Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Shteti” i pakërkuar prej përfituesve të tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Preç Zogaj

Ndër të të parët që u befasuan me njoftimin e kryeministrit Rama nga maja e Nju Jorkut për krijimin e “një shteti sovran bektashi brenda kryeqytetit shqiptar” ishin ata që mendohet të ishin pëfituesit e kësaj dhurate si nga qielli: pikërisht përfaqësues të kryesisë së Urdhërit Bektashi, të cilët u panë të kapur gafil dhe të thoshnin nëpër studiot televizive se “nuk dinin gjë”, “nuk kishin folur në kryesi për këtë gjë ”, e tjerë.

Ndërkohë, në media u publikua një letër e vitit 2017, nënshkruar nga Baba Mondi, kreu i Kryegjyshatës Botërore, drejtuar kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit të asaj kohe, Meta dhe Ministrisë së Jashtme.

Në këtë letër ai kërkon akordimin e një statusi të barazvlefshëm së paku me Nunciaturën apostolike në Tiranë. Nunciatura është një përfaqësi diplomatike, në këtë rast e Vatikanit, sikurse janë të gjithë ambasadat e huaja në vendin tonë. Nuk po ndalem të shtjelloj sa i shkon një komuniteti fetar të ketë statusin e një ambasade të huaj në vendin e vet. Por mund ta lexojmë e mirëkuptojmë dashamirësisht këtë kërkesë si një nevojë për mbrojtje të barazvlefshme me imunitetin diplomatik të selive respektive.

Ajo që spikat në ballafaqimin e dy opsioneve është diferenca e madhe mes asaj që ka kërkuar Kryegjyshata dhe asaj që njoftoi Rama.

Kryeministri praktikisht ka menduar të ofrojë as më shumë e as më pak se një shtet. Një shtet të pakërkuar nga subjekti që do ta gëzonte. Në inversin e shprehjes së njohur “ i jep dorën të merr krahun”, ai ofron krahun pasi i kanë shtrirë lutjen e dorës. Si në përrallën e Aladinit. Kësisoj, në versionin e suksesit të projektit të tij, ai kuturis të ketë autorësinë e pandashme të krijimit të një shteti të ri sovran brenda Tiranës. Nga dy shtete që kemi si komb të bëhemi me tre.

Rama e ka argumentuar projektin e shtetit të ri pikësëpari duke lartësuar vlerat e mëdha të sektit bektashian, kontributin e jashtëzakonshëm të përfaqësueseve më të shquar të këtij komuniteti në formimin e ndërgjegjes kombëtare, në krijimin e shtetit të pavarur shqiptar dhe në gjjithë historinë mbi njëqinvjeçare të tij deri në ditët tona. Kushdo që ka një minimum njohurish për historinë tonë mendon të njëjtën gjë. Të gjithë kundërshtarët dhe kritikët e idesë së shtetit bektashi në Tiranë kanë pohuar të njëjtën gjë, madje duke shpalosur disa syresh njohuri shumë me të gjera se sa ka shqiptuar a mund të ketë Rama.

Po cili komunitet fetar në vend nuk ka dhënë kontribute të mëdha për kombin? Cili nuk e ka pasuruar panteonin tonë me figura të shquara, që vërtetë nga pikpamje e besimit i përkasin fesë islame, ortodokse, katolike apo Ungjillore, por janë të gjithë, mbi të gjitha, vëllezër e motra të një gjuhe, gjaku, race, kombësie, konstitucioni. Pra janë shqiptarë. Replika e Ramës me kundërshtarët sikur këta injorojnë vlerat e bektashinjve është po aq e dobët, e kërkuar dhe pa bazë, njëlloj siç është e dobët, e kërkuar dhe sigurisht e shballancuar teza e shpërblimit të bektashinjve sikur ata kanë dhënë çfarë nuk e kanë dhënë sivëllezërit e tyre te feve te tjera.

Klerikët e lartë të komunitetit bektashi nuk pretendojnë shpërblim për epërsi. Ata kërkojnë mbrotje, mbështetje për çfarë kanë të nevojshme dhe meritojnë të kenë. Në këtë rrafsh, kërkesat e tyre janë plotësisht të drejta, legjitime. Është e vërtetë se besimet e tjera, ai mysliman, ai ortodoks, ai katolik, por edhe komunitete me të vogla si ai Ungjillor, marrin mbështetje të natyrave të ndryshme nga kryeqendrat e fuqishme të feve respektive, nga kishat e xhamitë simotra në vendet e ndryshme të botës, madje edhe nga shtete.

Ndëkohë që sekti bektashi, për vetë specifikat e historisë së vet, është disi “jetim” në këtë pikë. Për këtë arsye shteti dhe qeveria shqiptare duhet t’i japë një mbështetje më të madhe. Një ndihmë me peshë, e mundshme për çdo qeveri, do të kishte qenë e do të ishte kthimi i plotë i pronave të Kryegjyshatës, mbështetja efikase për zhvillimin e këtyre pronave. Shteti, qeveria dhe pushteti vendor mund të kontribuojnë më shumë për vitalizmin dhe bërjen sa më atraktive të vendeve të shenjta të pelegrinazheve që janë edhe destinacione turistike; zona ku ndodhet sot Kryegjyshata mund të konceptohet si një qytezë brenda Tiranës ku të ketë një muzeum apo një memorial të kalvarit dhe lavdisë së sektit, pika shitjeje të objekteve që evokojnë traditën bektashiane e plot gjera të tjera, siç i shohim në shumë qendra historike të botës.

Por t’i ofrosh këtij komuniteti një shtet, sikur po e nxjerr nga mënga, ndërkohë që nuk i ke kthyer ende plotësisht atë që i përket, pronën fizike të kthyeshme apo kompensimin e të pakthyeshmes, e gjithë kjo, do s’do, ngjan si një ekstavagancë sikur “shtetin” e dëshiron më shumë për vete se sa për komunitetin. Poeti kombëtar Naim Frashëri, një demiurg i Shqipërisë shpirtërore në gjithë kufinjtë e saj natyrore, musliman bektashi , siç është Fishta katolik apo Asdreni ortodoks, do të rrotullohej në varr ma merr mendja nga një fanitje kësisoj.

Lexo edhe :  Petimezas i shtypte librat me nga 5 a 7 kopje

 

Rama i ka mëshuar fort argumentit se “shteti baktashi” i shërben tolerancës, bashkëjetesës dhe harmonisë fetare. E saktë. Komuniteti bektashi u shërben me devocion këtyre vlerave që na identifikojnë si komb. Por “shteti” do të ishte tjetër gjë. Shikoni! Pa u krijuar akoma, thjesht në fazën e një njoftimi, ideja ka shkaktuar reagime publike dhe jo publike. Komuniteti Mysliman Shqiptar, që përben shumicën në vend, u shpreh i surprizuar dhe madje replikoi me kryeministrin duke nënvizuar se “vendi ynë nuk ndodhet përballë ndonjë rreziku të prishjes së harmonisë e dialogut, përkundrazi, nisma të tilla mund të jenë një precedent i rrezikshëm për të ardhmen e vendit”.

Plotësisht e vërtetë. Harmonia fetare në Shqipëri është reale. Ajo ka funksionuar e funksionon nga natyra, nepërmjet një vetrregullimi që buron piksëpari nga vetëdija e të qënit të gjithë shqiptarë, nga epërsia reale e shqiptarizmës mbi përcaktimin fetar, nga vetë roli që luajnë komunitetet fetare në kauadrin e bashkëpunimit mes tyre. Tundimet egocentrike apo shballancimet e paarsyeshme nga autoriteti shtetëror e minojnë këtë panoramë të mrekullueshme ku njerësit janë të lirë të zgjedhin në përputhjje me thirrjen që u vjen se brendshmi besimin që duan.

Thuhet shpesh se në disa venome dhe sidomos në stilin e të jetuarit bektashianët kanë shumë të përbashkëta me katolikët, ortodoksët, ungjllorët. Në ligjerimin e qeverive, intelektualëve, të rinjve e të rejave kjo gjë përdoret për të ushqyer imazhin e një islami shqiptar të moderuar në raport me islamin fanatik dhe rigjid të regjimeve teokratike dhe aurokratike ku feja jo vetëm nuk është ndarë nga shteti por është vetë shteti.

Po këto të përbashkëta nuk i kanë vetëm bektashianët. I kanë të gjithë myslimanët shqiptarë. Në rrugët, parqet, stadiumet, teatrot, kafenetë e panumërta, pab-et, zyrat, makinat, plazhet, shtëpitë, qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë sheh fëmijë, të rritur, të moshuar, vajza, djem, burra dhe gra, që vishen, sillen dhe jetojnë në stilin perendimor të jetësës. Çdo i huaj që ka në kokë disa steriotipe për vendet islamike nuk gjen në këtë aspekt asgjë “ islame” në pikturën e gjallë lëvizëse e jetës shqiptare. Kjo duhet mbajtur parasysh për të mos rënë në konsiderata libreske, në gjetje të thjeshtëzuara apo me keq në diferencime të nxituara që i bëjnë dëm kohezionit ndërfetar e shoqëror.

Çfarë nuk e thotë vetë Rama në ferman-myzhdenë e tij për shtetin bektashi, e thonë disa zëra që herë lënë të kuptohet se kanë informacion prej tij, herë bëjnë arsyetime duke e konsideruar një shtetar që di se ç’bën, herë notojnë në ujërat me të ngrohta se kurrë të konspiracionizmit. Në thelb këta thonë se Ramës ia ka sugjeruar dikush idenë e shtetit bektashi, fjala vjen Izraeli, apo “dikush” nga SHBA-ja, apo një fuqi okulte, një masoneri dhe ky po interpreton të realizojë një skenar të porositur, të cilin e ka gjetur me interes.

Një shtet nuk mund të porositet kështu, si fjalë veshi. Nëse një vend mik do të kishte vërtetë një ide si kjo e shtetit bektashi për t’i sugjeruar kryeministrit tonë, sigurisht që nuk do të qëndronte në prapaskenë, në hije, në fshehtësi. Fshehtësia e porositjes së një shteti brenda shtetit shqiptar do të ishte në thelb një ofendim e poshtërim për kryeministrin e Shqipërisë. Ka kudo, edhe në perëndim forca që hedhin gurin e fshehin dorën për të shkaktuar trazira me “propozime të bukura”. Kryeministri i refuzon me neveri nëse do të përballej me to.

Unë besoj se Rama e ka nga vetja feksjen e shtetit bektashi. Feksje që lexon stadin e grandomanisë së tij në vetminë e majave, ku mëton se e çon jetën në vitin e dymbëdhjete të qeverisjes pa opozitë-alternativë. Dhe ndërsa nuk gjejnë arsye në asnjë prej argumentave të paraqitura prej tij, vetvetiu ka plot njerëz që shohin në projektin e një shteti të pakërkuar brenda shtetit feksjen e një parajse fiskale dhe një zonë të paprekshme për kastën oligarkike bipartizane, që vërtetë ka një hall të madh se si të shpëtojë nga stuhia e trasparencës dhe ndëshkueshmërisë me mbështetje të fortë amerikane dhe europiane./    S.M

Të fundit

U bë ‘meme’/ Nicole Kidman ndryshon mënyrën se si duartroket pas incidentit në Oscar

Nicole Kidman ka pranuar se pas incidentit viral në Oscar 2017 dhe talljeve që ajo tha se pësoi, ajo...

Zgjedhjet e 2025/ Këlliçi: Qarku i Tiranës do t’i prijë betejës elektorale kombëtare

Kryebashkiaku Fisnik Qosja është emëruar si drejtues politik i PD për Bashkitë e Kavajës dhe Rrogozhinës. Në një postim në rrjetet sociale drejtuesi politik i...

Xixëllonjat shkëlqenin që në kohën e dinosaurëve/ Gjendet fosili 100 milion vjeçar

"Fosili i ri i zbuluar në Mianmar dëshmon se xixëllonjat shkëlqenin qysh në kohën e dinosaurëve." Xixëllonjat janë mjerisht gjithnjë e më të rralla në...

Ndotja e ajrit mund të shkaktojë ekzemë

Kruajtje, lëkurë e thatë dhe e kuqe, këto janë simptomat e ekzemës ose dermatitit, sëmundja më e përhapur jo ngjitëse e lëkurës. Një studim në SHBA...

Princesha japoneze Yuriko, ndahet nga jeta në moshën 101-vjeçare

Princesha japoneze Yuriko vdiq sot në moshën 101-vjeçare, njoftoi Agjencia Imperial Household. Anëtarja më e vjetër ende gjallë e familjes perandorake vdiq në orët...

Lajme të tjera

Web TV