Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Qeveria i heq licensën “Wisdom”/ Këshilli i Ministrave vendos mbylljen e Kolegjit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas publikimit të skandalit të shitjes së diplomave false, Këshilli i Ministrave njofton se është marrë vendimi për të mbyllur veprimtarinë e Kolegjit Universitar “Wisdom”.

Kujtojmë se një denoncim nga një student italian në prokurorinë e Tranit në Bari të Italisë çoi në zbulimin e një skeme të vërtetë kriminale që lëshonte diploma, tituj specializimesh dhe certifikata të falsifikuara.

Nga operacioni i policisë italiane në atë kohë përfunduan në pranga 9 persona me akuzat për mashtrime të rënda, falsifikim dokumentesh, korrupsion dhe pastrim parash.

V E N D I M PËR MBYLLJEN E VEPRIMTARISË SË KOLEGJIT UNIVERSITAR “WISDOM”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “l”, të pikës 2, të nenit 7, të ligjit nr.80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Mbylljen e veprimtarisë së kolegjit universitar “Wisdom”, i cili e ka ushtruar veprimtarinë në qytetin e Tiranës.
  2. Kolegji universitar “Wisdom” ka këto detyrime:
  3. a) Të mbyllë të gjitha detyrimet lidhur me veprimtarinë akademike dhe kërkimore-shkencore, për vitin akademik 2023-2024, deri në përfundimin e tij, në të gjitha programet e studimit të ofruara;
    b) Të përgatisë dosjen për çdo student që nuk ka përfunduar programin përkatës të studimit, me të gjithë dokumentacionin e nevojshëm që do të shërbejë për transferimin e tij në një institucion tjetër të arsimit të lartë, që plotëson kriteret ligjore për transferimin e studimeve dhe t’ia vërë atë në dispozicion vetë studentit, pa asnjë detyrim financiar shtesë nga ana e tij, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
    c) Të kthejë pagesat e kryera nga çdo student për pjesën e papërfunduar të programeve përkatëse të studimit, për rastet kur pagesat janë kryer për cikël studimi, si dhe çdo detyrim tjetër të papërmbushur që mund të ketë ndaj studentit;
    ç) Të dorëzojë dokumentacionin ligjor, administrativ, financiar dhe akademik që disponon dhe mbi bazën e të cilit ka zhvilluar veprimtarinë e tij akademike dhe kërkimore-shkencore në strukturat përgjegjëse, në përputhje me kuadrin ligjor për arkivat, brenda 2 (dy) muajve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi;
    d) Të vendosë në dispozicion të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit çdo informacion të kërkuar deri në plotësimin e të gjitha kërkesave, të parashikuara në këtë vendim.
    dh) Të vendosë në dispozicion personel akademik dhe administrativ të nevojshëm deri në përfundimin e procesit për mbylljen e tij, sipas afateve të përcaktuara në këtë vendim.
  4. Vula e kolegjit universitar “Wisdom” asgjësohet sipas procedurave të parashikuara në kuadrin ligjor në fuqi.
  5. Të gjitha shpenzimet për kryerjen e procedurave për mbylljen e kolegjit universitar “Wisdom”, në zbatim të këtij vendimi, përballohen nga ana e institucionit jopublik të arsimit të lartë/personit juridik që e përfaqëson.
  6. Institucionet e arsimit të lartë pranojnë deri në datën 20.11.2024 aplikimet për transferimin e studentëve të kolegjit universitar “Wisdom”, për vitin akademik 2024-2025, në programe të njëjta apo të ngjashme studimi, kur plotësojnë kriteret ligjore.
  7. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra Kombëtare e Biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Qendra e Shërbimeve Arsimore, Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë dhe kolegji universitar “Wisdom”/personi juridik “Wisdom”, sh.p.k., për zbatimin e këtij vendimi.
Lexo edhe :  Listat e kandidatëve/ Noka takohet me Metën, ja çfarë pritet të ndodhë mes partive aleate

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU/kb

Të fundit

‘Shteti Bektashi’, eksperti i gjeopolitikës: Rama të sqarojë kornizën ligjore

Ideja për krijimin e një Shteti Bektashi në Tiranë ka nxitur reagime, ndërsa ende është e paqartë se si...

Vijon puna për ndërtimin e qendrës së pritjes së refugjatëve, ja kur do të hapen kampet

Punimet në Gjadër të Lezhës për ndërtimin e kampit të refugjatëve po vijon me ritme të shpejta. Burime bëjnë me dije se emigrantët e parë...

Vuçiç: S’ka zgjidhje për problemet në Kosovë derisa nuk ndryshojnë rrethanat në botë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi në Nju Jork se nuk ka zgjidhje efektive për problemet në Kosovë, derisa, sipas tij, të ndryshojnë rrethanat në botë...

Inteligjenca amerikane: Irani po synon të eliminojë Donald Trump

Republikani Donald Trump njoftoi se është informuar nga Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare se Irani po ndërmerr hapa seriozë për eliminimin e tij. “Kërcënime të mëdha...

Ironizon gazetari Çollaku: ‘Kryegjyshata Bektashiane’ cakton ambasadorin…

Gazetari Basir Çollaku ka publikuar në Facebook një dokument që tregon se ‘Shteti Bektashi’ tashmë ka emëruar edhe një ambasador tek i cili mund...

Lajme të tjera

Web TV