Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ironizon gazetari Çollaku: ‘Kryegjyshata Bektashiane’ cakton ambasadorin…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në Facebook një dokument që tregon se ‘Shteti Bektashi’ tashmë ka emëruar edhe një ambasador tek i cili mund të drejtohemi për të marrë informacione për këtë ‘Shtet të ri’ brenda Tiranës.

Më tej, ai vijon me ironi ndaj situatës së krijimit të një entitet të ri dhe vë në dukje se Rama e ka shpallur këtë “shtet”, ndërsa Shenjtëria e tij, baba Mondi, e ka zyrtarizuar si një institucion.
Çollaku thekson se sipas dokumentit, kanë nisur kredencialet diplomatike të shtetit të ri në tentativë formimi nga qeveria që do të jetë fqinjë nesër me të, duke ironizuar përpjekjet për krijimin e këtij shteti.

Postimi i plotë i Basir Çollakut:

Uroj mos jetë
Uroj të jetë
Por duhet një konfirmim edhe nga Babai..
“Shteti Sovran Bektashi” i lajmëruar e pashtetuar cakton ambasadorin dhe kuvendin me ambasadat
Rama e shpalli, Shenjtëria e tij, baba Mondi e zyrtarizoi si institucionale dhe nisën kredenciale diplomatike të shtetit të ri në tentativë formimi nga qeveria që do të jetë fqinjë nesër me të. Në shtetin e shumë amnistive duket se puna ka nisur me vrull në pritje të logos dhe vulave përkatëse. “Selia e Shenjtë e Bektashinjve” ka dërguar njoftime për emërime ambasadorësh, duke bërë të ditur se ka përzgjedhur diplomatët përfaqësues të “shtetit të ri” disa hektarësh e pjesë jo të pakët besimtarësh.

Komunikimet diplomatike në lidhje me shtetin sovran të Urdhërit Baktashi
Personit të cilit i intereson
Uroj që ky mesazh t’ju gjen mirë
Kemi dëshirën t’ju informojmë që nga ky moment e në vazhdim të gjitha komunikimet dhe kërkesat në lidhje me shtetin sovran të
Urdhërit Bektashi duhet t’i adresoni personit përgjegjës, specifikisht për ndonjë mision diplomatik përgjigje apo pyetje për të organizuar mbledhje apo organizime në lidhje me Shtetin Sovran të Urdhërit Bektashi duhet t’i adresoheni personit përgjegjës Nik Grezda.

Ambasadori Grezda është caktuar për të shqyrtuar çdo kërkesë dhe për të adresuar çdo çështje që ka lidhje me Urdhërin Sovran të Shtetit Bektashi. Për të siguruar një komunikim sa më efektiv ju lutemi që çdo email dhe kërkesë formale në vazhdim t’i dërgohet ambasadorit Grezda në të dhënat si më sipër
E vlerësojmë shume marrjen në konsideratë të kërkesës sonë dhe bashkëpunimin tuaj

Lexo edhe :  Cilat janë zonat e Tiranës ku shitet më shumë drogë

Për çdo pyetje apo sqarim të mëtejshëm ju lutem na kontaktoni
Ju falënderojmë për mirëkuptimin

/kb

Të fundit

Veliaj me shqiptarët në Amerikë: Vota e diasporës është një mundësi e madhe

Bashkë me kryeministrin Edi Rama, me ministrin Balla dhe ambasadorin shqiptar në SHBA, kryetari i Tiranës, Erion Veliaj kanë...

Pesë muaj pasi i shpëtoi atentatit, kërcënohet sërish kryeministri sllovak Robert Fico

Vetëm 5 muaj pas sulmit që për pak i kushtoi jetën, duke e lënë në gjendje të rëndë shëndetësore për javë të tëra, kryeministri...

Moti i keq ‘bën kërdinë’, stuhitë godasin dhe Francën, rrugët kthehen në lumenj

Pas Italisë, stuhitë e fuqishme kanë goditur dhe Francën me qytetin e Kanës që është përmbytur. Videot e postuara në internet tregojnë rrugët që janë...

Gjermani, autoritetet në alarm nga rritja e vazhdueshme e nivelit të përmbytjeve

Shërbimet e emergjencave në Gjermaninë lindore janë në gatishmëri të lartë, pasi niveli i ujit të përmbytjeve nga lumi Oder vazhdon të rritet. Niveli...

‘Shteti Bektashi’, eksperti i gjeopolitikës: Rama të sqarojë kornizën ligjore

Ideja për krijimin e një Shteti Bektashi në Tiranë ka nxitur reagime, ndërsa ende është e paqartë se si do të funksionojë. Idenë e...

Lajme të tjera

Web TV