Në PS mungoi seksioni ‘de’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Frrok Çupi

Dje u prit pa shumë fjalë Asambleja e Partisë Socialiste. Kur thonë ‘Asamble’, të gjitha partitë e bëjnë fjalën të madhe, nga që është edhe e huaj. Por është shumë e thjeshtë: Mbledhja rregullisht e një grupi njerëzish për qëllime të caktuara. Sidomos qëllime politike.

Partia Socialiste mban mbi shpatulla, prej 12 vjetësh, përgjegjësinë e qeverisjes së vendit. Brenda 12 muajsh pritet të kryhen zgjedhjet e reja, për të cilat shumica absolute qytetare është bërë gati të ketë të njëjtën qeverisje. Kjo është, ndoshta, edhe arsyeja pse këtë të diele 8 shtatori, Asambleja e PS u prit me qetësi. Salla e Asamblesë u duk si një ofiçinë gjigande ku grupimi qeverisës kishte sjellë makinerinë; si makinat në punë, ashtu edhe makinat për riforcim dhe ato që kishin ngelur rrugës.

U emëruan shefat politikë të zonave elektorale; u zgjodh kryesia e re e PS; u vendos standardi i ri politik i listave të hapura duke nisur nga vetë kryetari; u projektua një figurë tjetër për mirëqenie të një grupimi prej 600 mijë qytetarësh që kanë hyrë në ‘ofiçinën’ e fundit dhe quhen ‘pensionistë’; u deklarua një sistem i lehtësuar i taksave; u tha se ‘do të shihemi shpejt’ për nisje tjetër me agregatët.

Kjo ishte. Mungoi seksioni i ‘sulmit’  dhe i ‘luftës’. Nëse nuk më ka kaluar, them se gjatë gjithë Asamblesë nuk u përdor fjala e rëndomtë ‘luftë’. ‘Nga lufta vijmë/ në luftë shkojmë”, shkruan Kadare, si të ishte e pandarë. Edhe në luftëra të pista, në ato që janë o kundër vetes, o për të fshehur krime, o për të kryer krime…, këtej vijmë e shkojmë.

Kemi kaluar trauma politike nga lufta, jo vetëm nga fjala ‘luftë’. Tani së fundmi, lufta ka mbetur më shuma te fjala. Autorëve të luftës u është lagur baruti. Më parë ata të luftës të shkrinin.

Por sektori i ‘luftës’ në çerdhen e saj, PD (që ka mbajtur 13 vjet pushtet dhe dhunë), mbetet sektori kryesor, ndoshta sektori i frymëmarrjes. Edhe aty u mbajt Asambleja  para dy ditësh. “Na duhet sulmi, sulm, vetëm me sulm!’, thërriti kryetari i tyre që ka kryer përgjakje dhe përdhosje të pa imagjinueshme. Gjithnjë i ka kryer me dorën e shtetit, por për lëkurën e tij. Nga ballkoni ku banon një familje kriminale, netët e fundit e ka shtuar dozën ‘e luftës’. Poshtë ballkonit, aty ku shkarkohen ujërat e zeza që nga kati i tetë deri në të parin, mu aty vijnë e falen ushtarët e luftës.

Njëra prej tyre, e adhuruara e kryetarit, lëshoi zulmën ‘të vrasim Edi Ramën e Erion Velinë!’. Pastaj tha se pa vrasje nuk bëhet kjo punë.

Kryetari i Asamblesë s tyre deklasoi se ‘ pa destabilizim nuk fitojmë dot ne!’

Lexo edhe :  Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv

Partia e ish- presidentit tjetër, atij që kishte shpallur luftë Amerikës me raketat ruse, deklasoi dje se ‘duhet të kishim qëlluar me top Asamblenë e PS’.

E gjitha është shtresëzimi terrorist: ‘të destabilizojmë’. Me luftë ose vetëm me luftë…, ‘destabilizim’.

E gjitha vjen me parashtesën ‘de’. ‘De’ është si luftë, ose luftë reale. Destabilizim, demoralizim, demolusion, destroing, delouse, depersonalizim, dekompozim, denatyrim…

Kudo ‘de’. ‘De’ është agregati i luftës për të zhbërë atë që është bërë.

Kjo është historia e PD. Dhe historia shumë e thjeshtë pse këta kanë mbetur vetëm, pa popull, pa votues, pa vëmendje, pa besim.. Kush nuk do luftën nuk është me këta.

Atëherë, si vallë, ndodhemi këtu? Pse jemi një vend normal, apo më shumë se normal? Na do Europa, na çmon bota perëndimore, na adhurojnë njerëzit e tyre, na lavdërojnë kulturën dhe na besojnë si qytetarë europianë?

Nuk ka ndodhur gjithnjë kështu. Kur ata kishin pushteti dhe bënin gropa me tanke, me bomba, me shpërthime; kur bënin luftë dhe vrisnin njerëz, atëherë ky vend ishte i rrezikshëm, askush nuk shkelte ‘për qejf’.

Tani Partia Socialiste është mësuar të jetë një kuratore lufte. Ka ndodhur vërtet si në magji, PD e ka mbajtur pushtetin deri në pikën që populli ka kapur armët kundër atyre të luftës. Atëherë ka hyrë në fushë PS që ka kuruar plagët. Në vitin 1997 deri 2005 qeveria Socialiste kuroi gjithë plagët, zbuti gjakrat, u lejoji njerëzve që të vendosin lule të varret e të dashurve, garantoi Berishën që të vizitojë Sheshin e Flamurit ku i ra të fikët, por vetëm kaq.

Pastaj u pa se në popull kishte ende njerëz që s’ e qanin kokën për luftë. Votuan grupimin e zjarrit,. PD vrau përsëri, nga oborri i saj deri në Gërdec e në skërka që do të na i zbulojë SPAK. Qeveria e PD shiti gjithë pasurinë kombëtare, deri edhe hidrocentralet dhe avionët që kishte lënë komunizmi.

Tani kanë mbetur aq pak njerëz që vdesin për luftë, sa ç’mban streha poshtë ballkonit. Tani, bash për arsyen e paqes dhe të ndërtimit, Partia Socialiste ndodhet në qeverisje.

Bëjnë pyetje pse kaq gjatë, 12 vjet deri tani, edhe 4 pastaj, edhe 4 më vonë…

Përgjigja:

Aq sa të ketë qytetarë që nuk duan luftë kundër vetes e kundër tjetrit, aq kohë do të kenë një ‘ infermiere’ që shëron plagë.

Bëjnë puyetje pse qeverisin ‘komunistët’?

Përgjigja:

Të ishte komunizmi kështu, do të shpallej paqeruajtësi i Globit.

Këtë pashë dje në Asamble./   S.M

Të fundit

Panik në aeroport! Merr flakë avioni, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Një avion pasagjerësh në Korenë e Jugut është përfshirë nga flakët e zjarrit, duke shkaktuar panik dhe kaos. Ngjarja raportohet...

U ndje keq gjatë seancës në gjykatë, avokati Gjovalin Ulndreaj ndërron jetë në spital

Avokati Gjovalin Ulndreaj, ka ndërruar jetë. Mësohet se avokati ka shfaqur probleme gjatë një seancë në Gjykatën e Apelit, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm...

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton ofrimin online të katër shërbimeve doganore

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave njofton se në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit ka realizuar me sukses testimet  për 4 shërbime...

Aeroporti i Tiranës çertifikohet për Nivelin 3 të Programit, Reduktimin e Karbonit

Ndryshimet klimatike janë tashmë një sfidë për të gjitha industritë në botë dhe qëllimi për të minimizuar impaktin mjedisor është kthyer në një mision...

Afganët në Shëngjin/ Zbulohet kush paguan shpenzimet pasi Trump pezulloi ndihmat

Shawn VanDiver nga organizata “AfghanEvac” në Washington në një intervistë për Top Channel, tregoi të hënën disa skenarë të mundshëm se si do të...

Lajme të tjera

Web TV