Mblidhet Kryesia e PD-së/ Berisha: Do kthejmë votën e lirë te shqiptarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pasditen e kësaj të mërkure është mbledhur kryesia e Partisë Demokratike, ku do të diskutohen aksioni opozitar i vjeshtës dhe çështje të brendshme organizative.

Mbledhja u hap nga sekretari i përgjithshëm, Flamur Noka, ndërsa një fjalim u mbajt edhe nga kryetari i PD-së, Sali Berisha.

Me anë të një lidhjeje virtuale, Berisha tha se qëllimi kryesor i PD-së është kthimi i votës së lirë te qytetarët.

“Së pari, ju përshëndes, ju, drejtuesve, N/kryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj mbledhje dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë.

Përshëndes me këtë rast të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë.

Sot, Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

PD në vitet e fundit përjetoi një proces të rrallë, të vështirë. Por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar, pavarësisht përpjekjet e hapta ishin që kjo forcë politike të denatyrohej, të shndërrohej në një simotër të partisë së krimit. Të fshihej e tërë historia e saj, të fshihej, të spostohej aksi i programit të saj.

Ju keni bërë një betejë të fortë, por dhe të suksseshme. Jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira dhe ato janë kapërcyer. Kemi hyrë tani në një vit elektoral”, deklaroi kryedemokrati./   S.M

Të fundit

Adoleshentët sot piqen më vonë se ata dikur

Një studim zbuloi se Gjenerata Z ndërgjegjësohet për çështjet sociale shumë më vonë se brezat e mëparshëm. Dr. Haley Stephens...

PD protestë më 8 shkurt, Berisha: E shtuna, dita kur Shqipëria zbret në Tiranë

Partia Demokratike do të organizojë protestë më 8 shkurt. Lajmi është dhënë nga kreu i Partisë Demorkatike Sali Berisha në një konferencë për shtyp. “E shtuna...

Zgjedhjet/ Miratohet fondi për partitë politike, ja sa është shuma që do të shpërndahet

Komisioni i Ekonomisë ka miratuar 150 milionë euro për t’u shpërndarë partive politike për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet e kaluara i janë...

Projektligji për pensionet, zv.ministrja e Ekonomisë: Ja kur njihen vitet e punës

Zv.ministrja e Ekonomisë, Olta Manjani, ka shpjeguar në Komisionin e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shëndetësisë projektligjin e ri për njohjen e viteve të punës,...

Strehim politik tek Berisha

Nga ARTUR AJAZI Arben Ahmetaj foli edhe kësaj here. Personalisht e ndoqa vetëm 10 minuta. Dukej sikur do të nxirrte “prova, fakte, akuza konkrete ndaj...

Lajme të tjera

Web TV