Të gjithë po e pranojnë, jemi gjithë kohës të përgjuar përmes telefonit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

A na përgjohemi përmes telefonave inteligjentë? Ka shumë arsye për ta besuar këtë. Na ndodh që të shohim një reklamë për shembull për një kuzhinë të re, kur sapo kemi biseduar në shtëpi, për këtë blerje të re. atëherë mendojmë se celulari na dëgjon vërtet. Duhet përmendur dhe një fakt, që ne jemi të rrethuar nga mikrofonat. Ato ndodhen në telefonat inteligjentë por edhe në pajisje të tjera të lidhura me internetin si Amazon Alexa, televizorët inteligjentë, apo aplikacione si Google Assistant ose Apple Siri. Megjithatë, fakti që smartphone na dëgjon dhe na regjistron duket si një legjendë e vërtetë urbane. Këtë e thonë shumë ekspertë të sigurisë kibernetike të cilët kanë kryer disa studime rreth kësaj teme.

Në vitin 2018, për shembull, një ekip studiuesish nga Universiteti Northeastern ekzaminuan mbi 17,000 nga aplikacionet më të njohura për një vit të tërë për të kuptuar nëse disa prej tyre përdornin fshehurazi mikrofonin e telefonit për të regjistruar audion. Por asnjë provë nuk u gjet për këtë dyshim.

Por së fundmi, falë faqes amerikane të gazetarisë investigative 404 Media, deklaratat e CMG (Cox Media Group, një konglomerat mediatik që bashkon një agjenci reklamash dhe media të ndryshme) janë kthyer në qendër të vëmendjes.

CMG pretendon se ka akses në bisedat private të njerëzve dhe mbledh të dhëna përmes përgjimeve nga mikrofonat e pajisjeve të tyre (telefonat, televizorët dhe pajisjet e tjera) dhe se i përdor këto biseda personale për të shfaqur krijuar dhe shfaqur reklama. S.B

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV