Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Presidenti Begaj pret ambasadorët të Çekisë dhe Hungarisë, takime me Vacek dhe Kasnyik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës Çeke, rezident në Shqipëri, Pavel Vacek dhe priti me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, Ambasadoren e Hungarisë në Shqipëri, Martina Kasnyik.

Presidenti i Republikës i uroi mirëseardhjen Ambasadorit të ri çek dhe vlerësoi si shumë të mira marrëdhëniet midis dy vendeve.

Në takim, Presidenti shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen e palëkundur të Republikës Çeke drejt perspektivës së Shqipërisë në BE.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit vlerësoi se intensifikimi i marrëdhënieve dy dhe shumëpalëshe do të çojnë në një nivel më të lartë bashkëpunimin midis dy vendeve.

Presidenti Begaj nënvizoi rëndësinë e nxitjes së bashkëpunimit në fushat ku tashmë kemi një traditë shumë të mirë, sikundër është ajo e punëve të brendshme, ku Kreu i Shtetit  vlerësoi në mënyrë të veçantë angazhimin e Republikës Çeke në misionin FRONTEX në Shqipëri, në mbështetjen e Policisë Rrugore dhe në modernizimin e Institutit të Policisë Shkencore.

“Ne jemi të gatshëm”, – u shpreh Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, – për të forcuar më tej marrëdhëniet ekonomike me interes të ndërsjellë, sikundër edhe marrëdhëniet në fushën e arsimit dhe kulturës, ku ende ka shumë mundësi të paeksploruara”.

Presidenti Begaj shfrytëzoi këtë takim të parë më Ambasadorin Vacek për të falënderuar Republikën Çeke që gjatë Presidencës së saj së BE-së u mor vendimi për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, si edhe për vullnetin e mirë të qeverisë çeke për ngritjen e nivelit të përfaqësimin diplomatik në Kosovë, në nivel ambasadori.

Gjatë takimit me ambasadoren e Hungarisë, Presidenti i Republikës vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë politik midis dy vendeve, i cili mbështetet në një miqësi tradicionale dhe një marrëdhënie që shtrihet në mjaft fusha të interesit të përbashkët.

Lexo edhe :  Homazhet për Gerti Bogdanin, përfaqësues të PD, PS dhe qytetarë të nderojnë ish-deputetin

Shkëmbimi i vizitave në nivelet më të larta të autoriteteve të dy vendeve ka ndihmuar në intensifikimin e kësaj marrëdhënieje, e cila gëzon një traditë që daton nga koha e aleancës strategjike midis Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, dhe Heroit Kombëtar hungarez, János Hunyadi.

Kreu i Shtetit e vlerësoi mbështetjen e Hungarisë për integrimin evropian të Shqipërisë si të një avokati shumë aktiv, si dhe falënderoi Hungarinë për ekspertizën e vlefshme që po i ofron Shqipërisë në procesin paraprak të integrimit në BE.
“Shqipëria dhe Hungaria janë partnerë të rëndësishëm në NATO. Ne i jemi mirënjohës Hungarisë si vendi i parë që ratifikoi Protokollin e Aderimit të Shqipërisë në NATO”, – u shpreh Presidenti Begaj.

Gjithashtu, Presidenti Begaj u shpreh se e vlerëson shumë rritjen e vazhdueshme të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve, vecanërisht investimet në fushën bankare, të komunikimit dhe të transportit, si dhe përshëndeti inkurajimin dhe mbështetjen hungareze për hapjen e tregut të saj për produktet shqiptare. Kreu i Shtetit veçoi si shumë të vlefshëm për rritjen e turizmit në Shqipëri vendimin e kompanisë WizzAir për të rritur numrin e fluturimeve direkte nga Tirana drejt destinacioneve të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare./e.t

Të fundit

Zbulohet emisioni që do moderojë Heidi Baci!

Pas spektaklit Big Brother Vip 3, Heidi Bacin do ta shohim në një tjetër program televiziv, ama këtë herë...

Argita Malltezi: Ja shkaku që mund të më detyrojë të kandidoj për deputete në 2025

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, tha se nëse kandidon për deputete, do t’i nënshtrohet garës së primareve. Në emisionin Open në News24, ajo...

Ana Lika dhe Bjordi Mezini së shpejti prindër, zbulohet gjinia e bebit

Aktorja Ana Lika dhe regjisori Bjordi Mezini së shpejti do të bëhen prindër. Përmes një video të postuar nga miku i tyre gazetari Andi Vrapi,...

A kërcënoi Berisha gazetarët? Ja si përgjigjet Argita Malltezi

Argita Malltezi, vajza e ish-Kryeministrit Sali Berisha, në  një emision televiziv tha se gazetarët kanë detyrën të mbajnë qëndrim ndaj fenomeneve që nuk tipizojnë...

Kur do të tërhiqet nga futbolli Ronaldo? Ja çfarë thotë Georgina

Nuk do të luajë më për një klub të madh evropian dhe nuk do të garojë në kampionatet prestigjioze të klubeve të krijuara nga...

Lajme të tjera

Web TV