Durrës, qarku ku mund të shtohet një mandat parlamentar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eduart Zaloshnja

(Analizë në kuadrin e një cikli paraprak analizash elektorale për 12 qarqet e Shqipërisë)

Rritja e numrit të shtetasve në regjistrin e Gjendjes Civile të Qarkut gjatë viteve të fundit ka bërë që ky qark t’i afrohet kufirit të shtimit të një mandate parlamentar (nga 14 në 15). Por cila parti ka më shumë gjasa ta marrë këtë mandat shtesë?

Në vitin 2021, PS-ja mori 1084 më shumë seç i duheshin për 8 mandatet që siguroi në Qarkun Durrës. Por përballë PS-së, PD-ja dhe LSI-ja garuan më vete dhe votat e kësaj të fundit shkuan dëm, sepse nuk prodhuan dot mandat. Ndërsa tani gjasat janë që PD-ja dhe LSI-ja të garojnë me listë të përbashkët (që mos t’u shkojnë vota dëm, si më 2021).

Një provë paraprake e listës së përbashkët opozitare u bë vjet në zgjedhjet lokale, ku LSI-ja përkrahu në terren kandidatët e Berishës për kryebashkiakë. Dhe ata në tre bashkitë e qarkut morën vetëm 41% të votave. Kuptohet që në garën parlamentare ka më shumë kandidatë që do të kërkojnë votat në terren, por rezultati i vjetshëm tregon se PS-ja e fillon garën me një epërsi paraprake.

Një zhvillim tjetër që mund të kemi në Qarkun e Durrësit është mundësia e daljes më vete të PAA-së së Dukës, i cili ka patur tradicionalisht përkrahje personale në këtë qark. Ai ka deklaruar se partia e tij mori 44 mijë vota në zgjedhjet e 14 majit dhe do një përfaqësim të qenësishëm në listat e përbashkëta të opozitës. Përndryshe, ka thënë Duka, PAA-ja mund të garojë me listë më vete.

Në këtë rast do të kemi një garë të fortë treshe se kush do ta marrë mandatin shtesë në Qarkun Durrës: PS-PAA-Bashkimi për Fitore.

Lexo edhe :  “Kam ndjekur zhurmën për Parashqevi Simakun…”/ Pedagogia: Ajo është produkt i komunizmit

SHËNIM: Llogaritjet e mësipërme presupozojnë se përkrahja e zgjedhësve që do të votojnë me postë nga jashtë vendit do të jetë e ngjashme me përkrahjen që kanë partitë nga zgjedhësit e këtushëm të Qarkut Durrës.

Të fundit

67-vjeçari preu dorën dhe humbi jetën, arrestohet pronari i fabrikës së vajit të ullirit

Policia ka arrestuar pronarin e një fabrike të prodhimit të vajit të ullirit, pasi një 67-vjeçar humbi jetën pasi...

Shkon në shkon në pesë numri i viktimave! Scholz mbërrin në Magdeburg

Numri i të vdekurve nga sulmi në Magdeburg ka shkuar në 5. Sipas mediave gjermane janë mbi 205 të plagosur, mes të cilëve rreth dyzet...

Temperatura minimale deri në -6 gradë! Parashikimi i motit për fundjavën që na pret

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në relievet...

Rrugët drejt juglindjes në kaos, autoritetet apelojnë për kujdes

Gjatë fundjavave dhe ditëve të festave, aksi rrugor nacional Elbasan-Tiranë është i ngarkuar me trafik. Në ditë festash, për shkak të vizitorëve që udhëtojnë drejt...

Frederik Ndoci: Parashqevi Simakun e takova në 2007, ishte me të birin!

Ai u shpreh se me këngëtaren njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ndarë dhe skenën së bashku, ndërsa tregon se kanë pasur miqësi....

Lajme të tjera

Web TV