Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Taulant Balla, në fjalën e tij në Kuvend ku po diskutohet në lidhej me ligjin për Urdhrin e mjekut, ka zbuluar “pa dashje” datën e zgjedhjeve të 2025.
Ai u shpreh se kjo qeveri do të japë llogari vetëm para qytetarëve, gjë që do të ndodhë në ditën e zgjedhjeve.
“Do vijojmë të bëjmë gjithçka për transparencë e llogaridhënie se ia kemi borxh qytetarëve. Në 4 maj apo 11 maj kur të jenë zgjedhjet. Atyre u japim llogari”, tha ai.
Megjithatë, data zyrtare e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare do të dekretohet nga Presidenti Bajram Begaj gjatë muajit tetor kur edhe parashikohet afati Kushtetues. S.B