Tetori është plot surpriza, lëvizje romantike, të cilat sipas parashikimeve do të rezultojnë dhe në propozim martese.
Nëse jeni në një lidhje dhe ëndërroni momentin kur do të dëgjoni fjalinë e lakmuar “A pranon të martohesh me mua”, atëherë kontrolloni nëse i përkisni një prej këtyre shenjave të mëposhtme.
Luani
Luani është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe propozimi për martesë nuk është se ndodhet shumë larg. Nëse jeni një Luan, përgatituni për një propozim spektakolar dhe plot bujari, ashtu siç e meritoni. Partneri juaj e di se sa shumë ju pëlqejnë gjestet madhështore dhe nuk do t’ju zhgënjejë. Propozimi do të jetë po aq mbresëlënës sa ju dhe sigurisht të gjithë të tjerët do të flasin për të gjatë.
Peshorja
Peshorja është shenja e martesës dhe partneritetit ndaj nuk mund të jetë më e gatshme se kaq për një lëvizje romantike këtë tetor. Me Diellin dhe Venusin që përkëdhel këtë shenjë, Peshoret do të shkëlqejnë me bukuri dhe sharm, duke e bërë veten e tyre për partnerin më të parezistueshëm se kurrë. Bëhuni gati për një propozim plot romancë, ekuilibër dhe harmoni absolute.
Akrepi
Me afrimin e tetorit, atmosfera rreth Akrepëve bëhet intensive dhe pansionante. Kjo është shenja që pëlqen lëvizjet e mëdha në jetë dhe marrëdhënie. Nëse jeni një Akrep mos u habisni nëse e gjeni veten duke mbajtur një unazë. Pasioni dhe tensioni që keni krijuar me partnerin mund të arrijë kulmin në një moment angazhimi total. Propozimi do të jetë padyshim unik dhe plot emocione./E.Ç