Real Madrid triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 4-1 në një duel që rezultoi tepër emocionues. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, teksa të gjitha golat u realizuan në fragmenin e dytë të lojës.
Fillimisht ishte portieri madrilen Courtois, i cili në minutën e 54-t, i dhuroi avantazhin miqve, duke shkaktuar autogol. Gjithsesi skuadra e Ancelottit, arriti të reagonte mjaft mirë, duke përmbysur rezultatin me plot 4 gola.
Fillimisht ishte Carvajal që në minutën e 58-të, vendosi baraspeshën. Në minutën e 75-të, skenën e rrëmbeu braziliani Rodrygo, që shënoi për 2-1, ndërkohë që madrilenët shënuan edhe 2 herë të tjera me Vinicius Junior dhe Mbappe në minutat 78 dhe 90 duke kompletuar kështu “pokerin”.
Në radhët e Espanjolit, titullar në këtë ndeshje u aktivizua edhe mbrojtësi Marash Kumbulla, që qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, por pa mundur të lerë gjurmë./ D.C