Bashkëpunim me Italinë për ndalimin e trafikut të paligjshëm të mallrave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një delegacion shqiptar i Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave zhvilloi një vizitë studimore në portin e Gioia Tauro, në Itali.

Vizita studimore u fokusua në paraqitjen e funksionimit dhe organizimit të Portit të Gioia Tauro, inspektime fizike në terren për mallrat që kalojnë tranzit në porte të ndryshme, si dhe në njohjen me kuadrin ligjor dhe procedurat për të luftuar trafikun e paligjshëm dhe narkotikët.

Shqipëria dhe Italia firmosën në prill të këtij viti një memorandum që parashikon intensifikimin e bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave Shqiptare, Agjencisë së Doganave dhe Monopoleve (ADM) dhe Guardia di Finanza, ashtu sikurse dhe ndërmarrjen e nismave të përbashkëta në kuadër të përafrimit të procedurave dhe legjislacionit me standardet dhe kuadrin ligjor të Bashkimit Evropian. S.B

Të fundit

Nga klima, pandemitë dhe hapësira, parashikimet shkencore për vitin 2025

Çfarë mund të presim nga kërkimi shkencor dhe eksplorimi i hapësirës në vitin që do të fillojë? Faqja e...

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luhen më 14 dhe 15 janar 2025

Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar...

Brokoli, çfarë ndodh në organizëm kur e shijoni çdo dite

Ekspertët e ushqyerjes së shëndetshme nënvizojnë gjithmonë rëndësinë e konsumit të rregullt të perimeve. Ato e furnizojnë organizmin me ushqyes të nevojshëm dhe të domosdoshëm...

Mjafton një filxhan në ditë! Ky çaj shkrin dhjamin e barkut dhe permirëson memorien

Ai është pirë në Kinë për më shumë se 5000 vjet, dhe së fundmi çaji jeshil është bërë i njohur edhe këtu, për shkak...

Korçë, përgatitjet e fundit/ Aktivitete të shumta në natën e ndërrimit të viteve

Për vizitorët e shumtë që kanë zgjedhur Korçën si destinacion, qendra e kulturës dhe artit do ketë një kalendar të pasur artistik, duke filluar...

Lajme të tjera

Web TV