Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ndërtimi i godinave për administratën/ Veliaj: Çdo investim i ri rrit vlerën e pronës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në praninë e kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u zhvillua sot në kryeqytet një Konkurs Ndërkombëtar, ku 10 studio prestigjioze paraqitën përpara jurisë projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për krijimin e zyrave dhe shërbimeve bashkëkohore për administratën publike.

Kreu i Bashkisë së Tiranës tha se këto konkurse janë tashmë një traditë që në kohën kur Edi Rama drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe që e ka kthyer Tiranën në laboratorin më të madh të arkitekturës, të estetikës, të së bukurës dhe shijes që prodhon ekonomi.

“Tirana është sot hapësira ku jeton 40% e popullsisë së Shqipërisë, një hapësirë që prodhon 50% të ekonomisë së vendit. Kjo do të thotë se çdo investim në Tiranë, tamam si ata rrathët koncentrikë, ka fuqinë që të shumohet në të  gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë”, tha Veliaj.

Ai renditi disa nga projektet që Bashkia e Tiranës ka bërë me urbanistikën dhe që kanë prodhuar ekonomi për vendin.

“Sot kemi stadiumin kombëtar, Pazarin e Ri, territore që kanë qenë territore të shkreta, por që kanë prodhuar ekonomi, përtej vetëm funksionit bazë të atij projekti. Ndërkohë, një fushatë e mbjelljes së pemëve dhe kujdesit ndaj mjedisit, që ka filluar që në vitet 2000 dhe ajo skuadër që drejtonte Bashkinë e Tiranës u shpërblye para pak javësh, kur Agjencia Evropiane e Mjedisit e cilësoi Tiranën një nga 10 kryeqytetet më të gjelbra. Kjo do të thotë se çdo investim tjetër duam ta shohim në këtë prizëm, se si është i gatshëm për të përballuar ndryshimet klimaterike të së ardhmes, se si e ul kontributin jo vetëm në energji, por edhe gjurmën e karbonit në qytetin tonë”, u shpreh Veliaj.

Lexo edhe :  Zbardhen skedat, cili është më i pasuri mes Ramës, Metës e Berishës?

Ai tha se çdo projekt i ri i rrit vlerën pronës dhe rrit cilësinë e gjithë zonës ku investohet, duke sjellë një realitet të ri për kryeqytetin.

“Qoftë edhe një shkollë e bërë për së mbari, një ndërtesë që ka firmën e një kompanie prestigjioze, ndikon në të gjithë ekosistemin e pronave dhe të imobiliareve. Ndaj, duam që të shohim se si në këto 4 vatra investimi do të prodhojë më shumë mirëqenie, edhe një rritje të vlerës imobiliare në të gjithë atë zonë. Jam i sigurt që në finale si çdo debat tjetër, si çdo diskutim që kemi pasur, gjithmonë pyetja është që këto ndërtesa tashmë ekzistojnë, pse po bëjmë disa gjëra të reja? Është një dilemë që ne e kishim në një ndërtesë shumë të bukur në Bilevardin “Zogu i I” nga arkitekti Maks Velo, e cila u dëmtua prej tërmetit. Mund të kemi shumë nostalgji për ndërtesa të vjetra edhe mund të kenë lidhur shumë fate njerëzish ato histori dhe ato ndërtesa dhe ato hapësira, megjithatë koha, ndonjëherë fatkeqësia si tërmeti, kërkon që të reflektosh mbi to dhe të sjellësh një realitet të ri. Pra këtu nuk bëhet fjalë për të harruar historinë ose për të mohuar kontributet, këtu bëhet fjalë për të prodhuar një realitet të ri në Tiranën tonë”, përfundoi kreu i Bashkisë.

/e.t

Të fundit

Paris Saint-Germain vuan por triumfon në fund ndaj Gironas

PSG kaloi 1-0 pengesën Girona. Goli i vetëm i takimit të mbajtur në Paris u realizua nga Mendes. Në fillimin...

Barazim pa gola në “Etihad Stadium”, Inter “mbijeton” ndaj Manchester Cityt

Liga e Kampionëve ka mbyllur natën e dytë të javës së parë në formatin e ri, që ndryshe nga nata e parë, golat nuk...

Vdekja e Gerti Bogdani, kardiologu shpjegon shkaqet e atakut: Gjithçka ndodh brenda 1 ore

Ndarja e parakohshme dhe e papritur nga jeta e ish-deputetit të PD, Gerti Bogdani tronditi politikën dhe opinionin publik të mërkurën. Bogdani u nda nga...

Një tjetër çift i showbizit shqiptar i jap fund martesës? Ja çfarë po ndodh

Tensionet dhe lajmet për ndarje në botën e showbizit shqiptar duket se nuk kanë fund. Pas aludimeve të fundit mbi martesën e Erjon Isait, një...

Mpiksja e gjakut në krah nuk duhet neglizhuar, çfarë duhet të dini

Gjaku mund të mpikset në vena në zona të ndryshme të trupit megjithatë, ka raste kur gjaku mpikset në brendësi të venave të zonave...

Lajme të tjera

Web TV