Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Sot je, nesër s’je!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lutfi Dervishi

Çfarë kuptimi ka jeta kur është kaq e shkurtër? A ja vlen gjithë ky mundim, tension, stres, për të arritur “objektivat” që i ke vënë vetes?

Mbrëmë Gerti Bogdani ishte në një studio televizive. Sot në mëngjes në kafe me shokët e tij. Nesër, miqtë dhe të njohurit do t’i japin lamtumirën e fundit. Ishte 44 vjeç.

Të njohur, por edhe të panjohur, miq dhe kundërshtarë politikë shprehën keqardhjen për ndarjen e beftë nga jeta.

Ndërrimi i jetës së Gerti Bogdani na kujton pa përsosmërinë dhe përkohshmërinë e jetës. Ndërsa rrekemi në rrugën tonë, shpesh të kapur nga rutina e përditshme, arresti kardiak i Bogdanit përveç shokimit ngre pyetjen e vjetër sa bota: Çfarë kuptimi ka jeta kur është kaq e shkurtër? A ja vlen gjithë ky mundim, tension, stres, për të arritur “objektivat” që i ke vënë vetes?

Gerti Bogdani ishte një njeri i angazhuar, një personalitet publik që nisi një karrierë të pasur në politikë në moshë shumë të re. I arsimuar në SHBA, drejtues në pushtetin lokal, drejtues i Forumit Rinor ne PD,  e deri te karriera si një deputet i respektuar, ai duket se e kishte gjetur kuptimin e jetës tek shërbimi publik.

Por, ndarja e parakohshme e Gertit tregon se pavarësisht sa shumë përpiqemi, asnjëri prej nesh nuk ka kontroll mbi kohën që i është dhënë. Hebrenjtë thonë se nëse do ta bësh Zotin të qeshë, tregoji se çfarë planesh ke për të ardhmen.

Bogdani, një i ri që e hasje gjithmonë me buzën në gaz, dukej se ditët më të mira i kishte përpara. Por ndarja e beftë na kujton që jeta nuk varet vetëm nga planet dhe ambiciet tona.

Lexo edhe :  'Mbështetësit' e Berishës në Perëndim janë prova më e fortë e korrupsionit të tij

Ikja e parakohshme e Bogdanit, përtej dhimbjes së madhe për familjarët dhe miqtë, është një zile alarmi për këdo, e veçanërisht për njerëzit e angazhuar në shërbimin publik.

Ky moment na kujton një të vërtetë universale, të pranuar në librat e shenjte si në Kuran ashtu edhe në Bibël.

“Pasha kohën! Me të vërtetë njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, dhe që këshillojnë njëri-tjetrin për të vërtetën dhe për durimin (Kuran, 103:1-3).

Në Bibël, Predikuesi 3:1-2 thotë:

“Gjithçka ka kohën e vet dhe çdo gjë nën qiell ka momentin e vet. Ka kohë për të lindur dhe kohë për të vdekur, kohë për të mbjellë dhe kohë për të korrur.”

Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj.

Shkrimet  e shenjta, kuptimin e jetës e  shtrijnë përtej objektivave materiale!

Kuptimi i jetës është një nga pyetjet më të vjetra dhe më të thella që njerëzimi ka shtruar ndër shekuj. Greket e lashtë e shoshiten gjatë pyetjen dhe arriten në përgjigjen: “kërko lumturinë”

Mësimi nga shkrimet e shenjta dhe urtësitë e lashta është i qartë: kuptimi i jetës  nuk është thjesht ajo që duam/arrijmë, por tek fjala e mire, mirësia dhe emri i mirë që lëmë pas.

Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu që asnjëherë nuk foli një “fjalë të keqe”

Një frymë larg e ka njeriu vdekjen, por harron…/  kb

Të fundit

Presidencialet në SHBA, ja shteti që mund të jetë pika e kthesës për Trump

Votimi i ish-presidentit Donald Trump në Wisconsin është më i fortë se sa ishte katër vjet më parë dhe...

Anglia u kërkon qytetarëve në Liban të largohen, situata mund të përkeqësohet shpejti”

Sekretari i Jashtëm britanik shprehu të enjten shqetësim të thellë për rritjen e tensioneve në Liban , duke u bërë thirrje qytetarëve të Mbretërisë...

Çfarë po ndodh me motin? Temperaturat pritet të shkojnë deri në 29 gradë

Për ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre...

Britania e Madhe do sjellë refugjatët në Shqipëri? Rama përgjigjet prerë

Pak ditë më parë kryeministri britanik, Kier Starmer shprehu interes për marrëveshjen e migracionit Itali-Shqipëri, gjatë një takimi që pati në Romë me homologen...

Xhiroi Shakirën poshtë fustanit, zbulohet kush është personi që e bëri këtë

Shakira ka mbetur e habitur gjatë performancës së saj në një klub nate në Miami, kur ajo pa një burrë, që po përpiqej ta...

Lajme të tjera

Web TV