëndë, ka...

Meta: Sot nderojmë liderin e ‘Lëvizjes Studentore’ që solli demokracinë në Shqipëri

Kreu i PL, Ilir Meta, ka përkujtuar në rrejtin e tij social Facebook, liderin historik të “Lëvizjes Studentore” që solli pluralizmin politik dhe demokracinë,...

Balluku: Aksi Thumanë-Kashar ka rrugë alternative, së shpejti mbikalim

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku iu kundërpërgjigj akuzave të opozitës, lidhur me autostradën Thumanë-Kashar. Balluku tha se aksi Thumanë-Kashar është me standarde europiane....

Berisha: Vrasja e Azem Hajdarit, krim terrorist shtetëror

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka kujtuar sot 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të Azem Hajarit. Me anë të një postimi në rrjetet sociale,...

Lajme të tjera

Web TV