Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Tre dekada në krye të Hezbollah dhe ‘fantazmë’ për Izraelin, kush është Hassan Nasrallah!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Raportimet për vdekjen e tij janë kontradiktore. Izraeli pretendon se në bombardimet e mbrëmjes së 27 Shtatorit ndaj një baze të Hezbollahut ka vrarë edhe liderin e saj Hassan Nasrallah.

Por vetë organizata dhe Irani reaguan dhe thanë se nuk ishte e vërtetë dhe se ai është i gjallë.

Por kush është Hassan Nasrallah?

Vlen të kujtohet se si ai u bë lideri i tretë i Hezbollahut dhe “gjuetia” e përhershme e Izraelit si një objektiv për më shumë se tridhjetë vjet i organizatës armike të Tel Avivit.

Avionët izraelitë bombarduan bazën e fshehtë në Bejrut, ku Nasrallah sapo kishte mbërritur dhe pikëpyetja është se çfarë ka bërë lideri i hezbollah në ato momente dhe nëse është një lojë misteri çështja në është gjallë apo vdekur.

Që nga viti 2006 ai nuk shfaqej në publik pasi i trembej atentateve izraelite, teksa jetonte kryesisht në bunkerët e bazave të Hezbollah, kryesisht në Bejrut dhe me një gardh sigurie gati prej të fiksuarish në kontrollet fizike të vizitorëve dhe pa mjetet e teknologjisë moderne, që i cilësonte rrezik për gjurmimin.

Ardhja në pushtet

Nasrallah bëhet lider i Hezbollahut në shkurt 1992, pasi izraelitët vranë Abbas al Muwasi, liderin para tij. Al Muwasi ndodhej në zonën malore, duke marrë pjesë në përkujtimin e një lideri të Hezbollahut të vrarë tetë vjet më parë, kur helikopterët izraelitë “Apache” goditën makinën “Mercedes” të tij, ndërsa largohej nga vendi i ceremonisë së bashku me familjen, (gruan dhe djalin gjashtë vjeç).

Në Teheran, Imam Khomeini urdhëron që 31-vjeçari Hassan Nasrallah të vendoset në krye të Partisë Libaneze të Zotit – e cila ka pasur gjithmonë një marrëdhënie të nënshtrimit besnik me Iranin.

Hakmarrja e vërtetë mbërrin saktësisht një muaj më vonë në Buenos Aires, Argjentinë, me një furgon të drejtuar nga një kamikaz dhe të ngarkuar me njëqind e dhjetë kilogramë eksploziv “Semtex” ushtarak, kundër ambasadës izraelite. Shpërthimi shkatërron gjysmën e ndërtesës dhe vret njëzet e nëntë njerëz. Organizata mori përgjegjësi dhe tha se ishte “një dhuratë për familjen al Muwasi”. Brenda një muaji Nasrallah iu përgjigj izraelitëve me një sulm në një vend ku rojet e tyre ishin ulur. Nga një person me status gjysmë anonim, Nasrallah bëhet për aleatët dhe armiqtë, lideri më i rrezikshëm në Liban.

Gjueti për liderin

Ky është – (ose ishte) – lideri i Hezbollahut. Reagimi i tij ka qenë gjithmonë goditje për goditje, me çdo kusht dhe duket qartë se ky bombardim thjesht i shtohet listës së gjatë të hapur me grupin libanez. Për më tepër, një javë më parë, pasi inteligjenca izraelite kishte arritur të kryente sabotim masiv të pagerëve të blerë nga grupi libanez (biperave), krahu i djathtë i Nasrallah, komandanti ushtarak Ibrahim Aqil, ishte takuar me oficerë të tjerë të forcave speciale për të organizuar një ndëshkim të madh.

Lexo edhe :  Eva Longoria kundër Trump/ Nëse ai i mban premtimet, Amerika do jetë një vend i frikshëm

Bastisje tokësore në territorin izraelit. Sulm përtej kufirit në stilin e 7 tetorit, me masakra dhe rrëmbime civilësh, por këtë herë në Veri. Megjithatë, edhe ai takim, si ky i djeshëm, u zbulua nga aparati izraelit i vëzhgimit dhe u godit nga avionë me një sulm të ngjashëm – por më pak të fuqishëm.

Origjina

Djali i tregtari fruta-perimesh, që mbërriti si refugjat në Bejrut nga Libani jugor, Hassan Nasrallah, arriti të shkonte për të studiuar në Najaf, qytetin e shenjtë të shiitëve në Irak, dhe më pas disa vite më vonë në Qom, Iran, dhe kjo krijoi një marrëdhënie të veçantë me regjimin iranian, i cili është sponsori i madh i Hezbollahut.

Ai ishte pjesë e krahut ekstremist dhe humbës që refuzoi të lironte pengjet, përfshirë perëndimorët, të rrëmbyer në Liban në vitet 1980 dhe për një periudhë pothuajse u la mënjanë, por më pas në Iran vendosën se profili i tij i guximshëm ishte i duhuri dhe e bëri atë udhëheqës. Në fjalimet e tij, të bëra në arabishte të shkëlqyer që është mbresëlënëse, ai vazhdon të ngrejë një temë: “Nuk është e mundur të bëhet paqe me Izraelin, zgjidhja e vetme është të përzënë izraelitët me armë”.

Që nga viti 2006, kur pati një raund të parë të luftës së hapur, ai nuk i ka shqiptuar më ato në publik, sepse ka frikë se mos i bëhet atentat.

Shërbimet e sigurisë së Hezbollahut punojnë çdo ditë për të parandaluar operacionet e mundshme izraelite kundër Nasrallah. E mbajnë të izoluar në vende të panjohura, ku nuk i afrohet dot me telefon dhe i nënshtrojnë kërkimeve ‘maniake’ këdo që e takon.

Ai kishte arritur t’i shpëtonte sabotazhit masiv me pagers eksploziv dhjetë ditë më parë, por kjo ishte e pritshme: kreu i Partisë së Zotit e konsideron çdo pajisje elektronike si “spiun aleat të sionistëve”.

Në vitin 1997, një nga katër djemtë e tij, Hadi Nasrallah, i cili ishte trajnuar për tre vjet në forcat speciale të grupit libanez, vdiq në moshën tetëmbëdhjetë vjeç në një përleshje me trupat izraelite. Trupi i tij u kthye tetë muaj më vonë, në këmbim të eshtrave të ushtarëve izraelitë. /Marrë nga “La Repubblica”/kb

Të fundit

‘Ka instiktive krijimin e koktejeve”/ Rama zbulon talentin e Zahos

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar talentin e djalit të tij të vogël, Zaho, si barist, por vetë tha se...

‘ Vera apo Koktejli është pija e aristokracisë?/ Replikat e Ramës me bartenderat

Dy bartenderat Kleo dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës në podkastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim” ku zbuluan dhe cfare preferohet tani me shume...

Çfarë tregon ngjyra e preferuar për ty?

Psikologët dhe studiuesit kanë vite që hulumtojnë ndikimin që ngjyrat kanë në jetën e njerëzve. Është zbuluar se ngjyrat ndikojnë në idetë, perceptimet dhe...

Rritet konsumi i karburanteve, kafesë, cigareve/Doganat mbledhin 45 milionë euro më shumë

Ekonomia vendase ka shënuar rritje të konsumit në 10 muajt e këtij viti, e ndikuar pozitivisht nga turizmi. Të dhënat nga Doganat tregojnë për një...

Shtegu si në përralla nga Velivari në Rabdisht në kufirin mes Shqipërisë

Maja e Velivarit në vargmalin e Deshatit ndodhet në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Për ta arritur këtë majë mund të nisësh...

Lajme të tjera

Web TV