Alba Pollozhani shkakton sërish debat në rubrikën “Trotuar” në E Diell.
Shkak këtë herë u bë deklarata e saj, e cila tha se “meshkujt nga jugu janë ‘bes-prema’”, gjë që iu kundërvuan nga të ftuarit.
Pollozhani vazhdoi t’i qëndronte stoike deklaratës së saj, duke thënë disa herë që nuk i pëlqejnë toskët, por vetëm gegët.
Pjesë nga debati në studio:
Pollozhani: Unë e shoh jetën time ashtu si unë dua ta jetoj. Unë kam gjithë të drejtën e botës, si çdo njeri që të bëj zgjedhjet e mia. Zgjedhja ime në jetë për momentin është për sa i i përket anës së marrëdhënies me një partner, është mashkull verior, biznesmen dhe mysliman.
Dragoti: Nuk do mashkull Aba, ajo do një krijesë që i jep siguri dhe komfort.
Pollozhani: Ti sapo e pranove në mënyrë indirekte që vetëm veriorët japin siguri, dhe jugorët nuk japin siguri.
Dragoti: Mund të ndodhë që Alba mund të tërhiqet nga dikush me karakteristika të kundërta.
Pollozhani: Unë nuk e di si e kam kismetin.
Dragoti: Alba mund të ketë traumën e padukshmërisë, siç e quaj unë.
Pollozhani: Mua më pëlqejnë në karakter veriorët. Më dëgjo pak, apo ndihesh inferior që ti je jugor dhe jo verior. Eksperiencat që kam njohur çuna jugorë, më kanë dalë shumë ‘bes-premë’. Ngatërrojnë pak pjesën e respektit. Mua me toskët nuk më shkon shumë./E.Ç