Kreu i PD-së Sali Berisha ka marrë sërish në mbrojtje Ervin Salianjin i cili u burgos ditën e sotme për kallëzim të rremë.
Berisha është shprehur se ky vendim nuk ka ardhur si një rrufe në qiell nga ky regjim por e cilësoi si një akt kriminal të shëmtuar të përpjekjeve makabër të mafias shqiptare ndërkombëtare për një Shqipëri pa opozitë.
“Qytetari i vetëm i Europës i burgosur sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafaj Geron Xhafën i cili në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar me Italinë dhe Venezuelën drejtonte nga Vlora në mbrojtje të Edi Ramës dh Fatmir Xhafës trafiqe droge dhe trafiqe të tjera kriminale.
Burgosja e nënkryetarit të grupit parlamentar të PD, Ervin Salianji nuk erdhi në këtë regjim si rrufe në qiell të hapur jo.
Erdhi si një akt kriminal i shëmtuar i përpjekjeve makabër të mafies shqiptare ndërkombëtare për një Shqipëri pa opozitë”, tha Berisha./ S.M