Seanca plenare e kësaj të enjteje ka nisur me një minut heshtje për Gerti Bogdanin, ish-deputetin e PD-së që humbi jetën ditën e djeshme për shkak të një arresti kardiak.
Pas mbajtjes së heshtjes, opozita u largua nga salla e Parlamentit.
Shkak i ikjes së opozitës ishte respektimi i ditës së zisë për Bogdanin.
Nga ana tjetër, mazhoranca ka vijuar seancën me rendin e ditës./ S.M