“Cenim fitimesh dhe rritje kostosh”/ Ndërtuesit në Kushtetuese për çmimet e referencës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kërkesë-padia për shfuqizimin e pjesshëm të vendimit që rriti çmimet e referencës së apartamenteve në Tiranë, është shqyrtuar për herë të parë në Gjykatën Kushtetuese.

Në seancën e parë të zhvilluar ndërtuesit argumentuan se vendimi ka efekt prapaveprues, cenon fitimet, por dhe ka shtuar kostot në ndërtim.

“VKM aplikoi në mënyrë të menjëhershme një rritje drastike të rritjes së taksave bazuar në sondazhe ku thuhej se ka rritje të çmimeve në treg. Ky nuk është argument . Janë rritur çmimet referuese nga 30%-60%.  Dhe thuhet se do luftohet informaliteti  me rritjen e taksave. Po kur ulen çmimet a duhet të ulë qeveria taksat? Mund të ketë një mbiofertë në treg po me ndërtimet pse po veprohet kështu”, u shpreh avokati i ndërtuesve.

“Efekti i ligjit prek çdo person që ka një apartament në Tiranë. Çmimi i një apartamenti me këtë ligj do jetë në çmimet e reja të diktuara, dhe një pallat i amortizuar, ky ligj nuk merr parasysh vjetërsinë. Ti shite sa të duash por do taksohesh njëlloj. Çmimi i referencës në vetvete s’ka në objekt taksimin por formalizimin”.

Përfaqësues të qeverisë i hodhën poshtë këto argumente pasi sipas tyre ligji nuk ka efekt prapaveprues.

“Nuk ka fuqi prapavepruese, por me ndryshimin e çmimit mesatar të referencës së banesave i sjell efektet për të ardhmen. S’ka të bëjë me mënyrën e shtrirjes së efekteve në kohë”, u shpreh avokatja e qeverisë.

Pas dëgjimit të palëve kryetarja e Gjykatës Kushtetuese lajmëroi shtyrjen e seancës  me qëllim sjelljen e të dhënave dhe provave të reja. Ndryshimet në vendim që sollën rritjen e çmimeve  të referencës për 32 zona kadastrale hyri në fuqi në maj të 2023./E.T

Të fundit

Kanceri që përhapet më shpejt/ Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi...

“Po e detyrojnë Serbinë të njohë Kosovën”/ Rusia kërkon takim urgjent me Vuçiç

Rusia kërkon konsultime urgjente me Serbinë pas sanksioneve amerikane. Ministri i jashtëm, Sergej Lavrov, thotë se shpreson që të marrë shumë shpejt një përgjigje...

Kur ka nisur fushata e parë kundër duhanit?

Nazistët promovuan fushatën e parë kundër duhanit sepse ishin të shqetësuar për shëndetin dhe higjienën e arianëve. Në fakt, duke filluar nga vitet 1930, kanceri i mushkërive ,...

Ç’po ndodh mes presidentit e qeverisë?/ “Koka” e Vuçiç do të varet në referendum

Fati i Aleksandër Vuçiç si president i Serbisë do të varet në një referendum. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiç, gjatë të mërkurës do të...

Si ishte karta e identitetit të romakëve të lashtë?

Në Romën e lashtë, për të demonstruar se ishe qytetar romak , para së gjithash, duhej ta deklaroje në frazën rituale " Civis Romanus sum ". Ajo u shqiptua...

Lajme të tjera

Web TV