”Po bashkëjetojnë”, Ilnisa tregon për lidhjen me Meritonin dhe planet për të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetarja Ilnisa Agolli, e ftuar në “E diela jonë”, foli për shumëçka, duke nisur nga marrëdhënia e saj me Meriton Mjekiqin, raportin e këtij të fundit me vajzën e saj, Anaisin, si dhe planet për të ardhmen.

Gazetarja u shpreh se “e kishte mbyllur me dashurinë” dhe se para se të hynte në “BBVA 3”, i tha së bijës: “Shiko, do bëj një udhëtim. Nëse do ta kthejnë nga udhëtimi, ti mos u mërzit. Do presim dy bileta dhe do ikim fare nga Shqipëria”.

“Vura një bast me veten. Le të ndodhë gjithçka! Dhe në fakt, ndodhi ajo që nuk prisja: Dashuria”, vijoi ajo, duke shtuar se nuk donte t’i zhgënjente familjarët dhe se ata duke e njohur Ilnisën, kurrë nuk e mendonin se ajo do të lidhej brenda shtëpisë së famshme.

Ajo tha se me Meritonin po bashkëjetojnë, se ka projekte të mëdha dhe janë aq të zënë sa nuk u intereson se ç’bëhet përreth: “Më beso, nuk kemi kohë të shohim se ç’bëhet vërdallë. Unë një xhiro e bëj në Instagram dhe shoh ato që shkruhen për mua. Kur dëgjoj ndonjë deklaratë të ndonjë ‘zero me xhufkë’, zgjedh të hesht. Nuk ka përgjigje më të mirë se sa heshtja”.

Ilnisa ceku edhe për lajmin e rremë për aksidentin e Meritonit: “Besoj që reagimi im nuk ka rënë në vesh të shurdhër, pasi duhet të kemi shumë kujdes me atë që shkruajmë dhe me atë që shesim. Duke ditur se në kohët e fundit gjithçka ka një centrifugë të përpejshtuar lajmit të rremë”.

Ajo vazhdoi se nuk ka pasur një takim me familjarët e Meritonit, por vera ka qenë intensive për atë që pritet të vijë, referuar projektit të ri. Ajo dha disa detaje për projektet e reja. “Secili është vetëm, në shtëpi bashkë”, u shpreh gazetarja./   S.M

Të fundit

Izolohen edhe tri vatra zjarresh në vend, priten ditë të nxehta

Forcat e Armatosura, në bashkëpunim me forcat e tjera operacionale në terren dhe me ndihmën e Mekanizmit Evropian të...

“Kush është besimtar, duhet të paguajë tatim”

Analisti Enver Robelli në “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, hodhi tezën që në Shqipëri të paguhet tatim për fenë nga...

Reshje të dendura shiu dhe stuhi në Milano, një person humb jetën, dy të plagosur

Milano është përfshirë nga një mot i keq me reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta, ndërsa disa vende përballen me temperatura të...

Netanyahu: Pas takimit me Trump, të arrijmë armëpushimin në Gaza

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, shpreson se takimi i tij i ardhshëm me homologun e tij amerikan, Donald Trump të ndihmojë në arritjen e...

Edi Rama sërish në zyrën e Ermal Dredhës, ç’pritet të ndodhë?

Paraditen e 3 korrikut kreu i qeverisë, Edi Rama, me bllok në dorë “zbarkoi” në Bashkinë e Vlorës ku dhe dha disa porosi dhe...

Lajme të tjera

Web TV