Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Emigrantët e paligjshëm, Gjermania blindon kufijtë: Ç’duhet të dini nëse udhëtoni drejt…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia gjermane filloi të kontrollojë jo vetëm personat, që hyjnë nga kufijtë lindorë dhe jugorë të vendit, por edhe nga kufijtë veriorë dhe perëndimorë. Kjo masë do të jetë në fuqi të paktën për gjashtë muaj. Rregullorja e re prek kalimet kufitare nga Danimarka, Holanda, Belgjika, Luksemburgu dhe Franca.

Meqë Gjermania ndodhet në mes të “zonës Shengen”, kontrollet shtesë mund të çojnë në vështirësimin e lëvizjes së njerëzve dhe të mallrave. Kryeministri polak, Donald Tusk kritikoi se Gjermania rrezikon gjithë sistemin Shengen me kontrollet e saj të përgjithshme.

Shengen: Kontrollet vetëm si mjet i fundit

Kontrollet në kufijtë e brendshëm të zonës Shengen planifikohen vetëm në kushte të caktuara. Megjithatë janë vetë shtetet anëtare që vendosin, nëse kushtet janë përmbushur.

Këtë hap të Gjermanisë ministrja e Brendshme Nancy Faeser (SPD) e justifikoi me numrin e lartë të emigrantëve, që hyjnë në vend ilegalisht dhe me mbingarkimin e sistemit të azilit.

Qindra përjashtime nga rregullorja e zonës Shengen

Gjermania nuk është e vetmja, që zgjeron kontrollet kufitare. Tetë anëtarë të tjerë të Shengenit kanë vendosur ndërkohë kontrolle në kufijtë e brendshëm. Që nga viti 2006 në shtetet e zonës Shengen janë regjistruar gjithsej 441 masa kontrolli. Franca kryeson. Që nga sulmet terroriste islamiste të viteve 2015 dhe 2016 Parisi i ka rezervuar vetes të drejtën për të kontrolluar vazhdimisht të gjithë kufijtë tokësorë. Kontrollet zgjaten shpesh për arsye të ndryshme, si kërcënimi i terrorizmit, presioni i migracionit, spiunazhi rus apo ngjarjet e mëdha sportive.

70234090 906

Edhe Gjermania kontrollon kufirin me fqinjin e saj jugor Austrinë që nga viti 2015 me shpjegimin, se dëshiron të zvogëlojë numrin e azilkërkuesve që hyjnë në vend dhe rrezikun e terrorizmit. Austria nga ana tjetër kontrollon kufijtë e saj me Sllovakinë, Republikën Çeke, Hungarinë dhe Slloveninë për të njëjtat arsye.

Kontrollet arritën kulmin e tyre gjatë pandemisë së koronës katër vjet më parë, kur pothuajse të gjitha vendet e Evropës Qendrore donin të luftonin përhapjen e virusit përmes kontrolleve të pasaportave dhe mbylljes së pjesshme të kufijve. Në atë kohë pati bllokime të gjata trafiku dhe shumë pakënaqësi tek udhëtarët dhe spedicionet e mallrave.

Lexo edhe :  Rëndohet bilanci, ja sa ka shkuar numri i viktimave në Europë për shkak të motit të keq

Kontrolle sporadike në autostrada

Për shembull kontrollet mes landit gjerman të Bavarisë dhe Austrisë, sipas ministrit të Brendshëm bavarez Joachim Herrmann, kufizohen në inspektime vizuale dhe kontrolle sporadike në autostrada. Kjo do të thotë që jo çdo personi duhet t`i kontrollohen dokumentet. Vetëm automjetet, që duken të dyshimta, nxirren nga radha. Kontrollet në autostradat gjermane janë po ashtu të mundshme, thotë Hermann, por jo në të gjithë territorin dhe gjatë gjithë kohës.

Faeser synon të pengojë hyrjet

Ministrja e Brendshme Nancy Faeser dëshiron që me kontrollet e reja të zbulojë njerëzit, që përpiqen të hyjnë në vend “pa leje”. Megjithatë atyre mund t’u refuzohet hyrja në kufi vetëm, nëse nuk paraqesin kërkesë për azil. E parë teknikisht, në kufirin me Austrinë ata nuk do të hynin aspak në Gjermani, por do të vazhdonin të ishin në Austri. Prandaj refuzimi formal sipas rregullave të BE nuk është i nevojshëm në këto raste, argumenton ministri i Brendshëm bavarez Joachim Hermann. Megjithatë, kur bëhet një kërkesë për azil në kufi, autoritetet gjermane duhet të verifikojnë, nëse është në kompetencën e tyre apo nëse personi, që hyn në vend, ka bërë ose mund të kishte bërë një kërkesë për azil në një vend tjetër të BE.

Pastaj ky person mund të kthehej në vendin, ku ka aplikikuar fillimisht për azil ose ku ka prekur së pari zonën Shengen – nëse ai vend bie dakord. Këto procedura sipas të ashtuquajturave rregulla të Dublinit zgjasnin tani deri me muaj. Tani, siç kërkon ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser, kërkimet në bazat e të dhënave të BE për azilin dhe negociatat me shtetet përkatëse të BE duhet të përshpejtohen. Kështu azilkërkuesit duhet të lihen pranë kufirit gjerman dhe madje të burgosen, nëse ekziston rreziku i arratisjes. Por landet gjermane duhet t’i ngrenë njëherë këto kampe pranë kufirit. S.B

Të fundit

Paris Saint-Germain vuan por triumfon në fund ndaj Gironas

PSG kaloi 1-0 pengesën Girona. Goli i vetëm i takimit të mbajtur në Paris u realizua nga Mendes. Në fillimin...

Barazim pa gola në “Etihad Stadium”, Inter “mbijeton” ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e dytë të javës së parë në formatin e ri, që ndryshe nga nata e parë, golat nuk...

Vdekja e Gerti Bogdani, kardiologu shpjegon shkaqet e atakut: Gjithçka ndodh brenda 1 ore

Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën. Bogdani u nda nga...

Një tjetër çift i showbizit shqiptar i jap fund martesës? Ja çfarë po ndodh

Tensionet dhe lajmet për ndarje në botën e showbizit shqiptar duket se nuk kanë fund. Pas aludimeve të fundit mbi martesën e Erjon Isait, një...

Mpiksja e gjakut në krah nuk duhet neglizhuar, çfarë duhet të dini

Gjaku mund të mpikset në vena në zona të ndryshme të trupit megjithatë, ka raste kur gjaku mpikset në brendësi të venave të zonave...

Lajme të tjera

Web TV