Inteligjenca Artificiale vlen 150 miliardë dollarë, por OpenAI po kërkon më shumë para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zhvilluesi i Inteligjencës Artificiale me bazë në Kaliforni, Open AI, po kërkon edhe 6.5 miliardë dollarë nga investitorët.

Me këtë rast, vlera e saj kap shumën e 150 miliardë dollarëve, raporton Bloomberg, duke iu referuar burimeve anonime të informuara.

Kjo shifër është dukshëm më e lartë se vlerësimi i mëparshëm i vlerës së tregut të OpenAI në fillim të këtij viti, i cili ishte 86 miliardë dollarë, shtoi agjencia me bazë në New York.

Open AI po konsideron gjithashtu t’u kërkojë bankave 5 miliardë dollarë kredi.

Burimet theksojnë se bisedimet e sipërpërmendura të financimit të OpenAI janë ende në vazhdim dhe kushtet mund të ndryshojnë.

Sipas raporteve, OpenAI nuk është startup-i i parë i madh i teknologjisë që i afrohet bankave të Wall Street për një kredi, pasi kompani të tilla si Facebook, Alibaba ose Uber e kanë bërë këtë përpara se të prezantojnë një ofertë fillestare publike (IPO) dhe të dalin publikisht tregu. S.B

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV