Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Kujtimet e ish-presidentit/ Gjeneral Prodani, i tha Mehmet Shehut: Mos na godisni shokët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mesin e dhjetorit të vitit 2012, Shtëpia Botuese “Toena”, nxori në qarkullim, vëllimin e dytë të librit me kujtime të Presidentit të Republikës, z. Alfred Moisiu, vëllim, ku përfshihet periudha kohore e shërbimit në Ushtrinë Shqiptare, pas kthimit nga studimet në Akademinë e Inxhinierisë Ushtarake në Moskë, nga viti 1958, deri në janar 1985, që është dhe koha e daljes së tij në pension. Në këtë periudhë, tregohet veprimtaria e tij, që nga detyra e instruktorit në Drejtorinë e Xhenios të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, deri si zëvendësministër i Mbrojtjes, dhe më pas koha e vuajtjes së dënimit, pas uljes në detyrë, si shef Xhenio Brigade, në Burrel.

Jepen të dhëna gjatë punës si Komandant Brigade në Kavajë, për zhvillimet në Ushtrinë Shqiptare, pas daljes nga “Traktati i Varshavës”, mbi të ashtuquajturin “Puç Ushtarak” në vitin 1974-‘75, mbi fortifikimin, mbi periudhën e spastrimeve në ushtri, pas vetëvrasjes së Mehmet Shehut, në dhjetorin e vitit 1981. Më tej, tregohet për kohën në pension, për zhvillimet demokratike, për punën si ministër i Mbrojtjes, në Qeverinë Teknike të vitit 1991-1992, vazhdimi i karrierës së mëtejshme në atë ministri pas fitores së Partisë Demokratike, në vitin 1992, deri në vitin 1997, përfshi edhe ngjarjet e atij viti të paharrueshëm. Flitet mbi organizimin dhe veprimtarinë e Shoqatës Shqiptare të Atlantikut, deri në qershor 2002, kohë ku ai zgjidhet President i Republikës së Shqipërisë.

Në këtë shkrim, është përzgjedhur kapitulli, ku flitet për ngjarjet e dhimbshme në Ushtrinë Shqiptare, gjatë viteve të diktaturës komuniste. Në pjesën e parë të materialit të përzgjedhur, flitet për akuzat e para dhe më tej dënimin e Beqir Ballukut, akuzat dhe mbledhjet e frikshme, dhe fillimi i spastrimit që depërtoi deri në themelet e Ushtrisë Shqiptare. Me shumë rëndësi është trajtimi i figurës së ish-kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes Popullore, Mehmet Shehut, i cili në këtë pasazh, shfaq dyshimet e tij të para dhe pasigurinë, tek i thotë Muhamet Prodanit, “Mbylle gojën, se do ta hash edhe ti! Nuk e kupton që s’kam ç’të bëj…”!

NGJARJET E TË ASHTUQUAJTURIT “PUÇ USHTARAK”

Nga fundi i vitit 1972, në Teatrin Popullor u shfaq pjesa teatrale e Mirush Jeros, “Njollat e murrme”. Për këtë pjesë teatrale në shtyp, pati komente të ndryshme pozitive, por edhe në biseda, flitej se në art, po frynte një erë e re liberale, që premtonte diçka më ndryshe. Mehmet Shehu, kur e kishte parë, ngaqë e kishte pëlqyer, e kishte duartrokitur, kurse për Enver Hoxhën tregonin, se kur pas disa ditësh e pa, gjatë gjithë shfaqjes kishte qëndruar fytyrëngrysur, mandej, në fund e kishte anatemuar. Në mars të vitit 1973, në një mbledhje të aparatit të Komitetit Qendror të PPSh-së, Enver Hoxha lëshoi ndaj Fadil Paçramit, akuzën që se priste kurrë, duke e quajtur atë; “Rrufjan politik”, shprehje ende e padëgjuar më parë, nga goja e tij.

Si me komandë, filloi ndjekja e shkrimtarëve të dramave, një nga të cilët ishte edhe Fadil Paçrami. Kur në mesin e vitit 1973, u zhvillua Plenumi i 4-t i Komitetit Qendror të PPSh-së, u shpallën “armiq” dhe u dënuan; Todi Lubonja, Dashnor Mamaqi, Fadil Paçrami, si dhe disa kuadro të tjerë, të sektorit të edukimit dhe kulturës. Dukej qartë se, pavarësisht se si servireshin problemet, përpara do të kishim një furtunë, por asnjëherë nuk mund ta kishim menduar, atë që ndodhi më vonë. Ky plenum ishte shumë i ashpër, por kryesisht u përqendrua në sferën e kulturës dhe të ideologjisë. Vendimet e këtij plenumi, me kuadrot kryesorë të Ushtrisë, u punuan në Durrës.

Ndër të tjera, i deleguari i Komitetit Qendror të PPSh-së, në mbledhje, cilësoi që; “ushtarakët nuk janë thelluar sa duhet në konkluzionet e plenumit”, gjë e cila na vuri në dyshime, se në të ardhmen, edhe me Ushtrinë, mund të ndodhte diçka e ngjashme. Më kujtohet se gjatë pushimeve të aktivit, tek po bisedoja me gjeneral Todi Naçon, që pse po zhvillohej një aktiv i veçantë me ushtarakët, për një problem që nuk kishte të bënte me detyrat tona kryesore, i thashë: “Besoj se kjo nuk po bëhet kot! Me sa duket, edhe me ne, në të ardhmen, duhet të ndodhë ndonjë gjë”.

Sigurisht nuk dinim asgjë konkrete, por po shihnim se përvijohej një taktikë tashmë e njohur e Partisë, që kohë pas kohe, duhej gjetur ndonjë grup armiqësor, gjë që jo vetëm tërhiqte vëmendjen nga problemet e përditshme të njerëzve, por edhe i bënte njerëzit me funksione, që të mendonin se kush e kishte radhën më pas. Atë kohë kishte në vazhdimësi anekdota të ndryshme, me domethënie të forta politike, të cilat i atribuoheshin Shkodrës, por që nuk vinin vetëm prej andej. Kështu filloi të qarkullonte një fjalë, ose mundet të ishte edhe anekdotë, që i atribuohej një personaliteti të lartë të kohës se: “Vetëm shoku Enver e ka karrigen me katër këmbë, ne të tjerët të gjithë e kemi me tri këmbë”!

Kjo thënie kishte brenda një realitet, se të gjithë mund të gabonin dhe vetëm ai nuk gabonte, jo pse kjo nuk mund të ndodhte, por gabimet e tij, ose nuk viheshin në dukje, ose rregulloheshin pa bërë zhurmë, apo kalonin në llogari të tjerëve, të cilët edhe paguanin për to, megjithëse roli i tyre, mund të kishte qenë sekondar. Gjeneral Halim Ramohito, shkruan në kujtimet e tij: “Për të gjitha dështimet dhe pasojat negative që rrodhën nga zbatimi i të ‘ashtuquajtura reforma’, të iniciuara nga Enveri më 1974, përgjegjësinë na e kaloi neve, siç ishte në karakterin e tij, që në situata kthesash dhe vendimesh të tilla të rëndësishme, në raste dështimesh, fajet dhe përgjegjësitë, t’ua hidhte përsipër të tjerëve”!

Jam plotësisht dakord me këtë konkluzion të nxjerrë nga gjeneral Ramohito, i cili, për vetë funksionet politike që ka kryer në Ushtri, e ka njohur shumë mirë diktatorin. Aty, nga mesi i gjashtëmujorit të parë të vitit 1973, sekretarja e drejtorisë, e ndjera Anastasi Budina, më informoi se nga Instituti i Studimeve Ushtarake, kishin sjellë një material, që duhet ta shikoja vetëm unë si drejtor, dhe për të cilin duhet të jepja mendim me shkrim. Impenjimet ndaj detyrave të shumta, më detyronin që dy të tretat e muajit, t’i kaloja poshtë në njësi e reparte, duke kontrolluar dhe ndjekur punimet fortifikuese. Gjeneral Ernest Jakova, në atë kohë zëvendësdrejtori i Institutit të Studimeve Ushtarake, disa herë kishte këmbëngulur për këtë dhe më kishte thënë se; materiali duhej parë patjetër, pasi kjo ishte porosi e ministrit.

Kështu, një të diel të muajit maj 1973, që në mëngjes shkova në zyrë, për të studiuar materialin, i cili më vonë u emërtua “Materiali i zi”, që do të ishte shkaku i fillimit të një kryqëzate të paparë në historinë e ushtrisë, por edhe për gjithë Partinë. Nuk i vura aq rëndësi studimit të këtij materiali, duke e konsideruar atë më shumë si një shkrim teorik, sesa si një vijë e përgjithshme, për ndërtimin e strategjisë ushtarake të vendit. Kuadrove të larta ushtarake, për pjesën më të madhe të tyre, që studiuan këtë material, as që u kishte shkuar ndër mend, se çfarë pasojash do të sillte më pas leximi i tij, e sidomos mendimi me shkrim që do të jepnin, i cili kërkohej me çdo kusht.

Pra, materiali që duhej lexuar dhe studiuar, për të dhënë mendime, me sa më kujtohet, mund të kishte afro 250-300 faqe. Materialit të hartuar, si zbërthim i Tezave të Këshillit të Mbrojtjes, i hodha një sy vetëm kapitullit të fillimit, ndërsa u përqendrova me kujdes në pjesën e fortifikimit, që ishte pjesa ime profesionale, për të cilën unë kisha përgjegjësi të veçantë. Gjatë leximit, më ra në sy një kontradiktë paksa e çuditshme, pasi, teksa bëhej fjalë për një fortifikim solid, në të njëjtën kohë, rëndësia kryesore, i kushtohej mbrojtjes së manovrueshme.

Kjo më bëri shumë përshtypje, sepse nuk kuptoja pse duhej bërë gjithë ai fortifikim dhe shpenzim, kur mbrojtja do të ishte e manovrueshme, që parashikonte lehtësisht tërheqje në thellësi, deri në luftë partizane. Mbrojtja e manovrueshme, është e njohur si formë luftimi dhe operacioni, por ajo kryesisht përdoret nga ushtritë e mëdha, që kanë territore të gjëra. Ato i kanë mundësitë të organizojnë mbrojtje të tilla, duke u tërhequr për të lëshuar territore, derisa të arrihet raporti i duhur i forcave, për të kaluar në të pastajmen, në kundërgoditje, ose kundërmësymje.

Nisur nga ky konkluzion, i përshkruar në mënyrë groteske, shënova që nuk isha dakord, me atë çfarë lexova në material. Sugjerova që; kjo mënyrë shtrimi i problemit, nuk korrespondonte me atë çfarë po bënim konkretisht në ushtri, duke kryer shpenzime të mëdha për fortifikimin e vendit dhe pastaj këto breza mbrojtjeje të fortifikuar, të lëshoheshin me aq lehtësi. Konkluzionet i nxora si profesionist i asaj pune, pa ditur që kjo do të luante një rol tepër të rëndësishëm, në shmangien e goditjes ndaj meje.

Më kujtohet, kur po bëhej diskutimi për këto probleme në Parti, rastësisht takova gjeneral Halim Ramohiton, i cili më shprehu mendimin e tij, se kishte qenë i befasuar, për çka unë kisha shkruar. Kur e bëra atë vlerësim, as që më kishte shkuar në mëndje, se çfarë roli mund të luante. Gjykimin rreth materialit e bëra, nisur nga ana profesionale, duke arsyetuar mundin dhe shpenzimet për fortifikim, si një vlerësim dhe përdorim i pamjaftueshëm i tij, në zhvillimet e operacioneve luftarake. Në qershor 1974, u hap lajmi se Beqir Balluku, në mbledhjen e Byrosë Politike, ishte vënë në vështirësi serioze, kur ishin diskutuar problemet e zbatimit të Artit Ushtarak Popullor, dhe sidomos vërejtjet në interpretimin e “Tezave të Këshillit të Mbrojtjes”.

Nën zë thuhej se Beqiri, ishte përjashtuar nga Byroja Politike. Nuk na besohej që ai ta pësonte, duke qenë i njohur, si një nga besnikët më të mëdhenj të Enver Hoxhës. Beqir Balluku, në ndarje të nën zëshme, cilësohej si pjesëtari i katërshes kryesore të udhëheqjes së asaj kohe. Ditën e festës së ushtrisë, më 10 korrik 1974, Beqir Balluku, nuk u duk gjëkundi, gjë që vërtetoi më së miri, zërat që po qarkullonin. Lufta e klasave vazhdonte me zigzaget e saj, herë ngrihej dhe herë ulej, sikurse e cilësonte Nexhmije Hoxha në studimet e saj teorike. Megjithëse përplasje të tilla, në sferat më të larta të PPSh-së, nuk kishin ndodhur që prej vitit 1955, kur u goditën Tuk Jakova dhe Bedri Spahiu, megjithatë, kohë pas kohe, kishte ndodhur të shpalleshin armiq anëtarë të ndryshëm të Komitetit Qendror, por kësaj here, bëhej fjalë për numrin katër të hierarkisë së Udhëheqjes së lartë Komuniste.

Materiali i hartuar nga grupi i punës, nën drejtimin e gjeneralëve Ernest Jakova dhe Spiro Shalësi, që na u dha neve për t’u njohur, më vonë u quajt “Materiali i zi”. Kur atyre iu kërkua llogari për atë, ata deklaruan se ishin thirrur nga Beqir Balluku dhe iu ishte thënë se kjo detyrë, duhej bërë sipas porosisë së dhënë direkt nga shoku Enver. Mandej, në vazhdimësi, iu kishte thënë që të mos shqetësoheshin shumë për çështjen e Tezave, sepse, në fund të fundit, ato duhen verifikuar dhe vërtetuar, si teorikisht, ashtu edhe praktikisht. Me këtë ai kishte dashur të thoshte se; Tezat mund të revizionoheshin, duke synuar përmirësimin e tyre, duke aluduar se nuk duhej pasur frikë, pasi kjo detyrë po kryhej direkt, me porosinë e Komandantit të Përgjithshëm.

Lexo edhe :  29 tetor 1923/ Turqia, shpallet Republikë, Ankaraja zgjidhet kryeqytet

Kur Tezat u shpallën nga Mehmet Shehu, edhe nga ana tij u tha se ato duheshin verifikuar në praktikë dhe se mund t’u bëheshin ndryshimet e duhura, nëse shihet e arsyeshme. Spiro Shalësi, tregonte se Petrit Dume, në qershor të vitit 1973, i kishte thënë; mos u merrni me materialet, edhe pse e dinte që kjo punë bëhej me urdhër të ministrit. Në fakt, nëpër ministri flitej se një grup i përzgjedhur teoricienësh, është veçuar diku në një shtëpi pushimi dhe po punon për të zbërthyer Tezat. Kjo, sikurse kisha dëgjuar, po bëhej me urdhër të ministrit Balluku dhe me porosi direkte, të Enver Hoxhës. Disa e komentonin këtë si një përpjekje të Ballukut, për të balancuar goditjen që ai kishte marrë, pasi Tezat, nuk u përgatitën nga aparati i Ministrisë nën drejtimin e tij, por personalisht nga Mehmet Shehu.

Megjithatë, asnjërit nuk mund t’i shkonte ndërmend, mbi rrjedhën tragjike që do merrte kjo punë, në jetën e Beqir Ballukut dhe të tjerëve. Enver Hoxha, duke iu drejtuar Ballukut në Byro, në lidhje me faktin se çdo gjë bëhej me porosinë e tij, është shprehur: “Siç më thotë Hito, ti e ke gënjyer atë me Petritin, sikur për materialet që po përgatisje, paskësh dijeni edhe shoku Enver; kurse me shokun Enver, ke folur vetëm për strukturën e aparatit të Ministrisë, ose për metodën, dhe ai të ka thënë se; këtu nuk është çështje strukturore, por është çështje metode dhe stili në punë. Asnjë fjalë nuk i ke thënë shokut Enver, për materialin që po përpunonit”!

Akuzat ndaj Beqir Ballukut, në mbledhjen e Byrosë Politike, morën një drejtim që nuk kishte të bënte me punën kërkimore shkencore, sikurse trajtohej përpunimi i “Materialit të zi”. Enver Hoxha i kanalizoi veprimet e Ballukut, si përpjekje të tij për të përçarë Partinë. Kështu, Enveri tha: “Një nga drejtimet e veprimtarisë së Ballukut, është synimi i përçarjes mes Enverit dhe Mehmet Shehut”. Më tej, Enver Hoxha e zhvilloi fantazinë e tij mjeshtërore: “Veprimtaria e Beqirit, ka pasur dy qëllime: qëllimi i parë: të krijonte përçarje në udhëheqje, të realizonte dobësimin e saj dhe, qëllimi i dytë: të arrinte të dobësonte Ushtrinë, dy nga drejtimet më kryesore, që synon të realizojë armiku. Të dyja këto qëllime, dashur pa dashur, shoku Beqir, janë armiqësore”.

Në Ushtri, këto ngjarje ende nuk njiheshin në tërë përmbajtjen e tyre. Ato u bënë të njohura në muajin korrik 1974, ku me kuadrot kryesorë të Ushtrisë, në Golem të Durrësit, u organizua një mbledhje mësimore. Konkretisht, aty u debatua fort për Shkollat e Lira Ushtarake, për materialin teorik ushtarak të përgatitur dhe për problemet e punimeve fortifikuese në Ushtri. Si pjesëmarrës, ishim izoluar në kampingun e ngritur për ne me qëllim, që deri në përfundim të punës, askush të mos largohej. Aty, ne, me njëri-tjetrin, flisnim me hamendësime, sepse asnjëri nuk dinte ndonjë gjë të sigurt. Edhe në 10 korrik, që ishte “Festa e Ushtrisë”, na hipën në autobusë për të na çuar në shtëpitë tona, sa për t’u ndërruar dhe për të marrë pjesë në mbledhjen solemne, dedikuar asaj date.

Mandej, pas mbarimit të mbledhjes, pasi ri-veshëm në shtëpitë tona uniformat e stërvitjes, u kthyem në Golem. Po ato ditë, në Durrës u zhvillua aktivi i Ushtrisë. Sipas materialeve të botuara më vonë, rezultoi që në mbledhjen e Byrosë Politike, Enveri i kishte dhënë Mehmet Shehut porosinë, që me kuadrot kryesorë të Ushtrisë, të punoheshin shqetësimet e Byrosë, ku të ishin prezent, përveç ministrit Balluku, edhe disa anëtarë të udhëheqjes. Një ditë, para se të shkonim në Durrës, te Vila e Zogut, ku do të bëhej diskutimi për konkluzionet e Byrosë Politike të PPSH-së, Petrit Dume, më tha mua dhe Muhamet Prodanit, që të qëndronim në krah të Beqir Ballukut. Qëllimi ishte që gjatë zhvillimit të punimeve, të ishim pranë ministrit, se mos i ndodhte ndonjë gjë. “Menduam për ju të dy, sepse formalisht, ai ende është në udhëheqje, ndaj nuk mundet që pranë tij, të vendosen oficerë të thjeshtë”. Megjithatë, asnjërit prej nesh nuk i shkoi në mendje, se gjërat po merrnin kahun që u vërtetua më vonë.

Salla e mbledhjeve në Vilën e Zogut në Durrës, ishte mbushur me kuadrot kryesorë të Ushtrisë. Në podium kishin zënë vend: Mehmet Shehu, Hysni Kapo, Ramiz Alia, Rita Marko, Kadri Hazbiu, Hekuran Isai. I pari e mori fjalën Mehmet Shehu, që tashmë ishte ngarkuar edhe me detyrën e ministrit të Mbrojtjes, veç asaj të kryeministrit. Ai bëri një përmbledhje të fjalës së Enver Hoxhës në Byronë Politike, mbajtur në qershor të atij viti. Pas tij, e morën fjalën shumë kuadro të lartë të Ministrisë dhe Ushtrisë, të cilët kritikuan me forcë Beqir Ballukun. Po befasohesha për çka dëgjoja aty, që brenda një kohe të shkurtër, pjesëmarrësit në diskutim, ndryshuan mendim aq shpejt për ministrin, të cilin jo vetëm e respektonin, por ndaj tij tregonin, servilizëm të vazhdueshëm.

Sa hipokrite dhe të pabesa dukeshin ato deklarime! Ndërkohë Beqiri, i shpërqendruar dhe ende i pa kthjelluar mirë me çka po ndodhte, në një copë letër, shkruante ndonjë fjalë, si: “armik”, “tradhtar”, e të tjera thënie që dëgjonte nga goja e ish-vartësve të tij, gjatë diskutimeve. Fakti që nuk ishte ulur bashkë me pjesëtarët e tjerë të udhëheqjes, tregonte se për të, gjithçka kishte marrë fund, pavarësisht se lëvizte me makinën “Benz” të tijën dhe i shoqëruar nga roja vetjak i tij.

Fillimisht u kuptua, sikur kjo do të mbetej vetëm te Beqir Balluku, Ernest Jakova dhe Spiro Shalësi. Thuhej që Petrit Dume bashkë me Hito Çakon, ishin nismëtarë të zbulimit të veprimtarisë së tyre. Pra, si të tillë, dolën si heronj të Partisë që shpëtuan Ushtrinë nga e keqja e madhe që i kanosej, ndaj, megjithëse u larguan nga postet që mbanin më parë, Lëvizja u konsiderua si shpërblim: që të dy u emëruan zëvendësministra. Në korrik të vitit 1974, Enveri, duke folur në Byronë Politike, për Petrit Dumen dhe Hito Çakon, tha: “Të dy këta shokë, kanë meritën se kundërshtuan vijën e gabuar dhe tradhtare të Beqir Ballukut dhe luftuan vazhdimisht kundër pikëpamjeve të tij, ashtu si bënë dhe shumë kuadro të tjerë të Ushtrisë. Kjo tregon se ata janë të zotët, jo vetëm të drejtojnë nga ana ushtarake, por të shohin edhe anën ideologjike e politike të çështjes”.

Vendin, si Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, e zuri Sami Meçollari, kurse me funksionin e Drejtorit Politik, u ngarkua Dilaver Poçi. Pas kësaj, kjo drejtori u largua nga ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes Popullore dhe u dislokua në zyrat e Komitetit Qendror të PPSh-së. Nga analizat e bëra, doli se qëndrimi i saj në selinë e MMP-së, e kishte reduktuar atë drejtori, si pjesë organike të MMP-së, megjithëse ajo përherë ka qenë drejtori e rëndësishme e Komitetit Qendror të PPSH-së. Zhvillimet e mëvonshme treguan, se kjo ishte vetëm një taktikë, për të vënë në gjumë ata, për të cilët ende nuk u ishte përmendur emri.

U nënvizua së tepërmi se; ishte shkelur direktiva e Partisë, që; “asnjë hapësirë nuk duhet t’i lejojmë agresorit të mundshëm, qoftë edhe një ushtari të vetëm, për të vënë këmbë në tokën tonë”! Kësaj teze i mëshohej shumë, sepse konsiderohej që me kapjen e një pjesë të tokës shqiptare, armiqtë do të kishin mundësi të shpallnin një qeveri të tyre, çka do t’i ndërlikonte punët e shtetit shqiptar, në arenën ndërkombëtare. Kjo tezë solli si pasojë, faktin që gjatë gjithë kufirit tonë tokësor dhe detar, të vendoseshin forca të gatshme art-mitraliere. Pra, efektivat e Ushtrisë, u shpërndanë në mënyrë të barabartë, gjatë gjithë perimetrit kufitar, gjë që ishte e pajustifikueshme, nga pikëpamja taktike.

Ditët e fundit të verës dhe fillimit të vjeshtës, vazhdonin të ishin ende të vështira për ushtarakët e lartë. Pas problemeve të ngritura për Ballukun, Mehmet Shehu fillimisht pati thënë: “Nuk do t’i japim asnjë kuadër tjetër Beqir Ballukut”, por asnjëri nuk besonte, se gjithçka ishte qetësuar. Mehmet Shehu, mund ta kishte pasur me gjithë mend, që kjo gjueti e çmendur shtrigash, të kufizohej me aq, por kjo me sa dukej, nuk hynte në llogaritë e Enverit. Ai donte t’i shkonte më thellë “pastrimit të Ushtrisë nga elementët armiqësorë”, sikurse pretendohej.

Gjeneral Muhamet Prodani, i cili kishte shumë afrimitet me Mehmet Shehun, të vendosur që në kohë të Luftës, sikurse e përshkruan gjeneral Ramohito në kujtimet e tij, ndër të tjera i kishte thënë kryeministrit: “Ç’po bëni kështu, po e shkatërroni fare Ushtrinë…!? Ç’faj kanë bërë shokët, që po i godisni kaq egër”?! Mehmeti i kishte thënë: “Mbylle gojën, se do ta hash edhe ti! Nuk e kupton që s’kam ç’të bëj”?! Me këtë kuptohet që edhe vetë kryeministri, nuk ishte shumë i sigurt për veten e tij, se deri ku mund të shtrihej goditja. Paranoja e Komandantit të Përgjithshëm, ishte e paparashikueshme.

Ndonëse detyrat në repartet e Ushtrisë realizoheshin sipas programeve dhe planeve të miratuara më parë, prapëseprapë ndihej që diçka nuk kishte shkuar deri në fund. Shefit të ri të Shtabit të Përgjithshëm, Sami Meçollari, siç thoshin ata që e njihnin nga afër, i pëlqente shumë të bënte gjëra që të binte në sy. Një ditë, tek ishim në zyrën e dokumenteve tepër sekrete të Shtabit të Përgjithshëm, duke studiuar një hartë të planizimit luftarak, më ra në sy një gjest i tij, të cilin nuk mund ta harroj. Në zyrë ishim unë, Petrit Dume dhe Sami Meçollari.

Kur shefi i zyrës, oficer Ymer Preçi, shpalosi hartën para nesh, Petrit Dume lëvizi dorën në hartë, për të treguar diçka, Sami Meçollari, ia largoi dorën Petritit, në mënyrë të tillë, që na la të kuptonim, mungesë respekti për të, megjithatë ai nuk reagoi. Veprimi i Meçollarit, më la shije të hidhur sepse, në fund të fundit, gjeneral Petrit Dume njihej, si për kontributin në Luftë, ashtu edhe në Ushtri, ku gëzonte respekt të padiskutueshëm. Thashë me vete: “Me siguri ai duhet të dijë diçka më shumë nga ne të tjerët, meqë tregoi mungesë respekti, duke u sjellë në atë mënyrë me të, pavarësisht nga detyra që aktualisht kishte, si nga mosha edhe nga përvoja ishte shumë larg tij”./Memorie.al

Të fundit

Nesho: Rama përpiqet të fitojë mbështetjen e diasporës pa kundërshtarë për zgjedhjet 2025

I ftuar në intervistën e ditës, në një program televiziv Diplomati Agim Nesho i cili foli mbi vizitën e...

Bëri simbolin e shqiponjës dykrenare në mes të Beogradit, arrestohet një zviceran

Zëvendëskryeministri serb dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiç tha se policia në Beograd ka arrestuar një shtetas zviceran, i cili në cep...

E akuzuan se përdorte lëndë narkotike, kantautori Gjergj Jorgaqi flet pa dorashka

Kantautori Gjergj Jorgaqi ka ndarë një anë tjetër tijën në një program televiziv. Ndërsa përshkroi momentin e vështirë që kaloi teksa e bija ishte në...

Studimi i ri zbulon evolucionin e shkretëtirës Taklimakan

Një studim i ri nga studiues nga Universiteti Lanzhou i Kinës ka dhënë njohuri të vlefshme mbi formimin dhe evolucionin e shkretëtirës Taklimakan, më...

Bllokimi i gazetarëve në Kapshticë, reagon Unioni i Gazetarëve Shqiptarë

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë e konsideron bllokimin e reporterëve dhe operatorëve të mediave të Shqipërisë në pikën kufitare të Kapshticës, ditën e djeshme, thyerje...

Lajme të tjera

Web TV