Shpeshherë, kur përballemi me trajtime të padrejta nga njerëzit përreth nesh, mbajmë brenda vetes ndjenja të forta inati që mund të zgjasin për vite të tëra. Ka raste kur ky zemërim zgjat aq shumë, saqë njerëzit nuk e lënë të shkojë për dekada të tëra. Por çfarë ndodh kur nuk jemi ende gati për të falur? Dhe si duhet të qasemi ndaj faljes nëse nuk mendojmë se është momenti i duhur?
Shkenca, për më shumë se 30 vite, ka treguar se falja mund të jetë një mënyrë shumë efektive për të eliminuar zemërimin. Falja mund të sjellë përmirësime të ndjeshme në shëndetin emocional dhe fizik. Gratë që kanë përjetuar trauma të rënda, burrat me probleme kardiake dhe njerëz që kanë përjetuar padrejtësi të mëdha, kanë pasur përmirësime të dukshme pasi kanë vendosur të falin.
Megjithatë, procesi i faljes nuk duhet të jetë i detyruar apo i nxituar. Kur njerëzit rreth nesh vendosin presion për të falur, ndonjëherë mund të ndodhë e kundërta: Ndjenja e inatit shtohet dhe ne ndiejmë se nuk jemi ende gati për këtë hap. Dhe ky nuk është problemi i faljes vetë, por i mënyrës se si na qaset nga ata që mendojnë se duhet ta bëjmë. S.B