Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Qafa e Martës, Dilaver Backa tregon: Lapidarët e luftës “flasin” në çdo kohë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa afron 80 vjetori I çlirimit të vendit nga pushtimi nazifashist, përkujtimet e ngjarjeve historike që lidhen me këtë jubile vijnë njëra pas tjetrës. Në çdo cep të Shqipërisë ka gjurmë betejash dhe heronjsh që syhohen të mbahen gjallë, si kujtesë e egzistencës së kombit. Qafa e Martës është njëra prej tyre. Nga ana gjeografike konsiderohet si porta hyrëse në zonën e Skraparit. Ndërsa nga këndvështrimi historik si vendi ku janë zhvilluar shumë beteja.

Pikërisht këtu, Dilaver Backa (Xhakollari), dikur në rangun e një gjenerali ushtrie dhe aktualisht I dekoruar dy here nga Komiteti I Politikave Ballkanike, si një patriot I madh I vendit të tij, ja doli një misioni paksa të vështirë; rivendosi te lapidari në Qafën e Martës pllakën që kujton dëshmorët e rënë në Luftën e Parë Botërore, në Luftën e Dytë Botërore, si dhe krijimin e batalionit partisan “Riza Cerova”.

Për autorin e dy librave të botuata, atë të titulluar “Maleve” dhe Jeta jonë” ku shkruan për Qafën e Martës dhe historinë e saj, ishte si e papërmbushur kujtesa historike e vendlindjes së tij dhe më gjërë. Lapidari kishte kohë që nuk “ fliste”. Sa për shkak të një errozioni natyral aq edhe njerëzor! Sipas ish ushtarakut skraparlli brezat që vijnë duhet ta dine historinë e kësaj qafe; simbolin e bashkimit në momentet e rënda për vendin. Të njihen me ngjarjet, betejat, datat, të rennet në luftë. “Organet përgjegjëse të Skraparit, Korçës e Kolonjës duhet të shtojnë kujdesin për mirëmbajtjen e tyre se përgjigjen para ligjit” e shikjon këtë si shqetësim edhe nga përvoja e juristit Dilaver Backa.

E ndjente si detyrim moral por jo vetëm, se duhej bërë diçka për të nderuar të rennet në këtë vend me kaq histori, ku trimëria, bujaria, besnikëria, mënçuria e banorëve janë mishërim dhe product I vetë ambjentit ku ata jetojnë. Sepse pas viteve 1990-të nderimet dhe ngjarjet historike u bjerrën dhe u harruan.

Ai nuk mund të ndihej I qetë pa lënë një dëshmi historike te Qafa e Martës. I vinte në mendje që këtu në vitin 1913, te vendi I quajtur “ Shkëmbi I bardhë” mbi Çemericë, u vra komandanti I çetës Lace Backa, kapedan I asaj kohe. U vra edhe Zote Zotua nga Frashëri që shoqëronte Mihal Gramenon për tu takuar me Lace Backën me çetën e tij. Si dhe me klerikun patriot bektashian Baba Fetah Backa. Po në vitin 1913 kur sulmoi ushtria greke, te Qafa e Martës u vranë pesë backallinj: Lace Backa, Ibrahim Rrahmani, Qazim e Tahir Xhixho, Avdyl Lako dhe Nasi Spiro, ky I fundit anëtar I çetës së Sali Butkës. Këtu Riza Kodheli u ndhesh me gjermanët te vendi I quajtur “ Selenica e Pisshës” ku ranë dëshmorë partizanët Hysen Fega, Malush Buzali, Kasëm Gjoni, Qani Iljazi, Dilaver Topçiu, Kasëm Ramo e Xhuzepe Italiani. Ceremonia mortore u mbajt në Qafën e Martës.

Lexo edhe :  “Braveheart”, një luftë e përgjakshme për liri

Pse këto ngjarje po harrohen! Shkaqe dhe arsye mund të numurohen, por kurrsesi datat, ngjarjet, emrat që presin një tufë lule çdo përvjetor, qoftë edhe simbolikisht nuk duhet të ndodhin. Dilaver Backa shpreson se diçka do të ndreqet e shkojë më për mire në të ardhmen, teksa kujton I përmalluar se festimet për këto ngjarje historike dikur organizoheshin plot nderim nga populli I zones së Skraparit, Kolonjës e Korçës.

Autentik në dëshmitë e tij si ish ushtarak I lartë dhe racional në rrëfime, Dilaveri më në fund vendosi ti rikthehet edhe një here Qafës së Martës. Me devizën e tij të palëkundur prej skraparlliu se vlera më e madhe në këtë botë është nderi dhe atdheu. Bëri çmos ti jape jetë nderimit historik te Qafa e Martës. Bashkë me dy djemtë e kunatit të tij, vëllezërit Elton dhe Zamir Shahinasi, qytetarë dhe sipërmarës model në Korçë, të shoqëruar nga inxhinier Avdyl Drabo, treguan një akt të rrallë vullneti dhe investimi te lapidari në Qafën e Martës. Përmbushën dëshirën e thekur të Dilaverit dhe me këmbëngulje e përpjekje të admirueshme rezistence ja dolën cilësisht dhe në përmbajtje të vendosnin pllakën përkujtimore në lapidar.

“As për babain tone nuk kemi bërë kaq nderim o xhaxhi sa për Lace Backën” I thanë me shaka dy vëllezërit Shahinasi kur misioni në zonën malore të Qafës së Martës u pa I realizuar. Ndërkaq, afër Qafës së Martës, afër stanit të tij, Dilaver Backa ka gatitur edhe ‘banesën’ e fundit familjare. Epitati që shkruan “Këtu më duket balta më e ëmbël se mjalta” flet më sëmiri se sa të thella I ka rrënjët e gjakut dhe të shpirtit me këtë vend.

Në Qafën e Martës tashmë ka një dëshmi që flet për historikun e saj. Falë këmbënguljes dhe aktit patriotik që ndërmori në këtë jubilee të 80 vjetorit të çlirimit të vendit një backalli në nderim të histories që mbart Qafa e Martës.

Të fundit

Nesho: Rama përpiqet të fitojë mbështetjen e diasporës pa kundërshtarë për zgjedhjet 2025

I ftuar në intervistën e ditës, në një program televiziv Diplomati Agim Nesho i cili foli mbi vizitën e...

Bëri simbolin e shqiponjës dykrenare në mes të Beogradit, arrestohet një zviceran

Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç tha se policia në Beograd ka arrestuar një shtetas zviceran, i cili në cep...

E akuzuan se përdorte lëndë narkotike, kantautori Gjergj Jorgaqi flet pa dorashka

Kantautori Gjergj Jorgaqi ka ndarë një anë tjetër tijën në një program televiziv. Ndërsa përshkroi momentin e vështirë që kaloi teksa e bija ishte në...

Studimi i ri zbulon evolucionin e shkretëtirës Taklimakan

Një studim i ri nga studiues nga Universiteti Lanzhou i Kinës ka dhënë njohuri të vlefshme mbi formimin dhe evolucionin e shkretëtirës Taklimakan, më...

Bllokimi i gazetarëve në Kapshticë, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron bllokimin e reporterëve dhe operatorëve të mediave të Shqipërisë në pikën kufitare të Kapshticës, ditën e djeshme, thyerje...

Lajme të tjera

Web TV