Shantazh me emrin e Ervis Martinajt, SPAK vihet në lëvizje pas denoncimit të Bardhit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazment Bardhi, Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, do të paraqitet në SPAK rreth orës 15:00 të ditës së sotme, lidhur me kallëzimin e depozituar në Prokurorinë Speciale për shantazh.

Në datën 30 shtator, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka informuar Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion për një përpjekje për ta intimiduar atë përmes dokumentave të falsifikuara.

Bardhi i kërkon SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal, ku sajohen ngjarje dhe përmenden personazhe të krimit të organizuar.

Në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, Bardhi tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog” ku i shkruan: “Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës së dërguar në SPAK.

Pak ditë pas denoncimit dhe kallëzimit, SPAK është vënë në lëvizje, ndërsa pritet që sot kreu i deputetëve demokratë të japë sqarime. S.B

Të fundit

Bombardimet në Gazë, Papa Françesku: Kjo është mizori, nuk është luftë

Papa Françesku përsëri i ka dënuar bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, duke thënë të shtunën se kjo nuk...

Sulmi terrorist në Magdeburg, qytetarët vendosin lule në shenjë nderimi për viktimat

Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për ata që...

Mbyllja e ‘TikTok’ në Shqipëri, kryeministri Rama: Ja sa zgjasin procedurat

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në takim me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të masave për sigurinë në shkolla. Ai...

Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Rrugët mos bllokohen, përbën vepër penale

Organizatorët e protestës së opozitës më 23 dhjetor, kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse për rreth 3 orë. Policia e...

Rama: Mbyllim TikTok-un për 1 vit. Është rrugaçi i lagjes

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore. Rama deklaroi se nuk...

Lajme të tjera

Web TV