Nga 7.8 % deri në 35.3 %/ Tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Komisioni Evropian njoftoi të premten se duke filluar nga fundi i muajit tetor do të zbatojë tarifa ndaj makinave elektrike të prodhuara në Kinë pas një votimi që ndau shtetet anëtare të bllokut në dysh.

Komisioni vendosi tarifa që shkojnë nga 7.8 për qind për makinat e markës Tesla, deri në 35.3 për qind për markën SAIC dhe ato të prodhuesve të tjerë që konsiderohen se nuk bashkëpunuan me hetimet e Bashkimit Evropian kundër subvencioneve. Këto janë tarifa shtesë krahas taksës standarde doganore të BE-së për makinat prej 10 për qindësh.
Propozimi i Komisionit Evropian u miratua vetëm me 10 vota në favor, 5 vende votuan kundër dhe 12 abstenuan.
Propozimi do të ishte hedhur poshtë nëse 15 shtete anëtare, që do të përfaqësonin 65 për qind të popullsisë së BE-së, do të kishin votuar kundër.

Tarifat e reja fillojnë të zbatohen nga 31 tetori dhe do të jenë të fuqi për 5 vite.

Ekzekutivi i BE-së tha muajin e kaluar se mund të shqyrtojë sërish marrëveshjet tregtare me kompanitë kineze që do të përfshinin çmimin minimal të makinave kineze si dhe do të përcaktonin sasinë totale të importit të tyre. Në të kaluarën Komisioni i ka hedhur poshtë ofertat e kompanive kineze.
Me një vendim, që shihet si shenjë hakmarrjeje, Kina ka nisur hetimet e saj ndaj eksporteve të BE-së të mishit të derrit dhe alkoolit dhe ka filluar një hetim kundër subvencioneve ndaj prodhimeve të qumështit nga BE-ja, por ende nuk ka njoftuar ndonjë masë./E.T

Të fundit

Nostalgji: Kartolinat, lodrat dhe dekori i pemës së vitit të ri në komunizëm

Disa letra me ngjyra, të lidhura mes tyre, vareshin nëpër mure dhe në pemën e vitit të ri. Copëra...

Muriqan/ Tre kg kokainë në tavanin e furgonit, Policia Kufitare arreston lushnjarin

  Policia Kufitare ka sekuestruar 3 kg lëndë narkotike e dyshuar kokainë, që vinte nga Gjermania. Pas kontrollit të ushtruar në mjetin tip furgon që drejtohej...

Malësi e Madhe/ Përplaset me makinë një 47-vjeçar, dërgohet në spital

Një 47-vjeçar është përplaset nga makina që drejtohej nga një 60-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50, në fshatin Alijaj, Bajzë të Malësisë e Madhe. Si pasojë...

Disa nga shprehjet më të njohura të ish-Presidentit Jimmy Carter

  Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq në shtëpinë e tij në Plains të Xhorxhias. Ish Presidenti ishte 100 vjeç. Në vijim sjellim disa pjesë nga shprehjet...

Vlora Marina dhe Celim, rehabilitojnë lulishten Marigo Pozio në qytetin e Vlorës

Një hapësirë publike e rikthyer në funksion të qytetarëve Qytetarët e Vlorës do të kenë tashmë një hapësirë publike tërësisht funksionale për t’u argëtuar dhe...

Lajme të tjera

Web TV