Ibuprofeni rrit rrezikun e problemeve të zemrës dhe trurit, si ta zëvendësoni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ibuprofeni, një ilaç që zakonisht përdoret për të trajtuar dhimbjen dhe inflamacionin – mund të rrisë rrezikun e një sulmi në zemër apo goditjeve në tru. AgroWeb.org ju tregon se është e rëndësishme të merrni vetëm dozën që ju nevojitet për kohën më të shkurtër të mundshme, për të kufizuar rrezikun e atakut në zemër ose goditjes në tru.

Marrja e ibuprofenit rrallë ose për një kohë të shkurtër, në rastet e dhimbjeve për shkak të ndonjë dëmtimi, zakonisht ka vetëm një rrezik të vogël. Ibuprofeni, sipas kërkimeve të AgroWeb.org, gjendet tek ilaçet pa recetë (si Advil, Buscofen, Motrin IB, etj). Medikamente të tjera me probleme të ngjashme përfshijnë sodrofen natriumi (si Aleve, Anaprox, etj), diklofenak natriumi (si Voltaren, Solaraze, etj) dhe celekoksib (Celebrex) .

Megjithëse aspirina është një lloj i ngjashëm ilaçi, studimet tregojnë se nuk paraqet rrezik të atakut në zemër apo goditjes në tru. Përkundrazi ndihmon kundër tyre. Shkenca ende nuk është e qartë pse ibuprofeni rrit rrezikun e sulmit në zemër apo goditjes në tru. Ka të ngjarë që këto ndodhin prej proceseve të ndryshme kimike që mjekimet me ibuprofen shkaktojnë në organizëm.

Cilët rrezikohen më shumë nga Ibuprofeni?

Nëse keni sëmundje të zemrës ose rrezikoheni prej tyre, ju mund të përballeni me një rrezik më të madh për të pasur një atak në zemër apo goditje në tru, sesa dikush që merr ibuprofen, por nuk ka sëmundje kardiovaskulare. Edhe njerëzit pa sëmundje kardiovaskulare që marrin ibuprofen, mund të jenë të rrezikuar prej problemeve anësore të ibuprofenit.

Për të ndihmuar në lehtësimin e dhimbjeve të muskujve ose të kyçeve, merrni në konsideratë përdorimin e terapive të tjera – të tilla si borsa me ujë të nxehtë ose të ftohtë. Mjeku juaj mund të këshillojë medikamente të tjera si alternativa për ibuprofenin. Për shembull, mund të merrni acetaminophen (si Paracetamol, etj) për lehtësim të dhimbjeve të përgjithshme, gjë që nuk rrit rrezikun e sulmeve në zemër. Nëse keni nevojë për të marrë ibuprofen, merrni dozën më të ulët të mundshme për kohën më të shkurtër të nevojshme. Nëse merrni aspirinë për të ndihmuar në parandalimin e problemeve në zemër, bisedoni me mjekun tuaj përpara se të merrni ibuprofen. Ibuprofeni mund të ndërveprojë me aspirinën dhe të ndikojë në uljen e aftësisë së aspirinës për të ndihmuar në parandalimin e problemeve në zemër.

Nëse jeni duke marrë ibuprofen dhe keni ndonjë shenjë ose simptomë të një sulmi në zemër ose goditje në tru – si dhimbja e gjoksit, marrja e frymës, dobësi në një anë të trupit, menjëherë paraqituni tek mjeku. S.B

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV