Sekreti i italianëve që hanë vazhdimisht makarona dhe nuk shëndoshen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A e dini se mesatarisht italianët, të cilët janë kaq të famshëm për makaronat e tyre të shijshme, hanë makarona çdo 3 ose 4 herë gjatë javës? Numrat në fjalë duken të paktën tepër ëndërrimtarë në përpjekjen tuaj për të ndjekur një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, me më pak karbohidrate dhe automatikisht më pak kalori.

Megjithatë, me një vështrim më të afërt, mund të vëreni se pavarësisht zgjedhjeve të tyre dietike, ata e mbajnë peshën e tyre në nivele normale. Si ndodh kjo? Blogerja italiane e ushqimit, Elena Davis, vjen për të zgjidhur misterin, duke zbuluar pesë arsye të mira, që spageti mund të mos jetë aq i dëmshëm për figurën tonë sa mendojmë shpesh.

Ja si mund të hani makarona si italianët dhe nuk do të shëndosheni:

Kushtojini vëmendje madhësisë së vaktit: Siç thekson Davis, vaktet e makaronave të servirura në restorantet autentike italiane zakonisht nuk janë më shumë se një e treta e sasisë së porcionit të shërbyer në lloje të tjera restorantesh në mbarë botën. Mishi, peshku ose perimet që vijnë si pjatë anësore shërbehen pavarësisht nga porcioni i makaronave.

Udhëzimet e gatimit të makaronave: Makaronat e gatuara “Al Dente” kanë një indeks glicemik më të ulët. Sa më gjatë t’i gatuani makaronat, aq më pak të dendura bëhen ato dhe aq më shumë rritet ngarkesa glicemike pasi i keni ngrënë. Al dente i referohet momentit të zierjes kur makaronat kanë një strukturë pak më të fortë, përpara se të bëhen plotësisht të buta.

Kushtojini vëmendje shoqërimit: Preferoni t’i shoqëroni spagetit tuaja me perimet, frutat e detit, bishtajoret (p.sh. fasulet), barishtet, vaji i ullirit dhe madje edhe erëzat. Shmangni ëmbëlsirën pas një pjate makaronash të pasur dhe të përzemërt për të shmangur ndjenjën e rëndë në stomak.

Lexo edhe :  Zbulim i rrallë, një kartolinë e Liri Belishovës, e shkruar nga internimi

Pasi të keni ngrënë, bëni një shëtitje: Italianët kanë një zakon të preferuar tradicional, i njohur gjithashtu në italisht si “fare una passeggiata”, që do të thotë të bëni një shëtitje pas dhe/ose para vaktit tuaj. Duke ecur, procesi i tretjes bëhet më i qetë, duke shmangur ndjenjën e përgjumjes që zakonisht shkaktojnë karbohidratet.

Shijo me kontroll: Çdo kënaqësi në jetë ka nevojë për një masë që të mbetet gjithmonë një kënaqësi. Kështu që ju duhet vetëm të zgjidhni makaronat tuaja të preferuara për drekë apo darkë gjatë javës, për aq kohë sa nuk e teproni./E.Ç

Të fundit

Spiropali vizitë zyrtare në Bullgari, takohet me kryeministrin Jeliazkov

Me ftesë të Kryetares së Parlamentit të Bullgarisë, Nataliya Kiselova, Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, po zhvillon një vizitë...

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e bërë të pavlefshëm vendimin e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Përplasi për vdekje turistin, vihet në pranga 67-vjeçari nga Lezha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 67-vjeçar, ka përplasur për vdekje 58-vjeçarin suedez i cili kishte ardhur në Shqipëri...

Lajme të tjera

Web TV