Ai poston foto familjare vetëm me fëmijët. Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai nuk ka folur publikisht për martesën e tij me Ajlin Petrela dhe gjithmonë kur është pyetur ka thënë se kjo është jeta e tij private dhe nuk dëshiron ta diskutoj.
Por kohët e fundit flitet se ka një krisje në martesën e tyre. Madje një postim i Petrelës në rrjetet sociale ka ngritur edhe më shumë dyshimet për probleme mes tyre.
“Nëna që bën edhe babain është më e forta në botë”, postoi ajo.
Ende nuk dihet nëse ky mesazh i referohet angazhimeve të Isait si kryetar bashkie dhe kalon pak kohë me vajzat, apo ka një tjetër kuptim përsa i përket marrëdhënieve të tyre familjare. Isai dhe Petrela nuk kanë postuar së bashku prej më shumë se një viti në rrjetet sociale, por në profilin e tij ka postime ku ai i drejtohet me fjalë të ëmbla dhe të dashura vajzave.
/E.T