Të paktën 23 vdekje të shkaktuara nga stuhia ‘Helene’ janë raportuar në katër shtete të SHBA, kanë thënë autoritetet.
8 persona humbën jetën në Florida. Një pemë e rrëzuar vrau një person në një shtëpi në Big Bend’s Dixie County, ndërsa të tjerët u mbytën.
11 persona në Xhorxhia. Një tornado vrau dy persona në Alamo, në juglindje të Macon, ndërsa ëntë të tjerë kanë vdekur në stuhi.
2 persona në Karolinën e Jugut. Pemët e rrëzuara vranë banorët në shtëpitë e tyre në Anderson County në pjesën veriperëndimore të shtetit.
2 persona në Karolinën e Veriut. Një aksident me makinë në një rrugë me stuhi la të vdekur një vajzë 4-vjeçare në Claremont, në veri të kryeqytetit Charlotte. Një pemë e rrëzuar la të vdekur dikë në shtëpi në Charlotte./ S,M