Mblidhet grupi i PS në Elbasan! Zbardhet axhenda

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas takimit informal me kabinetin qeveritar në Dajt, kryeminisitri Rama ka mbledhur, këtë herë në Elbasan, edhe deputetët socialistë, të cilët nuk do t’i shpëtojnë një analize performace e as porosive në këtë sesion parlamentar prag viti elektoral.

Punimet nisën rreth orës 10:00 dhe takimi do të ndahet në tre pjesë. Fjalën hapëse e ka Niko Peleshi, si kreu u grupit parlamentar i cili do të flasë për ‘Sfidat e Sesionit Parlamentar’. Më pas do të flasë kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, dhe pas saj fjalën do të marrë Taulant Balla, ministër i Shtetit me Parlamentin.

Në pjesën e parë deputetet do të njihen me punën e bërë deri më tani nga komisionet e posaçme të “Antikorrupsionit” dhe “Dezinformimit”, dy nga nismat më të fundit të mazhorancës. Dy kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe jo vetëm do të analizojnë punën por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e komisioneve në vazhdimësi.

Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik qe duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit, punën në parlament dhe mesazhet publike deri në zgjedhjet e parlamentare. “Trajnimi” i deputetëve për komunikimin do të mbahet nga zyra e shtypit të Partisë Socialiste për koordinimin e mesazheve dhe rritjen e komunikimit publik, edhe përmes rrjeteve sociale.

Një hapësirë e posaçme do t’i kushtohet edhe çështjeve të integrimit. Kryenegociatorja Majlinda Dhuka do të njohë deputetët me ecurinë e procesit të integrimit europian, proces i cili kërkon ndërveprim eficent edhe me parlamentin e qeverinë për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë europian.

Ndërsa pjesa e tretë do t’i dedikohet mesazhit të kryeministrit Rama i cili pritet t’i bashkohet tryezës së punës rreth orës 14:00 të së sotme.

Lexo edhe :  Spiropali në Ditën e Holokaustit: Nuk mund të rrish duarkryq para gjakut të fqinjit tënd

“Komunikimi” ishte në fokus edhe të retrat-it që kryeministri Rama mbajti me kabinetin në rezidencën qeveritare në Dajt.  Strategjia e re e komunikimit i shërben punës që socialistët duhet të bëjnë për zgjedhjet e pranverës 2025-ës, në përmbushje të objektivit të tyre madhor, fitores së një mandati të katërt qeverisës./kb

Të fundit

Strehim politik tek Berisha

Nga ARTUR AJAZI Arben Ahmetaj foli edhe kësaj here. Personalisht e ndoqa vetëm 10 minuta. Dukej sikur do të nxirrte...

Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë

Njësia evropiane për mbushjen e pijeve të kompanisë Coca-Cola tha të hënën se ka urdhëruar një tërheqje masive të pijeve Coke, Sprite dhe të...

E mërkura sjell kthesën drastike të motit/ Ja cfarë parashikohet të ndodhë

Java ka nisur me mot të qëndrueshëm, por pritet të ndryshojë në ditët në vijim. Meteorologu Hakil Osmani në një raportim tha se e...

Aksident me vdekje në Shkodër, i riu përplas me makinë të moshuarin

Një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar në Shkodër ditën e sotme. “Rreth orës 10:15, në aksin rrugor...

Trump rikthen në ushtri trupat që refuzuan të merrnin vaksinat kundër COVID-19

Donald Trump nënshkroi një sërë urdhrash ekzekutivë, e një nga ta rivendos mijëra trupa që u dëbuan nga ushtria për refuzimin e vaksinave COVID-19...

Lajme të tjera

Web TV