“Shqiponjat zbresin në fole”/ Shqipëria, gati të presë Gjeorgjinë në “Air Albania”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Misioni vazhdon, Kombëtarja shqiptare e futbollit zbret këtë të martë në “folenë e shqiponjave”, në stadiumin “Air Albania”, ku do të përballet me Gjeorgjinë, në raundin e dytë të Ligës së Kombeve.

Kombëtarja po bën përgatitjet e fundit për të ndezur një tjetër festë në zemrat “kuqezi” të të gjithë shqiptarëve ashtu si në fitoren ndaj Ukrainës.

Skuadra e trajnerit Sylvinho ka një provë të vështirë këtë të martë, pasi përballë do të ketë një Gjeorgji, që duket në momentin më të mirë, pasi në Tiranë vjen pas triumfit 4-1 ndaj Republikës Çeke.

Nëse i referohemi historisë së përballjeve mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, statistikat flasin më mirë për kundërshtarin tonë, pasi në një total prej 13 ndeshjesh, “kuqezinjtë” numërojnë 3 fitore, 7 humbje dhe 3 barazime.

Megjithatë, këto shifra i përkasin së shkuarës, pasi tani më shumë se kurrë Shqipëria ka një skuadër të uritur për fitore dhe që nuk di të ndalet përpara asnjë kundërshtari, cilido qoftë ai.

Shqipëria dhe Gjeorgjia, të dyja kryesojnë Grupin B1 me nga 3 pikë dhe të dyja do të tentojnë të marrin maksimumin nga përballja e kësaj të marte.

Sa i përket Gjeorgjisë, trajneri Sagnol pritet të hedhë në fushë “artilerinë e rëndë” me emra si Mamardashvili në portë dhe Mikautadze e Kvaratskhelia në sulm.

“Kuqezinjtë”, në ndryshim nga kundërshtari do të mbështetet në emra të veçantë si Ismajli, Asllani apo tek Asani, por mbi të gjitha Shqipëria të gjithë shpresën e ka në “dy lojtarë”, e gjithë skuadra dhe te lojtari i 12-të, tifozët që të martën do të “pushtojnë” stadiumin “Air Albania”./e.t

Të fundit

Detyrimet e papaguara/ Nga 21 korriku nis skemë lehtësuese e pagesës së energjisë

Nga e hëna e datës 21 korrik, kompania OSHEE grup do të nis zbatimin e skemës për pagesën me...

Zjarr në Mallakastër, ndërhyrja e vështirë prej erës së fortë dhe terrenit të thyer

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë mbrëmjen e djeshme në fshatin Drenovë të bashkisë Mallakastër. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një...

Shumica e qytetarëve europianë mbështesin rikthimin e Mbretërisë së Bashkuar në BE

Një dekadë pasi deputetët votuan për të mbajtur referendumin që çoi në largimin e Britanisë nga Bashkimi Evropian, një sondazh ka treguar se shumica...

1789 – Marrja e Bastijës dhe shpërthimi i Revolucionit Francez

Më 14 korrik 1789, një ngjarje e jashtëzakonshme tronditi themelet e monarkisë franceze dhe vulosi fillimin e njërës prej periudhave më përcaktuese të historisë...

Horoskopi ditor, 14 Korrik 2025

Dashi Do të harxhoni shumë energji në komunikimin, bisedat dhe korrespondencën me të tjerët.  Kjo do të jetë një kohë e mrekullueshme për t’u çlodhur...

Lajme të tjera

Web TV