Një grup shkencëtarësh në Britaninë e Madhe ka njoftuar zhvillimin e vaksinës së parë në botë kundër kancerit të vezoreve, e cila mund të funksionojë në mënyrë të ngjashme me vaksinën kundër papillomavirusit njerëzor (HPV). Vaksina, e quajtur OvarianVax, ka për qëllim të mësojë sistemin imunitar të njohë shenjat e sulmit të kancerit ovarian në fazat më të hershme.
Pas sukseseve në provat dhe testet laboratorike, studiuesit janë të gatshëm të kalojnë në provat klinike për individët që kanë mutacionin e gjenit BRCA, i cili rrit ndjeshëm rrezikun për kancerin ovarian. Kërkimi, i mbështetur me 600,000 £ nga Cancer Research UK, do të vazhdojë për tre vitet e ardhshme.
Profesor Ahmed Ahmed, studiuesi kryesor i projektit, shprehu optimizëm, duke thënë se trajtimi i kancerit ovarian është plotësisht i mundur dhe se ky është qëllimi kryesor i projektit. Kjo vaksinë mund të ofrojë një shpresë të re për pacientët dhe të kontribuojë në avancimin e trajtimeve të kancerit në të ardhmen./ S.M