Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Një Shqipëri pa komente…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Për herë të parë në shumë vite, bota e rrjeteve sociale duket e fjetur. Ne, që kemi doktoraturë për t’u marrë me punët e të tjerëve kaluam në agjërim digjital…

E shtunë. Si çdo ditë, dielli u ngrit mbi malin e Dajtit, kafeja ka të njëjtën shije, çmimi nuk ka ndryshuar. Euro po mbahet me dhëmbë përballë lekut, por diçka duket e çuditshme në kryeqytet.

Heshtje.

Heshtje marramendëse.

Nuk është heshtja që pason kur ikin dritat, apo kur dëgjon lajmin se këtë verë vendin e vizituan 15 milionë turistë.

Është një heshtje krejt ndryshe.

Rrugët janë të qeta. Askush nuk po debaton me zë të lartë në kafene për atë që e ka marrë në qafë këtë vend, askush nuk po ngre kokën për të parë ekranet e TV për të parë lajmet e fundit.

Debatet e zakonshme me 1000 komente në Facebook për politikën, futbollin, çmimet e shezlongëve apo për atë se cili personazh publik i bëri e para buzët me botoks u zhdukën si me magji.

Heshtje.

Njerëzit këtë të shtunë po bëjnë diçka të pamendueshme, të paimagjinueshme, të pa shpjegueshme: Gjithkush po sheh punën e vet?!

Heshtja ja la vendin panikut.

Asnjë person nuk ka postuar sot lajmin se piramidat në Giza u ndërtuan fshehtas nga ilirët, askush nuk po njofton se Aleksandri i Madh, Napoleoni, Uashingtoni dhe Bushi janë me origjinë shqiptare. Askush nuk po thotë si të vishem, Çfarë të ha, si të mendoj? Çfarë të lexoj? Ku të pushoj?

E kush e kish ëndërruar një Shqipëri me seksionet e komenteve bosh, grupe whatsApp-i të qeta, dhe lajmet në Facebook-u pa teori konspirative, pa propagandë dhe pa gjykime morale.

Shitësja e bukës përballë rrugës, që gjithmonë komenton për kilet e tepërta kur ble dy byrekë, thjesht më dha kusurin dhe një tundje koke shoqëruar me buzëqeshje. Fqinji kurioz që zakonisht pyet: çfarë pune bën kushëriri yt, këtë radhë e kaloi me një “mirëmengjes”

Në Durrës, 25 km në perëndim të Tiranës, një grua postoi një foto me prerjen e saj të re të flokëve, por postimi kaloi pa asnjë koment se dukej më mirë verën e kaluar, se ishte yll dhe superyll.

Lexo edhe :  Anti-fashizmi shqiptar ishte ‘pa dallim krahine, feje, ideje’, pra ishte pluralist

Kryeministri postoi inspektimin e 77-të nga Unaza e Madhe dhe asnjë bravo/të lumtë/gjigand në komente!

Nënat dhe gjyshet shfletuan Instagram-in e vajzave dhe mbesave pa shkruar “Kur do të hamë dasmën?”

Për herë të parë në shumë vite, bota e rrjeteve sociale duket e fjetur. Ne, që kemi doktoraturë për t’u marrë me punët e të tjerëve kaluam në agjërim digjital. Postimet për politikën mbetën pa komente, citatet frymëzuese për jetën mbetën jetimë, dhe askush nuk ndjeu nevojën të njoftoje se ka “hequr nga lista e miqve” dikë.

Pas panikut erdhi hutimi.

Prezantuesit televizivë, që nuk lanë rast pa treguar me videoklipe ku i kaluan pushimet u panë të qetë duke thurur live tantella në TV. Influencueset, pasi kuptuan se askujt nuk i interesonte nëse rekomandonin krem fytyre apo patate të skuqura, filluan të merren me punë të vërteta. Cikli i famshëm i debateve në Shqipëri ra në krizë ekzistenciale: Si mund të bëj përpara ky komb pa u zënë/zemëruar për “mustaqet e Çelos”?

Por, çuditërisht ekonomia e Shqipërisë, lulëzoi. Duke mos humbur kohë në rrjetet sociale njerëzit iu kthyen punëve të tyre të vërteta. Trafiku rrugor u përmirësua. Shoferet nuk ishin aq të shpërqendruar gjatë drejtimit, pasi telefonat e tyre ranë heshtje. Asnjë mesazh/njoftim. Në vend që të postonin në facebook/insta/tiktok, njerëzit nisën të lexonin libra.

Por jo të gjithë ishin të lumtur.

“Si do të jetoj unë nëse njerëzit nuk komentojnë çdo gjë që unë bëj gjatë ditës”, tha një predikuese.

Të tjerë u ankuan për humbjen e ceremonisë tradicionale të “gjyqit publik” .

Paniku ia la radhën frikës nga e panjohura.

Dëshira kolektive për t’u marrë me punët e tjetrit u rikthye si llavë vullkani.

Një ditë, ndoshta që nesër dikush do të thyejë kodin e shenjtë. Dikush do të postojë diçka dhe portat do të hapen. Një komb filozofësh të divanit dhe ekspertësh të filxhanit nuk mund të përmbahet gjatë.

Por tani për tani, le të shijojmë momentin e shkurtër kur të gjithë merren me punët e veta—një utopi e shkurtër dhe e lavdishme ku njerëzit jetojnë dhe lënë të tjerët të jetojnë, jetën e tyre./    S,M

Të fundit

Alibeaj flet për një forcë të re politike, “larg” Bashës e Berishës

Enkelejd Alibeaj nuk e përjashtoi krijimin e një partie të re politike pasi 2 ditë më parë bashkë me...

Përmbytjet në Europën Qendrore dhe Lindore, shkon në 16 numri i viktimave

Numri i të vdekurve nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet në Europën Qendrore dhe Lindore është rritur në të paktën 16, me disa të...

Shakira detyrohet të largohet nga skena, çfarë ndodhi me këngëtaren

Këngëtarja e njohur, Shakira, u përball me një incident teksa po performonte në skenë. Teksa po kërcente, të pranishmit po e filmonin atë poshtë fustanit,...

Pse punët e natës nxisin diabetin dhe obezitetin?

Përvoja na tregon se ata që punojnë natën janë më të prirur ndaj zhvillimit të diabetit , obezitetit dhe sëmundjeve të tjera metabolike, por pse ndodh kjo? Hulumtimet...

E keni ditur gabim! Në këto situata mos i lani asnjëherë dhëmbët

Të gjithë e dimë se dhëmbët duhet të lahen dy herë në ditë. Por ka raste kur nuk duhet t’i lani ato, thotë dentistja...

Lajme të tjera

Web TV