Që kur rasti i reperit Sean Diddy Combs u ekspozua për publikun, shumë prej tyre kanë qenë dyshues ndaj çiftit Jay-Z dhe Beyonce. Ata dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e reperit kontrovers.
Beyonce së fundmi ka humbur deri në 5 milionë ndjekës në Instagram. Këngëtarja, e cila fillimisht kishte 320 milionë ndjekës, papritur ra në 315 milionë.
Shumë njerëz mendojnë se Beyonce ka luajtur një rol në mbajtjen e sekreteve të Diddy. Ajo dhe Jay-Z kanë zgjedhur të heshtin pavarësisht komenteve dhe akuzave në llogaritë e dy artistëve.
Ndërkohë, reperi 50 Cent po punon për një dokumentar që që detajon rastin e abuzimit të Combs.
Më 25 shtator, një përfaqësues i reperit “In Da Club”, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, konfirmoi lajmin për PEOPLE.
“Kjo është një histori me ndikim të rëndësishëm njerëzor. Është një rrëfim kompleks që përfshin dekada, jo vetëm titujt apo klipet e parë deri më tani”, thanë Jackson (për G-Unit Film & Television) dhe regjisorja Alexandria Stapleton (për House of Nonfiction) në një deklaratë për PEOPLE.
“Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë për t’i dhënë zë viktimave dhe për të paraqitur perspektiva autentike. Ndërsa akuzat janë shqetësuese, ne i bëjmë thirrje të gjithëve të kujtojnë se historia e Sean Combs nuk është historia e plotë e hip hopit dhe kulturës së tij. Ne synojmë të sigurojmë që veprimet individuale të mos lënë në hije kontributet më të gjera të kulturës,” vazhdoi deklarata./E.Ç