Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

DPA sjell Sallën e Studimit falas, kudo dhe kurdo

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka prezantuar platformën “Salla e Studimit online”, ku studiuesit mund të hulumtojnë dokumentet arkivore falas nga shtëpia në çdo orë, në Shqipëri dhe jashtë vendit, me të njëjtën procedurë dhe formë, si të ishin në Sallën e Studimit të DPA-së.

Në vazhdën e procesit të suksesshëm të digjitalizimit të dokumenteve, DPA-ja u vjen në ndihmë studiuesve, duke e bërë lëndën arkivore lehtësisht të aksesueshme. Për dy muaj me radhë, bazuar në këtë platformë online të studimit, dosjet e porositura të dokumenteve do të mund të konsultohen falas.

Në prezantimin e kësaj platforme ishin të pranishëm kryetarja e Kuvendit, Znj. Elisa Spiropali, Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Z. Ardit Bido, studiues, të rinj dhe studentë të shumtë, të cilët janë në fokus të nismave të njëpasnjëshme të DPA-së. Në fjalën e tij për mediat, Bido u shpreh se përmes kësaj risie, i ofrohet gjeneratës së re një mundësi për të shpënë përpara studimet albanologjike. “Salla e Studimit online që ne prezantojmë sot, mund të aksesohet nga kushdo, kudo dhe në çfarëdo ore, si të ishte në Sallën e Studimit në DPA. Kjo besoj se na veçon në këtë drejtim në tentativën për t’iu qasur të rinjve, të cilët janë pikërisht ata që do të çojnë përpara studimet albanologjike, duke u ofruar mundësi që të avancojnë në këtë fushë shumë të rëndësishme për kombin”, tha kreu i DPA-së.

Në fjalën e mbajtur, Znj. Spiropali e cilësoi platformën si mjaft të dobishme për studiuesit nga diaspora, për të ruajtur identetin, kulturën dhe rrënjët shqiptare. “Arkivat nuk janë vetëm një çështje e historisë për ne, por edhe një çështje identiteti, e kulturës dhe e rrënjëve tona. Më vjen shumë mirë që i keni dhënë këtë vëmendje studimit të historisë dhe uroj që kjo hapësirë të përdoret jo vetëm nga studiuesit, por edhe nga të rinjtë, që duan të kuptojnë të shkuarën dhe të studiojnë më thellë. Është shumë i rëndësishëm edhe aksesi që mund të kenë studiues nga diaspora, pasi tek ata malli dhe interesi për rrënjët është më i madh”, tha kryeparlamentarja.

Lexo edhe :  Tirana bëhet pjesë e Panelit të OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Qyteteve

Ndërmarrja e kësaj nisme u adresohet veçanërisht studentëve, të cilët krahas tarifave favorizuese për përftimin e burimeve bibliografike gjatë kryerjes së punimeve të tyre akademike, inkurajohen më tej për të njohur historinë dhe trashëgiminë dokumentare kombëtare. Me rreth 19 milionë dokumente të digjitalizuara në 5-vjeçarin 2019-2024, DPA-ja përfaqëson arkivin qendror më të digjitalizuar në Europë. Korpusi dokumentar i DPA-së është i aksesueshëm kudo dhe kurdoherë, edhe falë çeljes së Këndeve Arkivore në dhjetëra qytete, brenda dhe jashtë Shqipërisë, ku materialet arkivore shërbehen njësoj si në Sallën e Studimit në Tiranë.

Jetësimi i projekteve novatore të DPA-së është rezultat i investimeve të qeverisë shqiptare. Në këtë vit që përkon me 75-vjetorin e saj të themelimit, DPA-ja është shndërruar në një kompleks të mirëfilltë kulturor. Veprimtarisë së “Auditorium”-it, të Kinemasë/Teatrit Veror me kapacitet prej 140 ulësesh dhe të hapësirës së studimit në natyrë, do t’i shtohet edhe Muzeu Arkivor, i cili paraqet një alternativë kulturore bashkëkohore, që pritet të hapë dyert së afërmi./kb

Të fundit

Inteligjenca amerikane: Irani po synon të eliminojë Donald Trump

Republikani Donald Trump njoftoi se është informuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare se Irani po ndërmerr hapa seriozë për...

Ironizon gazetari Çollaku: ‘Kryegjyshata Bektashiane’ cakton ambasadorin…

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në Facebook një dokument që tregon se ‘Shteti Bektashi’ tashmë ka emëruar edhe një ambasador tek i cili mund...

Miqtë të shqetësuar për JLo: Dhimbjen e ndarjes po e kalon me alkool!

Në vazhdën e ndarjes së saj të fundit nga Ben Affleck, Jennifer Lopez thuhet se po mbështetet te alkooli për të përballuar pasojat emocionale....

Kryesimi shqiptar i Kartës së Adriatikut, Hasani: Të përshpejtohet anëtarësimi i Kosovës

Në mëngjesin e punës të organizuar nga kryesia shqiptare me vendet anëtare të Kartës SHBA-Adriatik (A-5), Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani,...

U përfol se ishte në një romancë me Giorgia Meloni, reagon Elon Musk

Manjati Elon Musk ka mohuar plotësisht thashethemet për një romancë të mundshme mes tij dhe kryeministres italiane, Giorgia Meloni. Musk dhe Meloni u takuan në një...

Lajme të tjera

Web TV