Gazeta britanike zbulon jetën luksoze të 2 vëllezërve shqiptarë, bosë të bandave në Angli

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatjon dhe Isuf Dauti erdhën në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht, por më vonë iu dha leja e pacaktuar për të qëndruar pasi ata martoheshin me gra nga vendet e BE. Kështu shkruan gazeta britanike “Express” për dy vëllezërit shqiptarë, ku ndër të tjera Fatjon Dauti ka qenë krahu i “armatosur” i Berishës në tentativën për të hyrë me dhunë në selinë e PD-së në protestën e 8 janarit 2021. Dauti shkelmoi dhe theu derën e PD kur Rithemelimi kërkonte t’i merrte zyrën Bashës.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Krimit (NCA), thuhet se ata udhëhoqën një bandë të madhe të krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës në Londër. Fatjon Dauti, 39 vjeç, dhe Isuf Dauti 32 vjeç tani nuk mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar pas dështimit të ankesave të tyre kundër urdhrave të ndalimit të Home Office.

Të dy vëllezërit, erdhën në Britani ilegalisht, morën leje të pacaktuar për të qëndruar përmes martesave me shtetase nga Letonia dhe Bullgaria. Megjithatë, ata ishin në gjendje të bënin jetë luksoze, duke shpenzuar për makina sportive dhe blerje në dyqane të shtrenjta si Harrods, pavarësisht se kishin të ardhura të pamjaftueshme.

Më 28 gusht, Komisioni Special i Apelimit të Emigracionit (SIAC) hodhi poshtë ankesën e Isuf Dautit kundër refuzimit të Home Office. Po ashtu, Fatjon Dauti kishte humbur më parë një apel për revokimin e lejes së qëndrimit, pas kthimit të tij në Shqipëri në vitin 2021, për shkak të një dosjeje provash që e identifikonte si rrezik për sigurinë kombëtare.

Fatjon Dauti, gjithashtu i njohur si Fatjon Dautaj, kishte mbërritur në Britani në moshën 14-vjeçare dhe kishte marrë leje të përkohshme qëndrimi në vitin 2012, për shkak të martesës me një shtetase letoneze. Ai mori leje të përhershme në gusht 2017, por ajo u revokua në shtator 2019, bazuar në informacionet e NCA, e cila po hetonte rrjetin e tij pa mundur ta akuzonte për ndonjë vepër konkrete.

Lexo edhe :  Ndryshime në Policinë e Shtetit/ Emrat e rinj që pritet të drejtojnë 5 komisaritet

Gjatë një kontrolli kufitar në Dover, u gjetën foto të Fation Dautit me armë të ndryshme në telefonin e tij, duke përfshirë një kallashnikov dhe një pistoletë izraelite. Fatjon Dauti, i cili kishte jetuar në Britani që nga viti 2012, mohoi përfshirjen në krim dhe argumentoi gjatë apelimit se kishte lidhje vetëm me disa anëtarë të tjerë të bandës.

Nga ana tjetër, Isuf Dauti pretendoi se nuk kishte ndonjë lidhje me krimin e organizuar dhe kërkoi të anulonte vendimin që e ndalonte kthimin e tij në Mbretërinë e Bashkuar.

Megjithatë, autoritetet arritën në përfundimin se Isuf Dauti ishte anëtar i bandës dhe i përfshirë në importimin dhe shpërndarjen e drogave të klasës A, si dhe në pastrim parash. Edhe pse autoritetet nuk gjetën prova për përfshirjen e tij në kontrabandën e njerëzve, përsëri ankesa e tij u hodh poshtë./e.t

Të fundit

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Ish-myftiu i Tiranës: Ideja e shtetit Bektashi, pas vizitës së Presidentit izraelit

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra zbuloi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN se planet për krijimin e shtetit Bektashi në...

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën dhe të shprehurit në shqip,...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

Lajme të tjera

Web TV